| Forumi Horizont | Gjithsej 25 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 » Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Mendimet E Kota !!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8982)
Re: Kujt , t'i lutem tash ???
Citim:
Po citoj ato që tha Mbreti_ILI
Kujt , t'i lutem tash që ,
të më ndihmojë ?
As fjalët mos të na mungojnë
kur ty të takoj.
E luta qiellin ,më dha një shpresë,
E luta diellin ,më dha ngrohtësinë .
E luta Tokën ,më dha vetëbesimin ,
E luta Ujin ,më dha dlirësinë.
I luta engjujt,edhe ata shpresojnë
se lutjet e mia, një ditë ,
do të kanë kohë ,t'i shqyrtojnë .
Kujt t'i lutem tash ?
Kush do t'më kuptojë?
Kush do të ma zgjasë dorën ,
cili, do t'më ndihmojë?
Gjithçka që deshta në këtë jetë ,
ishe ti dhe veç ti mbete .
Kur më duhesh më së shumti ,
pyes veten : KU U TRETE???
E luta edhe njëherë ,Zotin
që të më ndihmojë ,e pres!
Nëse, nuk më bashkon ,me TY .
Le të më bëjë menjëherë, të vdes.
| Gjithsej 25 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 » Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.