Forumi Horizont Gjithsej 56 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 56 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Ku Qëndron Lumturia E Vërtetë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9438)


Postuar nga ksovari datë 26 Shtator 2005 - 12:39:

SHKAQET E LUMTURISE DHE KARAKTERISTIKAT E TE LUMTURVE

Po citoj ate qe tha MIRAXH:

"Hej ksovari po pres pergjigje qka u be nese nuk ke njohuri per ket mos e nis fare oki se kjo fe nuk eka me /MA MER MENDJA/kalo mir tash edhe ma ben hallall se nuk kam naj qelim te keq po me te vertet po me inetreson diqka e till reth pyetjes qe ta bera kaloni te gjith mir !!!"

Ju faliminderit i nderuar MIRAXH!, une nese nuk te mjaftojne te gjitha keto qe po ua sjelli, do te te pergjigjem edhe nga praktika dhe shmbuj e mi ne raport me rrethin i cili me rrethon, por do te lutesha te kesh durim, por, megjithate mos u ndal me qendrimet e tua dhe kritikat se ato te gdhendin dhe skalisin.
Me shume rrespekt dhe mirekuptim.
----------------------------------------------------------------------------------------------

Ai i cili e gjurmon lumturine, e nuk vepron ne realizimin e shkaktareve te lumturise - nuk do te arrij gjer te ajo. Ne lidhje me kete, do te citojme nje poet:"Ta kerkosh lumturine e te mos shkosh gjurmeve te saj, eshte sikur te lundrosh me aniije nete thate".
Tani ti shqyrtojme shkaqet e lumturise dhe atributet e te lumturve. E lusim xh.sh. te na ndihmoj qe te jemi te lumtur.

1) BESIMI NE ALLAHUN XH.SH. DHE KRYERJA E VEPRAVE TE MIRA E TE DREJTA.

Allahu xh.sh. ne Kuranin fisnik thote:
"Kush ben vepra te mira, çofte mashkull apo femer, e duke qene besimtare, Ne do t'i japim atij jete te mire ( ne kete bote), e (ne boten tjter), do t'u japim shperblimin me te mire per veprat e tyre." (Surja EN-Nahl, ajeti 97).
Allahu xh.sh. gjithashtu thote:"Ne do t'u japim te jetojne nje jete te mire." Pra duhet te punojme vepra te mira e te jemi besimtare te mire. "S'ka dyshim se kush e beson Allahun (sinqerisht), e beson Diten e Gjykimit dhe ben vepra te mira - per ta nuk do te ket frike e as pikellim." ( Surja El-Maide, ajeti 69).
Spas transmetimit te Ebu Suhejbe Ibn Sinanit r.a. ( shokut te ngusht te pejgamberit a.s.) thuhet se Pejgamberi a.s. ka thene:"Eshte e quditshme çeshtja e besimtarit!Ne çdo situate ai eshte ne dobi - e gjendja e tille nuk eshte me aske tjeter, perveqse me te. Po qe se i ndodhe ndonje e mire, ai per kete e falenderon Allahun xh.sh., per çka do te shperblehet, ndersa po qe se e godet ndonje e keqe apo dem - ai ne te tregon durim dhe permbahet, e edhe kjo i sjele shperblim nga Allahu xh.sh." (Transmeton Muslimi).
I derguari i Zotit ka gjetur kenaqesine ne namaz dhe ne degjese ndaj Allahut xh.sh.. Ai shpesh i thoshte Billallit r.a.:"Billall paralajmero namazin me (ezan), ngase pushimi dhe qetesimi jane me namaz".(trasmetojne Ahmedi, Ebu Davudi).
Per fat te keq, ne shohim disa te thone:" Na lini ne, mos na folni per namazin, ne kemi brenga e merzi - nuk kemi kohe per t'u falur!", keshtu deklarojne ata, ndersa Pejgamberi a.s. ka thene:"Kenaqesia dhe pushim im jane ne namaz." (Transmetojne Ahmedi dhe Nesaiu).
Me lejoni t'iu paraqese nje ngjarje te vertete dhe te gjalle, qe te mund te shihni se si ndikon devotshmeria te njeriu, si ndikon tek njerezit t'a ndiejne lumturine ne te gjitha situatat.
Dijetari i madhe i Islamit Ibnul Tejmie kan qene i torturuar i burgosur dhe i debuar, perkunder te gjithe kesaj, tregojne se kur ka qene i burgosur, ne keshtjellen e Damaskut, edhe ate kah fundi i jets se tij martire ka thene :"çka bejne armiqte e mi me mua; kopshtet e mia dhe xheneti im jane ne zemren time. Kudo qe levizi e shkoj, ato nuk ndahen nga une.Burgosja ime eshte vetmi me Allahu, e nese me vrasin behem shehid (deshmor ne rrugen e Allahut), ndersa debimi im nga qyteti im per mua eshte piknik." Keto fjale te paharrueshme te dijetarit te madhe islam i mbyllin dyert para fytyres se armiqve te tij, fjale te cilat si fanar drite ua ndriqojne rrugen te gjithe besimtareve. Jane keto sjellje te njerezve te medhenj dhe te atyre me fuqi te madhe psikike.

2) BESIMI NE CAKTIMIN (KADERIN E ALLAHUT)

E tera eshte nga Allahu xh.sh., sepse tere ajo çka ju ndodh nuk ka mundur qe mos ju godase, ndersa ajo qe nuk ju ka goditur, nuk ka qene e mundur te ju godase. Kjo eshte nje cilesi e rendesishme e te lumturve. Lumturia eshte realitet. Lutmuria mund t'iu ndodhe vetem atyre qe e besojne Allahun, e ai i cili beson ne Allahun xh.sh. - beson ne ftin dhe ne caktimin dhe eshte i kenaqur me ate çka i eshte caktuar.
Ngase, njeriut ne kete bote domosdo do ti ndodhin disa brenga apo probleme, e kush nuk beson ne fat dhe ne caktim (kader) - ai eshte shkatrruar.
Do ta japim nje shembull per fatin e caktimin dhe per ndikimin e tyre ne lumturine e njeriiut. Ibn Zubejrit r.a. mjeket eshte dashur t'ia amputojne (shkurtojen) kemben per shkake te kancerit, prandaj i thane:" Duhet te japim alkohol qe te mos ndijesh dhimbje gjate amputimit dhe pas ne vendin e operimit duhet qe te veme vaj te vluar qe ta nderprejme gjakederdhjen!"
Ai kete e refuzoj e tha :"Jo, valle e harron zemra ime te permendurit e Allahut?!" E pyeten se si te vepronin. "Do ta kryej namazin e kur ta mbaroj ate, atehere veproni si te doni !"
Zemra e ketij besimtari ka qene e lidhur per Allahun xh.sh. dhe nuk do te ndien ate çka bejne ne te.
Dhe vertete, pas namazit ia shkurtuan kemben deri mbi gju. Ai nuk kishte levizur fare, por kur ia futuen kemben ne vaj te vluar, u alivanos.
Ne mbremje kur u zgjua njerezit i thane:"Allahu ta lehtesofte dhembjen, nga perveq se mbete pa kembe ke mbetur edhe pa djale!" (Pasi qe nderkoh i kishte vdekur edhe i biri). Ai ne kete nuk beri ze, perveqse tha:"Falenderimi i qofte Allahut, o Zoti im, nese me ke sprovuar me semundje, me ke sheruar, nese e ke marrurr , Ti e ke dhene ate me pare (eshte fjala per te birin e tij).
Ky eshte besimi i vertete ne percaktimin e Zotit, por besimtare te tillle te sinqerte e te devotshem per fat te keq ka pak; te tillet plotesisht i jane dorzuar Allahut dhe tek ai te pranuar:
"Mirepo, kete nuk mund ta arrij kush, pos atyre qe jane te durueshem; dhe nuk mund ta arrij kush, pos atyre qe kane veryte te larta." (surja Fusilet, ajeti 35).


  Gjithsej 56 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 56 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.