Forumi Horizont Gjithsej 124 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Agjerimi dhe vlerat e tij. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6282)


Postuar nga Indrit datë 29 Shtator 2005 - 22:29:

Ndikimi i agjërimit në ngritjen e moralit të njeriut.

Ai besimtar i cili është i bindur se Zoti e përcjell gjatë agjërimit, se askush tjetër nuk është në gjendje ta përcjellë përveç Tij, ai atë bindje të përcjelljes së Zotit e bart edhe në të gjitha veprat e tjera, ai nuk ndalet vetëm nga ngrënia e pija, por largohet nga e gjithë ajo që e ka ndaluar Zoti, nuk bën punë të keqe, nuk mashtron, nuk tradhton, nuk shpif, nuk bën padrejtesi etj., duke qenë i bindur se Zoti e përcjell edhe në këto vepra.

Nga kjo duhet kuptuar se agjërimi nuk ka të bëjë vetëm me të mirën e njeriut për në Boten tjeter, por është për të mirën e tij edhe në kete bote, ngase nëpërmjet tij njeriu ushtrohet të përballojë vështirësitë, mësohet të mbisundojë dëshirat dhe të jetë i vendosur në qëllimet e veta. Në një hadith thuhet: "Agjëruesi i ka dy gëzime, njërin në iftar, e tjetrin në Ditën Gjykimit".

Gëzimi në iftar nuk duhet kuptuar si gëzim që i erdhi koha për të ngrënë e për të pirë, por si gëzim që i mbeti besnik vendosjes së vet, e nuk ka gëzim më të madh për njeriun se të jetë zbatues i premtimit. Mandej agjëruesi që për hir të Zotit braktisi edhe gjene e lejuar(te mire) gjatë ditës së agjërimit, do të jetë në gjendje të braktisë çdo ves të keq, do të jetë në gjendje të zotërojë të gjitha shprehitë që nuk çojnë në dobinë e tij, do të mësohet të jetë i durueshëm kur ta kërkojë nevoja, të jetë gjithnjë i drejtë, të sakrifikojë për hir të një virtyti më të lartë.

Të gjitha këto i ka mësuar nga hadithi i Pejgamberit që thotë: "Kush nuk braktis rrenën dhe veprat injorante, Zoti nuk ka nevojë për braktisjen e tij të ngrënies dhe të pijes", që do të thotë se agjërmi ka synim shumë më të lartë sesa të mos hahet, e të mos pihet. Agjërimi, pra, ka për qëllim që besimtarin të ngrejë në atë shkallë të lartë të moralit, sa të çlirohet prej pushtetit të dëshirave të epshit, prej pushtetit të mbisundimit të jetës materiale, prej pushtetit të zakoneve e shprehive të përditshme, të cilat nuk i sjellin dobi as në kete bote dhe as në Tjeteren.

Besimtari e di se burimet e diturisë e të njohurive janë dy: Mendja dhe shpallja nga Zoti, pra këto dy burime janë si dy krah të njeriut në këtë jetë, e nëse njeriu mjaftohet vetëm me njërin burim, ai është sikur shpendi me një krah të thyer. Mendja është një mjet me të cilin njeriu arrin, sipas mundësisë së tij, t'i njohë çështjet e kësaj jete, është mjet i dobishëm, i nevojshëm dhe i domosdoshëm, por aftësia e mendjes është e kufizuar vetëm në dukuritë e kësaj jete materiale, e përsa u përket çështjeve shpirtërore, ajo nuk ka aftësi të depërtojë dhe të shpjegojë për to, shpjegimin e çështjeve të tilla e mori përsipër Zoti dhe nëpërmjet shpalljes dhe u shpjegoi njerëzve se ç'është ajo që u garanton atyre jetën trupore e shpirtërore, e një prej të mirave trupore e shpirtërore është edhe agjërimi, nëpërmjet të të cilit njeriu do të kultivojë ndjenjat morale.

Vijon----


  Gjithsej 124 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.