| Forumi Horizont | Gjithsej 23 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 » Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Visita ne yjet prane nesh (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=725)
Nje problem serioz me udhetimet e gjata ne kohe eshte se njeriu nuk mund te jetoje ne mjedis pa gravitet per nje kohe te gjate. problemet so humbja e koskes dhe transformimi i rruazave te gjakut nuk jane zgjidhur akoma nga mjekesia.
Ylli me i afert eshte proxima centauri 4.2 light years away. Deri me sot me technologjine qe kemi ne nuk arrijme shpejtesi shume te medha. Ne zhvillim e siper nga ana teorike jane antigraviteti. Nje teori interesante eshte te perdorim nuklear power per udhetime te gjata, por technologjia per te arritur kete gje eshte ne hapat e para dhe pothuajse nuk existon. Do te duhen me shume se 10 vjet per te experimentuar dhe per te zhvilluar technologjine. Nje pengese e madhe eshte kostoja e larte e experimentimit dhe rreziku i madh.
Teknolgji tjeter qe nasa po shqyrton eshte te perdori energjine e diellit dhe te ndertoje nje anije qe do te shtyhet nga rrezet djellore pak nga pak dhe pas 3-4 vjetesh reth diellit mund te arrije shpejtesi 1/10 e shpejtesise se drites gje qe do te beje udhetimin tek ylli me i afert te mundur. por per tu kthyer eshte pothuajse e pamundur tani. Sepse qe te arrihet duhet te kesh "on-board" computera qe ta komandojne anijen vete pasi sinjalet nga toka marrin shume kohe.
Veshtiresite jane te medha por kjo nuk do te thote qe eshte e pamundur. Disa "great breakthroughs" duhet te realizohen qe ne te diskutojme seriozisht per nje udhetim ne yllin me te afert ne kohen e jetes tone. Me hapat qe shkenca po ecen keto 20 vjetet e fundit nuk jam shume optimist por me shkencen nuk i dihet, cdo gje eshte e mundur.
E kam pare ate programin me Sam Neill, eshte interesant dhe inspirational.
Nese keni mundesi te shikoni Discovery channel ose TLC, keto japin programe dhe dokumentare te tille.
ne lidhje me shpejtesine e drites. Teorite e Einstein nuk lejojne qe nje trup me mass te arrije shpejtesine e drites, per arsye te energjise qe duhet te arrish kete gje(infinite). po kjo nuk do te thote qe asgje nuk ecen dot me shpejte se shpejtesia e drites. Mendohet qe ka particles qe ecin me shpejte se shpejtesia e drites, por keto nuk mund ta ulin shpejtesine posthe asaj te rites. keshtu qe shume shkencetare sote kane rene dakort se kufiri i shpejtesise se drites nuk mund te kalohet, dmth nje trup qe udheton me pak se shpejtesia e drites nuk mund ta kaloje shpejtesine e drites dhe nje trup qe udheton me shpejt se shpejtesia e drites nuk mund te udhetoje me pak se shpejtesia e drites. Barriera e shpejtesise se drites nuk mund te thyhet.
Sigurisht ka teori te tjera qe shpjegojne se mund te udhetosh me shpejt se shpejtesia e drites duke perdorur hypersphere dhe "short cuts". Jo se ti do udhetosh me shpejt se drita por distanca qe ti do udhetosh per nje kohe te caktuar do jete me e gjate sesa distance qe drita do bente ne te njejten kohe me rrugen tradicionale te udhetimit.
me falni per gjuhen nese kam bere gabime....
Une per vete mendoj qe nje dite njeriu do te dale jashte sistemit diellor ndoshta jo ne jeten time por nje dite do te arrije!
| Gjithsej 23 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 » Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.