| Forumi Horizont | Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit » Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Laberi te dua shume (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2713)
Anton!
Pikeveshtrimi yt eshte shume i thelle dhe nuk duhet te bastardizohet ne konflikte krahinore dhe rajonale e aq me pak personale. E ndaj me ju mendimin mbi ngjarjet qe keni permendur madje ka akoma per te shtuar. Jo me kot permenda vargjet e Nolit te cilet jane shume te thelle dhe dalin pikerisht ato karakteristika qe ju i keni permendur mbi mbulimin e akteve me simbole.
Laberine e njohim se cfare ka bere dhe cfare ka nxjerre, por ne realitetin e sotem Laberia eshte vendi i klandestineve, prostitucionit, vrajseve e droges, per te mos thene i antishqiptarizmes. Ne vitin 1997 kur mijera te armatosur sulmuan godinen e shikut me 6 oficere sherbimi te pajisur vetem me Pistoleta e me nga dy karikatore rezerve, pasi eshte sulmuar baza detare ne anijet shqiptare eshte valevitur flamuri grek.
Ne tere vitet e komunizmint shumica e oficereve dhe e xhelateve ishin nga laberia e rrethinat. Nuk dua te merret kjo nderhyrje e imja si ulje e Laberise por sic e keni theksuar edhe ju vete, perderisa Historia jone ka shume pika te erreta atehere rrezikojme te kthejme gjakataret ne heroj sic ka ngjare me Mehmet Shehun nje nga komandatet gjakatare i cili eshte shpallur hero nga bashkefshataret.
Madje edhe ne shtrirjen historike shume nga cetat e luftetareve ishin kryesisht hajdute te cilet quheshin patriote vetem sepse luftonin me arme kunder turkut, pavaresisht se motivet qe i shtynin nuk ishin politike apo atdhetare.
Sa per Rapsodet Insomnia vlerat e verteta te folklorit shqiptar jane te ruajtuara ne Malet e thella te Veriut.
Gjithsesi tema eshte e goditur dhe secili eshte mire qe te sjelle dicka nga krahina e vet por pa ofenduar krahinat e tjera sepse vleresimet jane relative. Shqiperia eshte nje vend teper i vogel per tu rindare serisht ne copa me te vogla.
| Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit » Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.