Forumi Horizont Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 »
Trego 213 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Kuriozitete mjekesore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2834)


Postuar nga sguardo strano datë 19 Tetor 2008 - 13:48:

DERMATOMIOZITE

Siç e tregon edhe vete emri,te prekurit nga kjo semundje manifestojne interesim si te lekures ashtu edhe te muskulatures se skeletit.Mund te manifestohet si tek te rriturit ashtu edhe tek femijet dhe eshte eshte karakterizuar nga nje gerryerje tipike e lekures,qe mund te shoqeroje shfaqjen e semundjes muskulare.
Gerryerja tipike e lekures prek ne fillim qepallat e siperme te cilat marrin nje ngjyre ne te kuqerremte dhe me formimin e enjtjeve(edeme).
Eshte shpesh e shoqeruar edhe me formimin e ca shenjave(pllakave)me ngjyre ne te kuqe te erret tek artikullimet e gishterinjeve te dores,tek berrylat dhe tek gjunjte(demtimet e Grotton)
Lodhja muskulare shfaqet avash dhe prek ne fillim muskujt afersor(prosimal) dhe behet progresivisht me e veshtire te kryhen ca levizje te thjeshta si pershembull te ngrihemi nga karrigia ose te ngjiten shkallet.
Levizjet me delikate,te kontrolluara nga muskujt distal qellohen me vone , me kalimin e kohes
1/3 e pacienteve paraqet çrregullim te te folurit sepse preken nga kjo semundje edhe muskujt e orofaringut e te ezofagut.Ne disa reste mund te manifestohen edhe pneumapatite inersticiale,vaskulitet e miokardite.
Ne krahasim me popullsine ne pergjithesi,te rriturit te prekur nga dermatomiozite paraqesin nje rrezik me te madh qe te zhvillojne tumore te organeve te brendeshme dhe nga 6-45 %zhvillojne tumore malinje.

ECIOLOGJIA:
Kapilaret duket te jene me te interesuarit nga kjo semundje ;mikrocirkulli eshte i sulmuar nga antitrupat dhe komplementi,qe u bejne vend formimit te zonave nekrotike iskemike ndermjet qelizave muskulare(miociteve).
Eshte konfermuar prania,tek enet e vogla te gjakut,te kompleksit te sulmit tek membrana,C5b-9, depozitimi i te cilit paraprin pezmatimin(infiamimin)dhe shkaterrimin e fibrave muskulare.Qelizat B(linfocitet B) e T CD4+ jane te pranishem ne brendesi te te muskulit,ndersa rreth zonave te demtimit,gjithmone tek fibrat muskulare,linfocitet jane shume te pakta.


Postuar nga belga datë 07 Nëntor 2008 - 19:17:

mjekësia shqiptare!

me vjen keq po persa i perket mjeksise ne shqiperi eshte per te thene se ka mbetur 100 vite mbrapa vendeve perendimore;
ne shqiperi i japin pacientit ilaçe qe jane per kafshet çudi e madhe po eshte realitet duhet me se pari sinqeritet e zgjuarsi per te ndihmuar dike apo per t'i shpetuar jeten dikujt qe eshte ne hall?
pershendetje belga !!!!!


Postuar nga sguardo strano datë 08 Nëntor 2008 - 14:57:

TANI TENDINET RIPAROHEN ME NJE PRELIEV (MARRJE)GJAKU

Tendinet riparohen me nje marrje te thjeshte te gjakut.MREKULLI?
JO,eshte nje zgjidhje shume e re e zbuluar ne USA pak vjet me pare por qe tani eshte e disponueshme edhe ne repartet ortopedike te shume spitaleve italiane.
Tek tendinopatite,apo tendinitet kronike,dhimbja mbizoteron,shoqeruar dhe me nje reduktim te forces se muskujve te lidhur.Tendinja e degjeneruar mund te pesoje edhe keputje komplete apo te pjesshme.

NJE TEKNIKE E RE DAY-HOSPITAL:

antifiamator(antipezpatues)?Cortizone?Fizioterapi?
PO,por nese keto arme duhet te deshtonin,e megjithate perpara se te perfundonim ne "thike"ja teknika me e re:
Trajtimi konsiston ne injektimin tek pjesa e dhimbshme te disa faktoreve piastinik(piastrinat jane qeliza qe qarkullojne me fluksin e gjakut,te afte te leshojne disa faktore te rritjes,qe luajne nje rol qendror ne sherimin e plageve.Praktikisht,jane kryesore ne drejtimin e riparimit te indeve,e te tendineve ne rastin tone).
Terapia kryhet ne day-hospital ose ne ambulator e mjeku merr nga vena ,si ne nje marrje te thjeshte gjaku,gati 30-60 ml gjak e kampioni ,fale nje makinerie speçifike,peson nje çentrifugim per disa minuta.Tek proveza e shkallezuar verehen tre shtresa :1.plazma e varfer ne piastrina,
2.plazma e pasur me piastina
3.rruazat e kuqe te gjakut
Ne kete moment ,pacienti duhet te shtrihet e mjeku injekton tek zona ku duhet te trajtoje pak anestetik lokal,e cdo 2-3 minuta ,konçentratin me piastrina,qe duhet te arrije tendinen.
Pas trajtimit,ne ditet e pare duhet te merren qetesues per dhimbjen e te aplikohen qeska me akull.
Nuk duhet te kryhen aktiviteti fizike intense per te pakten 4 jave.Pas 48 oreve nga trajtimi fillin riabilitimi per te zgjatur tendinen e me pas per forcimin muskular.
Zakonisht mjafton nje trajtim por ne rast se nuk jep rezultatet e duhura mund te behet edhe nje tjeter por nuk duhet te kalohen 3 trajtime


Postuar nga Fajtori datë 12 Dhjetor 2009 - 00:14:

Nga nje studim i kryer ne Shqiperi rezulton se njerezit me qendrim negativ mbi tranzicionin post-komunist kane probabilitet me te larte te kene probleme zemre.

Studimi eshte kryer nga Genc Burazeri ne bashkepunim me universitetin e Maastricht dhe eshte publikuar ne anglisht ne reviste nderkombetare.

Hidhini nje sy nese dini anglisht.

http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/...um&ordinalpos=2


Postuar nga shelgu datë 20 Dhjetor 2009 - 01:12:

Shume interesante

 

http://www.examiner.com/x-30785-New...ancer-treatment

 

Ja edhe nje video e bukur rreth kesaj

http://www.youtube.com/watch?v=Hxsa...player_embedded


Postuar nga shelgu datë 20 Dhjetor 2009 - 01:20:

http://www.youtube.com/watch?v=LEpTTolebqo


Postuar nga Piktor datë 12 Janar 2010 - 01:58:

Besohet se eshte zbuluar vaksina kundra hiv.
Per me teper lexoni Ketu


Postuar nga ~Enigme~ datë 12 Janar 2010 - 03:18:

Ka njeri tjeter problem me hapjen e linkut? Nuk me hapet, thjesht kurioze nga vjen burimi!


Postuar nga Piktor datë 12 Janar 2010 - 04:00:

Provo kete.
http://www.alsat.tv/shkence/prodhoh...der-sida-s.html


Postuar nga odet datë 30 Janar 2010 - 18:03:

10 shpikjet me te suksesshme te 2009-s (Burimi CNN)

1) Vaksina kundër gripit të derrit Ah1N1
vaksina kundër gripit të derrit Ah1N1 u realizua në kohë rekord, rreth 5 muaj pas raportimeve të para me prekje nga ky virus në mars të 2009-s. Provat e para u prodhuan nga kompania kineze Sinovac-biotech nga mesi i gushtit. Shumë firma të tjera biotech ndoqën këtë zhvillim me vaksinat e tyre si kompania Australiane CLS tld, dhe në Europë Novartis. vaksina përmban virusin e gripit të i inaktivizuar ose të dobësuar dhe që s'mund të shkaktojë grip. Vaksina e inaktivizuar injektohet, ndërsa ajo e dobësuar jepet si sprej nazal. Këto janë prodhuar duke e rritur virusin në vezë pulash. Rreth 3 bilion doza do të prodhohen çdo vit, dhe shpërndarja e parë ka filluar në nëntor 2009.


  Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 »
Trego 213 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.