Forumi Horizont | Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)
ATDHEU TURIST nga Ervin HATIBI
Kamarda ishte këtu
Pantallonat e shkurtra
Aparatin fotografik nuk e shqiste dore
Vërtik kokën me flokë të bardhë linçuar
Flokë të bardhë, vargan turistësh me kërcinj konserve
Plakë prej shëndeti dhe qershori
Nën bluzat e bardha lisho e vesh trupin
Zhurmë zanoresh janë thithat gjinore
Tek hapin rrathë të shtrembër në ujin e ndenjur te bluzës
=C7farë drithërash Kamarda, plot
Jot shoqe parkon në pleqerinë poshtë bluzës
Nuk e lëshon aparatin, emri i markës
Me Y greke, që ndryshe kalamajtë e shqiptojnë
Të pisët lypin çamçakiza e qindarka
Të pisët, të shprishur gjaku
Plaka shtrëngon
Qemerin e kishës, që sapo doli
Ata shkruajnë se ishin aty
Të dy çift pleqsh
Kamarda kthehu në katund.
Aparati fotografik, aparati fotografik
Kërcinjtë, falanga falangjesh, turistët e zbardhur
Turistët, turistët, me flokë të bardhë, të verdhë
Kisha ku u martua Kastrioti
Ishe aty Kamarda
Shtrëngonit aparatin fotografik, këtu të vjedhin
Dy cicat si një autobus i vetëm përmbi hartën gurore e pluhur
Qumësht pluhur ish-qumështi italo-shqiptar
NGA HISTORIA E POEZISË nga PLLOSHTANI ( )
Akrepat e orës mbuluan pikën e natës
Vërej, mbyturazi tablotë e shkrimeve
Dhe, heshturazi ndiej në shpirt
Një emocion të thellë
Që artistikisht ma godet shpirtin
Me vargje të arrira metaforike
Provoj ta qetësoj valën e krijuar
Por më kot!
Ulem në karrige për t’i ngulitur
Fjalët e renditura në letër arti
Pena lëshon ngjyrë
Dhe ushqen letrën e bardhë
Me fjali poetike, dhe,
Duke gërvishtur mbi letër arti
Pena harton skeletin e poezisë shqipe
Madje poezia behët për mua
E unë behëm për poezinë
Si një pasqyrë e gjallë
Dhe shpirtin e poezise e nxjerr në letër
Që të ligjërojë për historinë.
Vjedhesit e bukurise antibiblike nga Xhevahir SPAHIU
Permbytja e perbotshme
sic mblidhet nata po mblidhej.
Drure asgjekundi,
gjekundi brigje.
Njeriu hapi dritaren e barkes
nisu, i tha pellumbit.
Asgjekundi drure
brigje gjekundi.
pellumbi u kthye
me nje bisk ulliri ne sqep.
Atje ka toke
atje ka jete.
Po njeriut ia moren pellumbin, degen.
Linden maskat,
bukurine e vodhen profetet.
Deti nga Fatos ARAPI
I vogel , me pantallona te shkurtra ,
me kembe te zbathura e nje kemishe hamaije , qe e qepte vete gjyshja ...
Ashtu darke per darke dilja ne breg .
Nder gishterinjte e kembes se ftohte me rridhte rera .
Une prisja me ore te tera ,
gjersa pernjeheresh , tutje neper fushat e gjera te nates
ngriheshin kope te cuditshme , te panumurta kuajsh te bardhe .
Neper hapesirat e pafundme suleshin aradhe - aradhe
Turfullonin
Binin me kembe te thyera ,
rrokulliseshin duke gulcuar neper te zezat humnera .
Mbi ta fluturonin te tjere ,
jelet e hakerryera dallge - dallge fushen e djellit fshinin .
Hingellima te frikshme para tyre bridhnin .
Ata vinin , afroheshin drejt meje .
Gjokset e medhenj e te bardhe kreshperonin perpjete
kembet e para rrihnin ne ere ...
Syte u flakeronin .
Nje cast ... dhe nen thundrat e tyre do te me coptonin.
Kur ja me potere
si nje gjemim i madherishem perplaseshin tek kembet e mia.
Nga flegrat gjigande
miliarda grimceza te kristalta shfrynin per te fundit here
Te tjere hingellinin neper fushat e gjera te nates
Me gezim e frike, ore te tera une shihja kuajt e bardhe
te suleshin neper furtune.
Thyenin kembet , rrokulliseshin ,
qe te vinin sa me pare tek une
shkelnin, fluturonin njeri mbi tjetrin...
Dhe tani, kudo qe jam ,
ashtu fantastik e i madherishem , me ndjek pas deti...
Parisi, Vendlindja nga Ali PODRIMJA
Do te hyjme ne Paris
gurin tone aty do ta ngulim,
nuk do te na prese Teuta, Genti
nuk do te na prese hordhi e eger romake
nuk do te na prese njeri i gjalle.
Ne Paris do te hyjme
endrrat do ti varim ne krahe te lejlekeve
te nje krua do ti lajme syte , duart lythore
do ti leme netet ballkanike pas shpine
vallet , kenget , baladat , perrallat,
vetem fyellin do ta marrim
ti biem kur te na rroke malli,
kur humbim ne grumbullin e kloshareve,
te hijeve,
te minjve,
deri vone rrugeve te Parisit ne metro marramenthi,
do ti marrim ere ftoit te vendlindjes
per kohet pist do te flasim me gishta ,
nuk do te shkelim asnje mize,
nuk do te trembim asnje zog ,
nuk do te derdhim zjarr , vrer ,
mbi koke te njeriut,
Evropes se pergjumur sdo ti perulemi
as perendive te krisura.
Ma jep besen ,Lum Lumi,
se nuk do ta harrojme vendlindjen.
Monologu i te vetmuarit nga Ismail KADARE
Tani une ngjitem lart dhe s'kam asnje gezim.
Ketu ku kam arritur me ftohte eshte, me vetmi.
E dija kete, por padurimi i vdekur
Me shtynte te shpejtoj te ky sinor i kote.
Krahe grash te thyera mbi supe si te prera nga nje
morg
Me japin nje gezim po aq te vdekur.
Me duket ende dimer ndonese esht prill.
Kam ftohte.
Kam ftohte.
PA TY nga Ismail KADARE
Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.
Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.
C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?
Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.
Kristal nga Ismail KADARE
Ka kohë që s'shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.
Tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
nje strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.
Në s'të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.
Në s'gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.
Të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth të ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s'ish harim.
Dimër nga Lasgush PORADECI
Shpirti im qe sot y mbyll
Dhe gezimin m'a perzuri.
Neper mal e neper pyll
Zu debora prej qekuri.
Bjene floket nje-nga-nje
Mi katundin e shkretuar.
Dyke mardhur nene te
Dheri fjet e ri mbuluar
Flet nga-dal e shpirti im,
Dhe ne zi pikoj si fleta,
Pa me qit as pipelim
Tere fili, tere jeta.
Ne kaq heshtje-e qetesi
Ndjej vajtimthin e nje shpesi:
Psheretin me ze te ti
Jet' e trembur se mos vdesi...
SHQIPONJË E HESHTUR! nga PLLOSHTANI
Në këtë qetësi të zhurmshme
Jam pa mend në kokë
Sepse historia e shqiponjave
Më lajmëroi për fatin e tyre të vonuar
Kjo histori më pluskoi në mendje
Si një emocion që le gjurmë të pashlyeshme
Vargjet e renditura m’i turbulluan
Shkronjat e mbledhura të Dhaskal Todrit
Dhe mbeta një minutë i akullt
Në historinë e veprimit
Fill pas i thirri mendjes
Vetëm pena mund të pjellë ngjyrë
Që të thur vargje për historinë
Dhe të lajmërojë diturinë ndaj fshehtësisë
Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.