| Forumi Horizont | Gjithsej 207 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit » Trego 207 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Komente (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15321)
Gjykata Kushtetuese PD përplasje me Presidencën
Halimi: Presidenti po shkel Kushtetutën
Komisioni parlamentar i Ligjeve i kërkoi sot Presidentit të Republikës që të dekretojë sa më shpejt kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa kërkoi thirrjen urgjente të parlamentit për të bërë emërimin e tij.
"Në emër të komisionit të Ligjeve dhe të Kushtetutës i kërkoj Presidentit të dekretojë sa më shpejt kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, insititucionit që është garant i Kushtetutës dhe njëkohesisht kërkoj thirrjen urgjente të parlamentit për të bërë emërimin e tij", thuhet në deklaratën për shtyp të sekretarit të Komisionit të Ligjeve, Eduard Halimi, deputet i Partisë Demokratike.
Duke e konsideruar "një ngjarje shumë të rëndë", deputeti Halimi tha se "Kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën e Republikës duke mos ushtruar detyrimin kushtetues për emërimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, emërim që duhej të ishte bërë që prej datës 4 qershor".
"Ky përbën një akt të rëndë dhe të paprecedent në gjithë historinë e shtetit shqiptar, si dhe nje fyerje të rëndë për Kushtetutën dhe shtetin ligjor. Në frymën e tij ligji dhe Kushtetuta duhet të zbatohen pa kushte, si nga qytetarët dhe nga Presidenti i vendit", tha sekretari i Komisionit të Ligjeve.
Ai j'u referua nenit 125 të Kushtetutes, sipas së cilës, "kryetari i Gjykatës Kushtetuese duhet të emërohet nga Presidenti me pëlqim të Kuvendit, vetëm për një periudhë 3-vjeçare".
"Paraardhesi i z.Kristo ka dhënë dorëheqjen nga detyra ditën që i mbaroi mandati i kryetarit dhe ka vazhduar me tej detyrën e tij si gjyqtar. Kushtetuta dhe precedenti kushtetues akuzojnë rëndë Presidentin e Republikës për një shkelje të paprecedentë të tyre", tha Halimi.
"Është fyese për shqiptarët të përdoret si justifikim skadimi i mandatit të disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetutese, ndërkohë që edhe dekretimi i tyre është fund e krye kompetencë e Presidentit të Republikës", përfundoi deklaratën e tij pr mediat sekretari i komisionit të Ligjeve.
Reagon Presidenca
Pas akuzave të deputetit demokrat ka ardhur erdhe reagimi i Presidencës përmes sekretarit juridik Spiro Peci. Sipas Pecit, vonesat në emërimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese kanë ardhur si pasojë e burokracive të parlamentit dhe jo për faj të Presidentit.
“Cdo koment i bërë se Presidenti i Republikës është në shkelje të Kushtetutës nuk i përgjigjet realitetit ligjor dhe situatës së krijuar. Çdo deklaratë e bërë në këtë drejtim është e frymëzuar politikisht me qëllim që të spostohet vëmendja nga problemet mjaft të rëndësishme që ka sot politika shqiptare. Pengesë ka qenë, përveç shkaqeve që thashë më lart, edhe burokracia, zgjatja, mënyra e procedimit nga vetë Kuvendi i Shqipërisë në miratimin të paktën e atyre kandidaturave që janë paraqitur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë” theksoi Peci.
Sekretarit juridik i Presidencës ka theksuar se Presidenti Topi është i angazhuar për zgjidhjen e kryetarit të ri të Kushtetueses dhe ka saktësuar se dhe anëtarët e rinj do të zgjidhen brenda shtatorit, kur fillon edhe sesioni i ri parlamentar.
(balkanweb)
| Gjithsej 207 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit » Trego 207 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.