Forumi Horizont | Gjithsej 32 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit » Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Te biesh ne dashuri me kusheriren (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6142)
Sa gjynah... Faqja e pare ishte vetem me shakara dhe perbuzje. E dyta serioze dhe konformiste.
Nuk te njoh Equis. Ndoshta ata qe kane bere shaka te njohin me mire. Nese vertet ke ndermend te besh dicka me ate kusherire ki parasysh qe ambjenti qe te rrethon eshte ky qe mbushi keto dy faqe. Prandaj nuk do ta kesh aspak kollaj; te pakten nese qendron brenda mureve te Republikes se Shqiperise. Nese je i ri ne moshe ndoshta duhet te shikosh sa e madhe eshte bota para se te vendosesh. Nese ke eksperience kot qe pyet te tjeret.
Besimi se bashkimi mes kusherinjve nxjerr femije te mete i ka rrenjet ne antikitet, nje zot e di si mund ta marrim kaq shabllon akoma. Puna eshte se kemi ngulitur ne kulture apo tradite evitimin e kusherinjve si partnere. Kjo eshte bere per aresye supersticioni te pergjithshem (nuk besoj se popujt antike mund te benin analiza gjenetike!!!). Megjithate po ju kujtoj se ka patur dhe ka kultura ndryshe nga e jona, ne te cilat martesa eshte e detyruar te behet brenda familjes. Motra te martohet me vellain apo kusherinjte mes tyre.
E gjithe kjo sherben qe te kuptoni sa relative jane kulturat. Pastaj e kote t'ju spjegoj se dashuria nuk ka shume llogjike brenda, prandaj nuk ndjek gjithmone racionalitetin e kultures nga lind.
Ne fund te fundit te gjithe po rrime me muaj dhe vite me dashnoret dhe ne fund ndahemi pa pjelle asnje femije. Pse frikesohemi kaq shume nga nje lidhje brenda familjes qe ndoshta s'do prodhoje asnje "frut gjenetik"?
P.s. Jam kurioz te di pse eshte penduar ajo vajza qe u martua me djalin e tezes. C'lidhje ka gjaku? Une njoh shume cifte te martuara qe thjesht jane merzitur me njeri tjetrin; disa here sepse jane martuar heret, disa te tjera sepse kane rene ne monotoni. Kjo besoj nuk ka lidhje me gjakun, apo jo...
Gjithsej 32 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit » Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.