| Forumi Horizont | Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Na kishin kerkuar ne,bordit drejtues te Organizates Studentore te Fakultetit,t'ju benim Ciceronin kandidate-studenteve dhe kandidate-prinder-te-kandidate-studenteve gjate nje dite.Poashtu na kishin kerkuar te ishim ne kostume me fashon e Organizates studentore perreth,me floke te ndrequr,me corape te se njejtes ngjyre(
)...etj.etj.Si perfundim vendosem te shkonim une dhe shoku im i ngushte.I ndame njerezit ne dy grupe,afersisht 6 here gjate asaj dite ...mbasi ora e madhe shenoi 18.00 s'ndieja me kembet e mia.U takuam me B. tek cafetaria e atij bllokut te Fakultetit,pime ca gjera analkolike qe mund te te servirin ne Universitete dhe me pas u ndame tek parkingu ku kishim makinat per tu takuar tek Qendra e Organizates studentore.Une u vonova cike me shume rruges ngaqe gati me la karburanti rruges dhe mu desh te mbushja makinen ne nje stacion karburanti.
Kur arrita te ndertesa e Qendres pashe qe ashensori ishte jashte perdorimit,s'me vente te ngjisja gjithe ato shkalle me kepuce te larta keshtu i hoqa dhe i mora ne dore.
Kur arrita me ne fund siper,c'te shihja?Nje grumbull kalamajesh te viti te pare qe kerkonin jo karta per ballon,jo qe ju kishte humbur ndonje gje dhe vinin per te pyetur nese e kishim gjetur ne e perralla te tilla.Hyj tek zyrat kur pashe qe B.ishte aty...me afrohet ke dera dhe me thote"mbame lojen".Kur papritmas ja filloi nje muzike me ze te larte ne sfond,ishte kenga e Lopez me"control myself".Dhe ky me ze te larte ja be"come here my everlasting love"...qesha.Kercyem ne mes te gjithe atyre kalamajve,ato shikonin si te habitur...sikur te na ishte cvidosur ndonje vide koke.
(vazhdon)
Ne fakt"e kaluara" e cdonjerit eshte shume relative,dhe besoj qe lexuesit e mi e kane ndjere qe perkufizimi qe une i jap te kaluares ndoshta nuk perputhet fare me perkufizimin vetjak.Ketu qendron e bukura ndoshta...Per mua e kaluara eshte nje fragment kohor i cili s'mund te ndryshohet/influencohet.Ne momentin qe perfundova se shkruari kete postim hyn poashtu ne te kaluaren... 
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Kercyem ne mes te gjithe atyre kalamajve,ato shikonin si te habitur...sikur te na ishte cvidosur ndonje vide koke.
(vazhdon)
Ka shume forma per te mbushur kohen...mekat qe jo te gjithe zgjedhin format me produktive.
...
Dikur buze lumit n"agim gjeti sqepin e thyer qe e kishte humbur shkembinjve pa ere,u ul per te mbeldhur tingujt por ishte teper vone,sqepi i plasi ne gure dhe tingujt i humben nen valet e lumit..............
Pershendetje Amor.Me te vertete keni nje shpirt dhe kujtese te mrekullueshme.
...Jeni artistikisht e zgjuar!-mendoi te te thoshte Helga nje here e nje kohe.
Ju dhe femren arrini ta beni per vete,-perderisa arrini artistikisht te prekni
shpirtin e saj,-ku ashtu vetvetiu perjetohet cdo germe duke ju lexuar...Mbase kjo gje ndodh
vetem tek Helga teper e ndjeshme,-ose mbase tek te gjithe qe kane fatin
te ju percjellin me shkrimet e juaja,perfshire dhe meshkujt e ketij forumi.
Ne te kaluaren e afert doja te te thoja "Jeni nje Femer e Paarritshme!Jashtezakonisht Intelligjente!"
Respekte YLL-AMOR.
Eshte muaji prill dhe te gjithe me fytyrat nga dritaret nen rrezet e diellit te pare pranveror mezi presin te dalin jashte dhe te hane paninet e ngrohta me salcice. Zilja e pushimit te madh bie dhe dyert e klasave hapen furishem, ku rrymat e nxenesve dalin me rrembim dhe zbresin shkallet nga dy e nga tre. Hedhin cantat vrullshem dhe shtrihen ne barin e porsadale te oborrit te madh te shkolles. Fillojne te qeshurat me ze te larte, pa kuptim. Disa duken te eksituar nga provimi qe kaluan, disa duken te qete e te heshtur, disa duken konfidente, disa te deshperuar.
Djemte behen gati te fillojne lojen e basketbollit dhe vajzat ate te volejbollit. Disa shtirhen dhe zhgerryen ne murin e shkolles duke goditur njeri-tjetrin me canta dhe shuplaka mbas shpine, pa u bere fare merak per pluhurin, qe do te mbuloje perpareset uniforme te shkolles. Ah, sikur ky pushimi i madh te mos mbarronte kurre. Afrohen mesuesit duke goditur shuplakat e duarve per tu rreshtuar simbas klasave, por dielli eshte kaq i bukur mbi fytyrat e bukura te gjimnazisteve dhe ata bejne sikur nuk i shohin mesueset e tyre simpatike, qe afrohen me ate embelsine e tyre te zakonshme, sikur duan te thone "edhe une dua te jem me juve atje e shtrire ne barin e njome e te qesh me juve te gjithe bashke. Nuk dua te bej mesim, dua te bej gallate dhe te qeshim me gjithe shpirt. Nuk duam te futemi ne klasat e ftohta dhe te erreta, mbuluar me hartat gjeografike dhe teoremat e Pitagores, nuk duam te shohim gjithmone fotografine e nje te cmenduri Ainshtain dhe te embelen Mari Kyri"
Dhe ja, nxenesit ngrihen me pertim, duke zvarritur cantat dhe pa ndaluar ngacmimet deri sa te arrijne ne rreshtat e zakonshme te klasave ne oborr, per nje ore tjeter mesimi mbas pushimit te madh.
Ah keto pushimet e medhaja nuk harrohen.........
Amor te me falesh, hyra ne shtepine tende pa leje, por duke te lexuar ty me frymezove dhe shkrojta edhe une dicka nga e kaluara ime e bukur.
Citim:
Po citoj ato që tha CRAZY AND BEAUTIFUL
...Jeni artistikisht e zgjuar!-mendoi te te thoshte Helga nje here e nje kohe.
Ju dhe femren arrini ta beni per vete,-perderisa arrini artistikisht te prekni
shpirtin e saj,-ku ashtu vetvetiu perjetohet cdo germe duke ju lexuar...Mbase kjo gje ndodh
vetem tek Helga teper e ndjeshme,-ose mbase tek te gjithe qe kane fatin
te ju percjellin me shkrimet e juaja,perfshire dhe meshkujt e ketij forumi.
Ne te kaluaren e afert doja te te thoja "Jeni nje Femer e Paarritshme!Jashtezakonisht Intelligjente!"Respekte YLL-AMOR.

Citim:
Po citoj ato që tha football
Amor te me falesh, hyra ne shtepine tende pa leje, por duke te lexuar ty me frymezove dhe shkrojta edhe une dicka nga e kaluara ime e bukur.
(postim qe duhej te vendosej ketu para ca ditesh)
Koha cdo dite e me shume behet me e rende per tu duruar ne absencen tende,ditet po terheqin zvarre kembet me veshtiresi...Heres te fundit kur te pashe ne Webcam merzitja per ...ishte e qarte edhepse u mundova te ta kaloja duke bere shaka me suiten ne te cilen ishe i akomoduar"hajde-hajde,keshtu "punoni" ju ?Pushime te paguara,pse s'thua?!I want it too... "
Sot,sapo hyra ne makinen tende thjeshte mbylla syte dhe ndenja ashtu per ca minuta...era e parfumit tend ndihej akoma.Me pas u nisa per nga Qendra Studentore meqe s'kisha leksione...nga parkingu mund te shihja X nga dritarja qe ma bente me dore.Mora mengjesin nga makina qe kisha blere rruges(croissant te ngrohte pa chocolate,supe te ngrohte perimesh,uje te aromatizuar).Isha zgjuar heret,gje qe kishte patur efekt ne humorin tim...shkoj ke X ti jepja miremengjesin,trokas para se te hyja dhe ai me pergjigjet duke qeshur
-"rri aty se s'kam mbaruar pune akoma me kete zogezen e vitit te pare"
*Hyj brenda"Mos na caj koken se ke dite pa pare femer me sy,nje ndryshim te tille e kemi ndjere qe te gjithe ketu"
Ai s'mund te mbante te qeshurin.Vjen e me perqafon.
-"Kurre s'do ndryshosh,ne lindje kane harruar te te vene dorashka!Hahahaha!"
*"Yeah-yeah,te kam xhan dhe une,tmerresisht."
-"Ca humori sot tiiiii, Canada Canada Canada?"
*"Aty e ke mendjen ti,Canada te jep nje te lepire dhe te thote qe i mungon tmerresisht"
-"Po vendose ta lesh,une jam i pari ne rresht..."
*"Do e kem parasysh ne nje jete tjeter,ke 11 vjet qe pret ti
"
-"Une se kuptoj,dy vjet me te njejtin...s'merzitesh?Keto dy vjet kam patur gjysmen e fakultetit"
*"Egzagjeron!!!Mgjth,mos harro kohet e tua te arta ne gjimnaz?Hahaha!Te hahet mengjes?Mora dhe per ty!"
-"E shoh qe e ke vendosur te me kthesh dhe mua ne gjysem-vegjetarian hahahaha."
*"Bej dicka: leshome kolltukun se kam gjume e na ndez ca muzike se plasa"
Mbas pak trokasin ne dere
<"O ju drejtuesit qe s'dukeni,keni shume njerez qe ju presin ne hall"
-"Presin ato,na ler te hame mengjes vajze se ato ate pune kane."
*"Po te ishte per ty...ehh, brenda 5min do vi,thuaju"
U ngrita mbas 5 minutave me pertese,nderkohe qe kisha harruar canten ne zyren e X.
E shoh nga xhamat e zyres kete qe ma ben me dore me celularin ne ajer.Dal ngadale...
-" E ...Canada,Canada,Canadaaaaaa"Me nje mimike flirtuese.
*"Pse se hape ti ti jepje pergjigjen e lepirjes?"
-"Ke luajtur mendesh gje ti?Po sikur te perfundoj per stazh tek ai?Hahahaha"
| Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.