Forumi Horizont | Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Diagnoze (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10468)
Citim:
Po citoj ato që tha MARSMED
Hem.. meqe na dolen dhe keto granulomat ne pulmon po mendoja per granulomatozen eosinofilike(histiocitosis x)... kot nje ide ishte..
Ore mire qe kishte trup atleti ky po dini gje mos eshte marr me ndonje sport ujor... me ekzaktesisht mos ka bere zhytje ne thellesi... dhe ato qe shohim mund te jene rrjedhoje e embolive gazore...ide ene kjo..hajt te fantazojme tani se sna ka ngel gje tjeter... aman ene ai sa kokeforte... po te pakten te lejoje biopsine e atyre granulomave ne pulmon se mos japin ndonje orientim.
Gjithsesi une do kembengulja per nje semundje infektive...TBC me ka ngel fiksimsidomos pas zbulimit te atyre granulomave ne pulmon
Ajo elektroforeza shume po vonohet...![]()
Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
granulomat ne mushkeri do kerkonin me teper detaje per te kuptuar nese kemi te bejme me nje granuloma kazeoze apo jo!
granulomat polmonare jane pas vaksinimit me BCG? ne kete rast,ky detaj nuk me ndihmon shume per faktin se nese bej testin e tuberkolines dhe me del pozitiv,nuk do ta konsideroja si efekt te vaksinimit por nje mundesi te mirfillte qe te mund te jete prej TBC.
eshte permend hipoteza e nje infeksioni por nga detajet e dhena shoh qe pacienti nuk ka temperature. do doja te shihja fibrinogjenin dhe alfa2globulinat se si jane. edhe nje gje: a eshte e mundur qe nje infeksion me shenja te tilla te godase hipotalamusin dhe si pasoje te kete nje humbje te rregullimit te temperatures?
nje emboli gazore nga zhytjet jep dhimbje ne nyje dhe pergjithsisht ne gjynj ose ne kyce! nje hipoteze e tille nuk i shpjegon keto shenja kaq te shperndara. ai demtim mund te jete pasoje e nje procesi qe ka vazhduar qe me para dhe mund te kete dhene demtimin si pasoje fundja edhe e nje ngritje peshe te vogel ose e nje pozicioni te marre!
elektroforeza negative?hipoteza e mielomes sme duket me e qendrueshme!
nje MRI qe nuk jep nje pergjigje te sigurte se me cfare kemi te bejme por qe nuk perjashton edhe mundesine e nje neoplazme.
nje CT qe heq mundesine e nje metastaze...me duket se ngelem vetem me infeksionet tani...
hem... tani une spo kuptoj nje gje... paskemi nje kompleks primar ne mushkeri dhe nuk u quajtka TBC... ?!!!!!! ok eshte i kaluar... jo ne aktivitet... por mund te themi qe ai djale ka TBC ... sepse nuk di qe vetem nga berja e vaksines te kemi formimin e nje kompleksi primar ?!!! atehere nese pranojme qe ai ka pas nje tbc pulmonar pse mos mendojme qe ka kaluar dhe ne nje perhapje sistemike dhe te ket dhene prekje te kockave?!!!!!sepse sic u tha dhe prekja e kockave nuk eshte e fresket.. jane demtime te vjetra.. ashtu si dhe prekja pulmonare.
persa i perket asaj semundjes qe ka ne mendje mister_dxp .... se besoj te jet dicka qe se kemi permend deri tani.. se skemi lene semundje pa theneapo jo????
Citim:
Po citoj ato që tha MARSMED
hem... tani une spo kuptoj nje gje... paskemi nje kompleks primar ne mushkeri dhe nuk u quajtka TBC... ?!!!!!! ok eshte i kaluar... jo ne aktivitet... por mund te themi qe ai djale ka TBC ... sepse nuk di qe vetem nga berja e vaksines te kemi formimin e nje kompleksi primar ?!!! atehere nese pranojme qe ai ka pas nje tbc pulmonar pse mos mendojme qe ka kaluar dhe ne nje perhapje sistemike dhe te ket dhene prekje te kockave?!!!!!sepse sic u tha dhe prekja e kockave nuk eshte e fresket.. jane demtime te vjetra.. ashtu si dhe prekja pulmonare.
Idea e fundit... dhe me kete i ve kapak per sot se mu hap truri
Fluorosis.... jep demtime multifokale sklerotike skeletale ne kohe.
Po Paget e kemi permend gje ne?????Di qe ka nje forme qe prek te rinjte..do kishte pak me shume lezione litike... po booo ?!! ca spo ndodh.... bejini nje grafi koke te shohim nje her scalpin...
Citim:
Po citoj ato që tha MARSMED
Idea e fundit... dhe me kete i ve kapak per sot se mu hap truri![]()
Fluorosis.... jep demtime multifokale sklerotike skeletale ne kohe.
Po Paget e kemi permend gje ne?????Di qe ka nje forme qe prek te rinjte..do kishte pak me shume lezione litike... po booo ?!! ca spo ndodh.... bejini nje grafi koke te shohim nje her scalpin...
Ai titri i brucelozes sikur sna ka ardh akoma...dhe megjithate ata po e mjekojne me doxi????? po shtojini dhe rifampicin jeni qe jeni
....
prof sdi ca me thene tjeter... ata dyshojne per infeksion meqe po i japin antib... dhe mire do ishte te ishte vetem nje infeks... po tere kete sorrolltje vetem per nje bruceloze.... ooooooooooo une do e kapja ene do ja beja ate biopsine ne kollone me nderhyrje nga abdomeni jo nga shpina....
Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
A ka ndonje mundesi tjeter? Po sikur Radiologet te kene gabuar me ato tre mundesi dhe te kete edhe nje mundesi tjeter.
Ka ndonje semundje qe gjate jetes jep goditje te tilla neper kocka dhe krijon skleroza fokolare te shperndara neper trup, te madhesive nga nje mm deri ne 1.5 cm.?
PS
Pergjigjen per granulome kazeose proces primar tb e dha ftiziatri dhe u pranua nga te gjithe mjeket qe e kane pare deri tani. Ishte nje kompleks primar tipik...
Fibrinogjeni ne norme
Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
nuk shoh se si mund te kene gabuar radiologet te cilet nga ana e tyre nuk kane kerkuar te c'ekuilibrohen per te thene nese kemi te bejme me siguri apo jo me neoplazem.
ajo qe me habit pak eshte fakti qe vetem nje zone,ajo L4-L5 eshte pozitive ndaj dhenies se technetium99m-HDP ne CT...
prezenca vetem e pcr pozitiv ne mungese te shenjave te tjera qe tregojne infeksion (fibrinogjeni eshte normal dhe nuk ka ndonje anomali ne proteinat sierike,rruazat e bardha ne limite,mungese temperature) me ben te mendoj qe nuk kemi te bejme me nje proces infektiv...
ne kete pike,perderisa as diagnostika me imazhe nuk arrin te jape nje pergjigje te sigurte,nuk shoh zgjidhje tjeter pervecse nje biopsi te njeres nga zonat e interesuara!
a mund te me gjeje ndokush ndonje artikull mbi technetium99m-HDP,kur perdoret ne diagnostike dhe farmakokinetiken e tij?fundja edhe titulli i ndonje artikulli interesant do ishte i mjaftueshem!
MRI
1-Densitete sklerotike multiple bilateralisht ne femur, acetabulum sinister, ischium sinister dhe ilium dexter.te cilat mund te paraqisin ishuj kockore., por smund te perjashtohen edhe lezione multiple sklerotike neoplastike.
Densitete sklerotikene L4 dhe L5 ne trupin e vertebrave, te cilat po ashtu mund te paraqesin ishuj kockore.Ky studin nuk e ekskludon nje neoplazem dhe studimi i metejshem me CT Scan eshte sigurisht i nevojshem.
2- Ndryshime degenerative dheosteit condes illii me zona fokale sklerotike inferiorisht ne sakrumin e majte. Neoplazma s’mund te ekskludohet.
3-Ndryshime degenerative ne disku midis L4 dhe L5me Bulg minimal posterior.dhe ngushtim te lehte te foramina intervertebrale midis L4dhe L5
Pashe MRI.
Ne pamje te pare te jepte pershtypjen e nje tumori te mirefillte Trupat e vertebrave Th9, Th10,T11. Nuk e di pse ne pergjigje nuk jane thene keto. Konkretisht ne pjesen e perparshme te trupit te vertebres duken ndricimet karakteristike te qelizave te reja.(Perkatesisht te qelizave qe nen veprimin e fushes s efuqishme magnetike polarizohen me lehte). Keto pergjithesisht jane qeliza tumorale, por mund te jene edhe forma te tjera , si psh inflamacione te periostit apo pjese se kockes qe i korrespondon ndricimit????
Neser do te shkoj ne spital te kerkoj CT Scan dhe do perpiqem qe ta skanoj. MRI s'munda ta marr
Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.