Forumi Horizont | Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit » Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Nje grua e dorezuar! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15793)
E premte 1 tetor
Per here te pare u solla keq. Ndersa po hanim mengjes, Morisi me tha se, kur te kalonte mbremjen me Nojine , do te flinte ne shtepine e saj, meqe keshtu eshte me mire si per te dhe per mua, pretendoi.
- Perderisa ti e pranon kete lidhje, lerme ta jetoj ne menyre te rregullt.
Po t’I numerojme mbremjet qe ai mbetet ne laborator, darkat qe s’ha ne shtepi, del se rri me Noejine po aq sa dhe me mua. M’u ngriten nervat. Ai me mbyti me llogaritje; sipas numrit te oreve, thote, rri me shpesh me mua. Por, ne kete numerim nje kohe te madhe ia kushton punes, leximit te revistave; pastaj takohemi dhe me miqte. Kur eshte me Nojine, eshte vetem per te.
Ne fund e lashe te bente si te donte. Meqe po mbaj nje qendrim mirekuptimi, keshillimi, duhet te vazhdoj keshtu. Po ta qortoj per aventuren e tij, do te me largohet, do t’I mbetet mendja aty. Po e lashe ta jetoje” ne menyre te rregullt” do te lodhet shpejt. Dhe Izabela kete me pohoi. “Durim” perseris me vete.
Sido, duke marre parasysh lidhjen e Morisit, bindem se eshte lidhje trupore. Pra, ne Muzhen, e kishte mendjen te Noejia. E kuptoj tani veshtrimin e shqetesuar ne aeroportin e Nices: dija gje une apo jo . Apo I vinte turp qe me kishte genjyer? Turp a shqetesim? E rishoh ate fytyre, por s’e zberthej dot.
Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit » Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.