Forumi Horizont Gjithsej 28 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Kush ishte Skenderbeu ? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16927)


Postuar nga CYBORG datë 25 Mars 2009 - 15:47:

Kurti, libri nuk ka per qellim te flase ‘’pro rraces shqiptare’’ sic thua ti .Libri eshte mbi Skenderbeun jo mbi rracen shqiptare .Dhe gjithe ceshtja eshte sa i afrohet se vertetes , nuk eshte , na shan apo na lavderon ne shqiptaret.Me duket sikur ti do te degjosh lavderime per rracen shqiptare ,pak rendesi ka ne jane te verteta apo jo .
Shmidi mund te bente nje liber ku te thoshte qe shqiptaret jane raca me mire e me e bukur e me zgjuar e botes dhe Skenderbeu ishte me bujari me fisniku me trimi etj etj .
Sic thote nje llaf :‘’ Te na krihte koken e te na I linte morrat brenda ‘’edhe atehere te gjithe do ta donim.Mund ta kishim bere edhe president shmidin po te na thoshte keto gjera .Po puna eshte te shohim si jane faktet e jo te jetojme me endrra .
.Tani c ka ketu per tu’’ korruptuar’’.
Une jam kurioz te mesoj ato qe nuk i di . Shume gjera mbase na i kane mesuar keq ne shkolle ,sidomos mbi historine .Une nuk thashe qe ato qe shkruan libri jane te verteta te kulluara ama nuk besoj se korruptohesh duke e lexuar . Fanatiku nuk do te ndryshoje mendim .Ka nje ide te caktuar ne koke dhe ate nuk lot as topi ,eshte e vertete absolute .Nuk ka diskutim .
A e dini c do te ishte e drejte ne kete rast ? Te dilte nje historian shqiptar (nje studiues i vertete jo nga ata qe shkruajne vetem neper forume) dhe te analizonte librin e shmidit ,te analizonte burimet ,faktet qe jep shmidi dhe te jepte versionin e tij te ngjarjeve ama ne menyre objektive jo thjesht per patriotizem .Ke prova ,dokumente urdhero e shkruaj . Ja ka futur kot shmidi, kundershtoje me fakte .keshtuqe edhe ne qe nuk i njohim ngjarjet te mesojme dicka e te mos mbetemi me ato qe na thoshte libri i historise se klases se katert.
.
Ti kurti e ke me te lehte .Ky eshte i miri ,ky eshte i keqi .Ky i keqi do te na vrase ne qe jemi te miret ,prandaj ta vrasim ne te paret .
Mua sikur nuk ma mbush mendjen kjo histori .Nuk me mbushet mendja qe keta sllavet kane zbritur 1300 vjet me pare me plan per te zhdukur e shfarrosur faren shqiptare .Ne 1389 serbe e shqiptare kane luftuar bashke kunder turkut .Mund te te duket cudi po eshte e vertete.
Me vone, kur lindin idete nacionaliste ne ballkan rreth 1800- 1900 filluan serbet me idete shoviniste asimiluese ndaj shqiptareve .Pra une them qe i kane edukuar keq ,i kane mesuar te urrejne .Njeriu meson te urreje . .Kjo shpjegon edhe luftrat qe serbet kane bere jo vetem me shqiptaret po edhe me kroatet pershembull. .I kane ushqyer me nje nacionalizem te verber ,shume te demshem qe u ka sjelle deri tani vetem prapambetje ,dhe kete e kane bere ca si arkani apo milloshevici e te tjere.
une shpresoj ,qe keta te jene harruar jo me pas 500 vjetesh po qe tani .nese pas 500 vjetesh do te kujtohet si hero arkani apo ndonje kriminel tjeter do te thote se serbet nuk do te kene mesuar asgje nga historia po une jam optimist dhe besoj se pas 500 vjetesh nuk do kujtohen ca mafioze si arkani .

Edhe nje gje tjeter . Nuk ka çi duhet shembulli i Skenderbeut Europes sot .!!!
Nuk ka lufte as me turqit as me njeri tjeter sot ne Europe (shyqyr zotit) .Nuk ka nevoje europa per heroj luftetare .U ka kaluar koha .Ehu sot europa e ka hallin ne kriza ekononomike .Me herojte bejne ndonje film vizatimor nga ata qe shikojne femijet .Na i kane lene ne shqiptareve dhe serbeve heronjte .


  Gjithsej 28 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.