| Forumi Horizont | Gjithsej 18 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 » Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Aktualitete mbi emigracionin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17517)
An_Al
Citim:
Po citoj ato që tha An_Al
Ne Amerike s'guxon t'a shikosh tjetrin ne sy se ju duket sikur i shan nga nenapale t'a ndjekesh nga pas apo ti hedhesh fjale,se e telefonojne direkt policine e hapi vetes avaze pastaj neper gjyqe per ngacmim seksual.
Nje pyetje kisha qofte per emigrantet ne USA dhe ne Europe .
Me erdhi nje leter nga zyra e Social Security (numri i punes) ku shpjegonte per te ardhurat qe kisha pasur per keto vite pune ne Usa edhe sa kredite kisha fituar per pension dhe simbas llogaritjeve te ketyre duhen 40 kredite per retirement(pension).Tani vetem me keto dy vite qe kam punuar une 2008 dhe 2009 (megjithse te ardhurat per 2009 nuk ishin perfshire,por nga letra qe me dergoj kompania e punes sime per te ardhurat e di sa taksa kam paguar dhe sa te ardhura kam bere)i bie qe une i kam plotesuar 40 kredite per pension.Po ne Europe sa vite pune duhet te kesh apo c'fare kreditesh duhet te plotesosh qe te kualifikohesh per pension?
Re: An_Al
Citim:E vertete Arturm sepse sapo i hodha nje sy Inps-it dhe ne fakt mosha per te marre pension te plote po ti kesh 40 vite pune eshte 58 vjeç tani. Kurse mes kuptova nga An-al pikerisht ka te beje me sigurimin e jetes dhe te nje pensioni sigurativ, ka te beje me duket me ate çeshtjen e Irpef qe u leshua para dy vjetesh.
Po citoj ato që tha arturm
Ato qe te shpjegoi Piktori jane ne pergjithesi (sepse 15 vjetet e fundit ka pasur nja 2-3 reforma te sistemit pensionistik) te verteta per ketu ne Itali.
Nuk e di sa afrimitet ke ti me gjuhen amerikane (kuptova qe rri ne Amerike), por do te keshilloja qe ti shikoje edhe nje here ato letrat qe te kane ardhur per ti kuptuar pak me mire. Nuk u be deti kos (sidomos ne Amerike qe sistemi previdencial eshte privat) dhe te marresh pension me 2 vjet pune. Ndoshta te thone qe ti "ke siguruar te drejten" te marresh pension, por ky pension mund te jete 1 dollar ne muaj? Perseris, mundohu te sqarohesh mire per gjera te tilla (mund te shkosh edhe tek nje avokat i specializuar per pensionet), sepse duken si qiqra ne hell (sic i ke kuptuar ti).
P.s. Natyrisht une te uroj qe te ti te kesh arritur te drejten e pensionit me keto kushte.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ne mentalitetin italian racizmi ka ekzistuar prej kohesh, veriu ka qene racist qysh ne vitet '60 (per terronet). Racizmi italian nuk bie kollaj dhe shteti nuk eshte shembulli me i mire i organizimit. Por sidoqofte... Racimi lind sidomos kur ka perplasje kulturash qe nuk mund te bashkejetojne kollaj. Jugu i Italise ka tradita maskiliste qe jane kthyer ne filma humoristike. Ne pergjithesi jugoret i besojne familjes me shume sesa shtetit, duke krijuar forma organizmi mafioze. Jo rastesisht ngrihet tere lagjia te protestoje kur arrestojne ndonje mafioz. Eshte kultura e tille. Nuk duan shtetin, duan mafian. Ne shqiptaret vijme nga nje vend me shtet te pabese, prandaj nuk kemi besim tek shteti (tek drejtesia). Vijme nga nje kulture maskiliste, klanore, familjare, qe shtyp femrat dhe dikton martesat e dashurite (ngjan me jugun e Italise).
Citim:
Ne emigracion *nuk* jemi te afte te organizohemi ne forma institucionale. Shoqatat e shqiptareve bejne festa me kenge popullore dhe kaq. Nuk dime te protestojme njehere, secili sheh çatine e tij.
Citim:
Emigrantet shpesh vijne nga kultura te tilla, te paorganizuara qe akoma me shume nuk mund te organizohen ne emigracion. Nje mase e tille njerezish te paorganizuar (qe nuk kane gje per te humbur) cenojne parimet e popullsise lokale. Mjaftojne 300 vete nga nje komunitet i tille qe te krijohen probleme per 3 milione banore (dhe per emigrantet e tjere).
Citim:
Per keto aresye besoj kerkohet integrimi. Por fatkeqesisht kerkohet vetem me ndeshkime, jo me stimulime. Psh. perjashtohet kush nuk di gjuhen, por nuk stimulohet ai qe e di. Ne shkence dihet qe stimulimet jane me efikase sesa ndeshkimet. Sidoqofte ideja qe emigranti duhet te mesoje gjuhen e vendit ku jeton qendron (se ka vetem Italia). Ndoshta kjo nuk zgjidh problemin e atyre 300 veteve, por fut emigrantin me kulturen lokale, krijon mundesine qe emigrantet e tjere te izolojne ato 300 te paintegruar. Pra eshte nje mase sociale.
Citim:
Para 1 muaji takova te atin e nje shoku. Ka 6 vjet me dokumenta, merr dhe pension nga Italia (pa punuar kurre) dhe nuk jeton fare ne Itali. Po me fliste me preokupim se mos i heqin pensionin meqe shkont rralle. Jo per gjuhen qe s'behet fjale ta mesoje ai person, por edhe pensionin e merr per qejf ne distance.
Zor se gjen shqiptar te thote "t'i hiqet pensioni atij shqiptarit". Perkundrazi, te gjithe preokupohen po te dale ligji qe duhet te vizitosh Italine çdo 6 muaj tep akten. Ne duam te zhvasim shtetin fqinje, ta perdorim, ta bastisim (ashtu si shteti fqinje degjeneron emigrantet me dokumenta, rradha e rregulla). Per kete aresye nuk shikojme objektivisht nga syte. Shikojme me parime klani, buke, familje. Mendojme se ne jemi "NE" dhe italianet jane "ATA". Pikerisht kjo eshte mungesa e integrimit. Mesimi i gjuhes eshte nje hap i vogel dhe qesharak per ta luftuar. Shumica e shqiptareve e di italishten pa problem.
Citim:
Mesa pashe, sistemi i pikeve favorizon ata qe nuk kane proçese gjyqesore, njerezit e ndershem, ne menyre qe te pandershmit dhe te paintegruarit te humbasin lejen e qendrimit. Kush ka proçese penale nga ju? Kush nuk di italishten baze? Kush nuk ka 3 miq italiane?
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
E vertete Arturm sepse sapo i hodha nje sy Inps-it dhe ne fakt mosha per te marre pension te plote po ti kesh 40 vite pune eshte 58 vjeç tani. Kurse mes kuptova nga An-al pikerisht ka te beje me sigurimin e jetes dhe te nje pensioni sigurativ, ka te beje me duket me ate çeshtjen e Irpef qe u leshua para dy vjetesh.
Arturm
Eshte si the ti, shqiptaret nuk rrine ne trotuar. Ata qe rrine aty jane indiane, marokine, e rumune. Prej njerezve te tille krijohen ligje te papjekura ku e hane dhe shqiptaret. Po dhe shqiptaret krijojne probleme te tjera (imagjino ne maje te Londres martuan gocen 14 vjeç myslimanet).
Debatet tona filluan sepse konsiderohet Lega Nord si e keqe e madhe. Faktet treguan se legistet jane njerez normale, me gra napoletane, etj. Shqetesimet e tyre, sidoqofte, i kane rrenjet ne popull, qofte ne burokracine shteterore, e cila nuk funksionon si duhet, qofte ne indiferencen tone per ta mbrojtur, ne vend qe ta plaçkisim vendin. Fundja edhe ti thua le te zbatohet ligji Bosi-Fini (i cili dikur cilesohej negativ). Ai plaku prej Shqiperie qe merr asistence sociale (pak rendesi ka se tha pension) nuk duhet te marre asnje ndihme. Faktikisht duhet te merrte nenshtetesine pas 10 vjetesh (po te dinte gjuhen), jo ndihma sociale kot duke mos jetuar KURRE ne Itali.
Ok, Italia ka boshlleqe te medha ne organizim (per here te fundit e degjova nga amministratore delegato i Vodafone Group ne Londer, italian ky). Atehere pse shqiptaret (qe vijne nga nje vend pa shtet) pretendojne qe problemi eshte vetem i shtetit italian? Pse nuk e ndihmojne shtetin? A nuk eshte racizmi italian pikerisht diferenca mes nevojes se njerezve per kontroll shteteror dhe paaftesise se shtetit per ta ofruar?
Kur vjen puna per ndonje ligj te gjithe behen "njerezore", nuk duan te qellohen skafet ne det, nuk duan te detyrohen te mesojne gjuhen, nuk duan te perzehen per nje vjedhje, nuk duan te perzehen kur jane klandestine, nuk duan te llogariten akuzat penale kur merr permesson, nuk duan qe krimet te kene konseguanca dhe ne Shqiperi. Boh...
Me pike apo pa pike, cfare ndryshimi ka. Sistemi i pikeve krijon fleksibilitet qe personi ti therrese mendjes ne kohe. Pra qe shteti mos behet drastik dhe te perzere per nje provim gjuhe apo nje grusht ne lokal.
P.s. Nuk jam ne dijeni reformave juridike qe ne kohen e Martellit, dhe s'mund te diskutoj juridikisht.
Di qe ne nje vit pune fiton 4 kredite. Vetem nese paguan 41k mund te shtohen, nuk e di mire si punojne keto plane, por 40 kredite per dy vjet eshte e pamundur ti besh.
Citim:
Po citoj ato që tha arturm
P.s. Sa per pyetjen SELEKSIONIM APO INTEGRIM une do ta shtroja ndryshe, ASSIMILIM APO INTEGRIM, por per kete rezervohem te flas ne nje moment tjeter.

Fajtor
Ti me kujton nje ndodhi me nje shokun tim. Jetonim bashke ne Itali. SALIST I TERBUAR.
Sa here flisnim per fenomene te ndryshme ne Itali, si duhet te funksionojne gjerat, instituzionet, ligji, cfare shkon cfare nuk shkon etj, ishim ne sintoni te plote.
E mendonim absolutisht njelloj per c'do gje, c'do fenomen, c'do fushe etj.
SAPO spostohej diskutimi per te njejtat gjera (ne parim) ne Shqiperi, ai bllokohej komplet dhe fillonte direkt diskutimin me fjalet "atje nuk eshte e njejta gje", Flasim per periudhen kur Sala ishte ne opozite.
"Po pse s'eshte e njejta gje atje?" - i thosha une - "A po diskutojme ne parim, se si duhet te funksionoje apo mos funksionoje sistemi, shteti, Institucionet, gjykata etj? Nqs diskutojme per modelin e shtetit demokratik perendimor qe ne duam te bejme ne Shqiperi rregullat duhet te jene njelloj si ketu edhe atje" . vazhdoja une.
"Jo, atje eshte ndryshe, sepse Nano ...................., Ps ..........................., etj etj" - e mbyllte ai, dhe nuk kish burre ta bindte.
E njejta gje po me ndodh dhe me ty, por te kundert.
Sa here qe kemi folur per realitetin shqiptar, per fenomenin Berisha une dhe ti ketu brenda e kemi menduar njelloj.
Kur Berisha thote "do reformoj sistemin gjyqesor" UNE DHE TI nuk e besojme sepse jemi te sigurte qe ai ka qellime dytesore personale (ne fund te fundit gjyqesori duhet te reformohet apo jo, pra qellimi mund te duket i mire).
Kur Berisha thote do ribej ligjin per per Shikun, UNE DHE TI po ashtu nuk e besojme sepse e dime perse do qe ta beje (edhe nje reformim i Shikut mund te jete i dobishem apo jo?).
Kur Berisha con tatimoret tek TOP-i, UNE DHE TI nuk besojme qe e ben per shtetin ligjor por per qellime te tjera (e pra, TOP-i duhet ti paguaje taksat, apo jo?).
Etj, etj, etj.
Pra UNE DHE TI jemi dakort, duke e ditur/kuptuar kush eshte Berisha, qe asgje e trumbetuar per te mire nga ai nuk eshte e tille (edhe pse qellimi duket i tille).
E njejta gje ndodh me Lega Nord ne Itali.
NISUR NGA EKPERIENZA EMIGRUESE E ME SE 20 VJETEVE (Lega lindi para 20 vjetesh) DHE E POZICIONIT GJITHMONE DENIGRUES E KEQDASHES (ME VETEDIJE) QE KJO FORCE POLITIKE KA PASUR KUNDREJT EMIGRANTEVE, DUKE KALUAR SHPESHHERE DERI NE RACIZEM (JO VETEM VERBAL):
UNE NUK BESOJ KURRE QE MUND TE KENE QELLIM MIQESOR PER INTEGRIMIN E EMIGRANTEVE C'DO INIZIATIVE QE VJEN NGA LEGA NORD, ESHTE VETEM PER TE NA VESHTIRESUAR JETEN, SIDOMOS NEVE EMIGRANTEVE TE NDERSHEM (se delinquenteve s'ka c'tu beje realisht).
Ne baze te arsyetimit te mesiperm, a mund te me shpjegosh pse ti, kur hidhemi nga ky krah i detit, te bllokohet truri (si atij shokut tim) dhe kerkon ti japesh kaq kredi Leges, KUR NUK KE AS EDHE NJE RAST TE VETEM NE 20 VJET JETE KU LEGA TE KETE TREGUAR DASHAMIRESI KUNDREJT NESH?
Pse? Pse? Pse?
Nuk arrij ta kuptoj, pse Berishes nuk ja jep kete kredi dhe Leges po (me kupto drejt, edhe me ty, si me ate shokun tim, po flas ne parim)?
Pse shume veta ketu brenda, ne te mire apo ne te keq, ndajne te njejtin mendim me mua per lega Nord dhe ti e mendon ndryshe?
Nuk e kuptoj, sepse ti nuk eshte qe mbron vetem ndonjeren nga keto "dalje" te Leges, por deri tani nuk ke "share" asnjeren!!! Sic flet ti po na del qe Lega eshte forca politike qe na do me shume ne emigrantet, sidomos integrimin tone. Mah!
Une vazhdoj me idene time.
Lega Nord nuk ka dashur dhe s'ka per te dashur asnjehere emigrantet dhe sidomos integrimin e tyre. Kjo per te vetmen arsye sepse ata na duan skllever, na duan "te lidhur" per gjithe jeten pas nje permesso di soggiorno, gjithmone te varur.
Atyre u intereson te na e japin ata peshkun dhe jo te na ftojne ne peshkim miku im.
Re: Fajtor
Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Lega Nord nuk ka dashur dhe s'ka per te dashur asnjehere emigrantet dhe sidomos integrimin e tyre. Kjo per te vetmen arsye sepse ata na duan skllever, na duan "te lidhur" per gjithe jeten pas nje permesso di soggiorno, gjithmone te varur.
Atyre u intereson te na e japin ata peshkun dhe jo te na ftojne ne peshkim miku im.
Lega mund te kete ndonje te drejte,por ngelet ne thelb nje parti fashisto-krahinore !!! Menyra si flasin shume nga eksponentet kryesore te Lega Nord-it, jane tipike te partive ultra te djathta konservatore qe ndodhen ne tere Evropen,vetem se Lega,si parti e lokalizuar vetem ne Veri,interesohet vetem per gjendjen e veriut,pra nuk ka karakter mbarekombetar (nejse,kjo gje dihet) !
Psh nese marrin partine qe vepron legalisht dhe qe mbeshtet Eta-n (emri s'me vjen por ndodhta quhet Euskaria) ka karakter krahinor ( pra eshte per nje autonomi teper te gjere ose pavaresi te vendeve Baske nga Spanja) por si parime anon me shume nga e majta ! Ashtu si edhe disa levizje qe kerkojne me shume autonomi ne krahinen e Bretonise (France) !
Kerkojne me shume autonomi ose pavaresi,por inatin nuk eshte se e shfryjne tek emigrantet e nuk pretendojne se jane superiore nga restoja e Spanjes,apo Frances,thjesht deshirojne tu njihen me shume te drejta si popullsi ! Kurse Lega Nord ka karakter tjeter !!
Lega ka tendenca te forta autoritare dhe nacional-socialiste !! Sikur te kishin nje autonomi te gjere,ose te dilte si shtet me vete,Lega,ose Padania, do ishte nje shtet ku do restourohej fashizmi dhe ku do udhehiqnin parimet nacional-socialiste !!
Nuk mund te justifikohet nje parti e tille e cila i deshiron emigrantet te punojne e pse jo,ti nenpaguaje,por nuk deshiron ti shikoje ata neper bare,diskoketa,shkolla,palestra apo istitucione te ndryshme publike !! Pra deshiron vetem force krahu qe te punoje,por per reston duhet te zhduket nga jeta e perditshme si ajo qe ben cdo italian (nordist) !! Me pak fjale nuk deshiron vecse skllever !! Sdq,kjo s'do te thote qe ne dhe shume te huaj te tjere, mos te kemi fajet tona...qe me siper dhe i keni vene ne dukje,por prape lega ngelet nje parti e rrezikshme !!
Per me shume shikoni ca thote e ca mendon nje nga eksponentet e vjeter e nga me te rendesishmit te Lega Nord !!
(Meqe Berluska ia ka friken per imazhin negativ qe mund ti krijoje koalicionit te tij, e ka cuar andej nga Brukseli ku aktualisht Borghezio eshte europarlamentar ) Dhe tek nje parti si Lega,ata qe e mendojne si Borghezio nuk jane te paktet,duke filluar qe nga Calderoli,vete Bossi etj etj
Leksione Rracizmi
http://www.youtube.com/watch?v=lk8vpuajKGc
| Gjithsej 18 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 » Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.