Forumi Horizont Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga Katilesha datë 29 Tetor 2007 - 17:32:

Re: duke degjuar zerat brenda teje!

Citim:
Po citoj ato që tha belga
nje zile tel. mund te te jete nga nje i njohur apo i dashur qe ti vete ia ke dhene nr. e tel por une i bej pyetje vetes nga hyjne ne msn op computer nga e zbulojne e-mail edresen qe ke ti dhe keshtu ve veten ne dyshim se si eshte e mundur?
pershendetje nga belga



..............

Duke degjuar zera ....

Eshte e magjishme menyra se si dy njerez pas vitesh komunikim  arrijne deri ne ate pike sa te degjojne zerat e njeri - tjetrit ne brendesine e tyre. Zerat e tjetrit te dashur gershetohen ne menyren me perfekte pa asnje stonatur apo tonalitet te "deshtuar" me zerin e tij te brendshem  dhe krijojne keshtu nje ze hyjnor,shpirteror, UNIK. Ne te tille pike kam arritur une me nje shpirt tjeter...me nje ze tjeter...me nje "goje" tjeter qe flet nga brendesia e dikujt tjeter , qe njekohesisht eshte i ndryshem dhe identik me mua,qe eshte afer dhe larg nga une....qe eshte dhe nuk eshte tek UNE. Eshte e bukur te degjosh zera brenda teje,,,,zera te embel,te dashur ,te bute dhe te brishte si nje perkedhelje qe kur ulen kembekryq mbi qerpiket e tu ,te duket sikur jane duke kenduar nje ninulle shpirterore ose duke rrefyer nje perralle me princ dhe princeshe....

 

 

ps: belga...kohe me pare kam pasur nje komunikim npm ad.se e-m...por fundi i historise ishte se Ai e dinte me ke fliste dhe une jo....kur e zbulova...me doli nje qe studionte te njejten dege me mua....sot shihemi ne rruge dhe "shmangim shikimet".....ahaaaaaa....keto komunikime jane te lezetcme fare....

 


Postuar nga eng_girl datë 15 Nëntor 2007 - 08:57:

Cheers to Cheering

This is not supposed to happen. It is too late already to have another one. It's cheap; very much so…still, it is just not enough.
It actually has the opposite effect. It woke me up. I am ridiculously ME now, or am I?
It used to taste so much better a couple of hours ago. Now it's simply dull. Don’t like it anymore. It's cheap.
It used to have that typical smell. I can't tell the difference anymore. Probably because I smell just like it.
And the color, of course, it is the same. Colorful or just plain, however I want it to be. I must say, the color was not really touchable, but I could look at it from time to time and feel like a Cubist painter.
Where am I? Who are these people?
Am I still on a comfortable seat of a Boeing 747? -Well I certainly don’t feel comfortable.
Am I still landing in the middle of nowhere? -No, it's just too noisy here.
Am I deep into the Pacific? - There is no way this place feels peaceful.
Am I still in bed writing "Dear my l…"? -WTF? (Amen! to the last one)

I need to get out of here: May be I should run fast and reach the seventh terrace of Dante Alighieri's purgatory. I could probably feel something over there. It would hurt as hell, but at least...

I can't see my heart. I can't touch it anymore. And I don’t FEEL it anymore...

Oh there it is!
…in a glass
...in a liquor-filled glass
… in a liquor-filled glass in a stranger's hand
...in a liquor-filled glass in a stranger's hand, in front of me
...in a liquor-filled glass in a stranger's hand, in front of me, that I just can not reach...


Postuar nga Katilesha datë 21 Nëntor 2007 - 20:27:

Hmmmmmmmm

Ishte ore e pakohesise,ore ku as lehjet e qeneve nuk degjoheshin me ne rruge. E shtrire po lexoja nje liber te Freud dhe po mundohesha te perfundoja 50 fq e fundit qe me kishin mbetur ,pasi te nesermen duhej ta dorezoja ne biblioteke. Kisha nevoje te perqendrohesha,por kete nuk e dinin komshite e mi nga ana tjeter me te cilet na ndan vetem nje mur. Nga dhoma tjeter vinin te qeshura histerike djemsh, shkapetje trupash ne mur, rrezime objektesh neper dysheme dhe asgje tjeter,asnje fjale,asnje fraze ...asgje prej gjeje,pervecse qeshjeve histerike. E zemeruar shoh murin dhe po imagjinoja djemt e te qeshurave histerike,qe per aq here sa ishim takuar ne rruge me ishin dukur shume serioze,ndoshta me shume sec duhet dhe kishin disa fytyra deri diku engjellore. Ata ishin studente amerikane qe jetonin prej dy vitesh ne Shkoder dhe qe predikoninnje sekt fetar emrin e te cilit nuk e di. ( Vetem keto info,qarkullojne neper gojet e komshijve te tyre). Vertete e zemeruar qe nuk po mund te perqendrohesha mbi liber vetem nga zhurma qe ata shkaktonin , ngrihem nga shtrati , i afrohem murit mbledh doren grusht dhe  i bie atij disa here me zemerim. Asnje levizje nga ana tjeter, qetesi e befasishme . Ata ishin ngrire. Papritmas me vjen nje pergjigje....por jo me fjale,jo me qeshje ...por me nje goditje ritmike mbi mur. Qesha me te madhe,ndoshta ata me kane degjuar. Keshtu u riktheva ne shtratin tim dhe ne nje qetesi te kendshme perfundova leximin e librit.

Te nesermen ne ngutjen e mengjesit per te vrapuar te makina qe me priste per ne Univ. shikimi m'u kryqezua mbi nje pale sy te kalter dhe te buzqeshur qe te falnin nje qetesi gati hyjnore. Ishte njeri nga djemt amerikane.Buzqeshem te dy ,ulem syte dhe  ky eshte nje veprim qe perseritet sa here qe takohemi ne rruge. Ndoshta me ate kam komunikuar!? Nuk e di ! Une di vetem qe ne komunikojme vetem me buzqeshje dhe me sy qe ulen turpshem .... pasi komunikimin me "mur" e kemi "braktisur" .....,te pakten per momentin.

 

007


Postuar nga homer datë 27 Nëntor 2007 - 21:28:

duke.........

duke....

duke degjuar simfonine e salzburgut dhe duke u perpjekur te mendosh me ritmin e cmendur te kesaj simfonie.Te me falesh Volfgang qe e quaj keshtu kete ritmin tend por po me vdesin qelizat e trurit dhe nuk mundem te te duroj.Te kam inat qe je po kaq i cmendur sa une dhe gjeni i vetem.te kam inat qe i ke perdorur te gjitha per te na cmendur dhe adhuruar.Po une?????????????



Ne momentet me te keqija!!!!!!!!!

__________________
tung


Postuar nga Katilesha datë 29 Nëntor 2007 - 16:01:

Exclamation

Nuk degjohet asgje,pervec preludit qe shiu po krijon neper rruget e qytetit me nota thellesisht nostalisgjike dhe permalluese......

Po bie shi....

 

007


Postuar nga Katilesha datë 16 Dhjetor 2007 - 04:35:

Arrow

Shoh veten time te varur ne kornize mbi sfondin blu te erret te dhomes. Buzeqeshja ka hedhur grepat ne cdo cep te fotos , syte te fshehur me nje shall te zi  te japin pershtypjen e dikujt qe nuk ka me deshire te shohe perditshmerine,te zakonshmen,monotonen qe enden cdo dite rrugeve te qytetit dhe i ngjiten njerezve pa dashur...duart e zgjatura sikur po kerkojne ne erresiren bosh, ne kerkim te dickaje qe nuk e di as ne cilin drejtim ka ikur , te lene nje shije misteri pikant.  Kjo foto artistike sipas fotografit tim nuk po me pelqenka fare sonte.....apo ndoshta eshte faji i ngjyres se murit...,apo faji i debores qe ngeshem po bie perjashta,apo faji Im i fshehur artistikisht ne ate foto??  Vertet qe nuk e di !

Faj jetim ........


Postuar nga ingmetalboy datë 18 Dhjetor 2007 - 02:50:

Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007

[I]Faj jetim ........



Faj jetim. Valle si mund te jete ndryshe?
flm 007


Postuar nga bebushi!!! datë 18 Dhjetor 2007 - 22:13:

Faj jetim??? Po faji eshte i tille dhe kurkush nuk e pranon dhe atehere kur e di se eshte fajtor.

Kush eshte fajtor qe une gabova?Une prape nuk e pranoj dhe pse e di qe vete jam fajtore ,per kete do t'i vuaj vete pasojat dhe nuk do t'i kerkoj t'i ndaj me ty...


Postuar nga Katilesha datë 28 Dhjetor 2007 - 22:34:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy


Faj jetim. Valle si mund te jete ndryshe?
flm 007



.........

Keshtu ndodh ne rrefimet shpirterore. Njerezit gjejne veten ne nje moment te caktuar,ne nje fjale , ne nje fraze apo mendim. Une e kam gjetur vetem me qindra here mes rrefimeve te forumistave ketu,aq sa per nje moment kam menduar se eshte pena e shpirtit tim binjak qe shkruante. Kam takaur Katin e se kaluares dhe ne mendime brenge dhe malli , jam munduar te shqep gabimet e se kaluares dhe t'i jap atyre formen qe duhej te kishin....nje tegel i drejte me shume ne pelhuren e jetes sime. Jetojme per te endur me ngjyrat dhe format me te vecanta dhe unike pelhuren e jetes tone, duke e ruajtur ate me cadren e mirsive dhe ciltersise nga njollat e shpirtrave te keqinj,por jo gjithmone ia arrijme. E megjithate , une e dua pelhurenjete timen, me gjithe gjurmet dhe njollat e shpirtrave te keqinj endur aty , per vete faktin se bardhesia e saj heret a vone i verbon , i tremb shpirtrat e paudhe, shpirtra jetime , pa dashuri nene, babai , motre apo vellai.

Shpirtra jetime hesapi.

 


Postuar nga Katilesha datë 06 Janar 2008 - 18:19:

Lightbulb

Njeriu vetem duke degjuar zerin e tij te brendshem arrin te vendose ekuilibrin midis pavetedijes dhe vetedijes , gezimit dhe trishtimit, lotit dhe buzqeshjes, hijes dhe realitetit. Vetem duke degjur zerin tone te brendshem ne mund te arrijme te veme balancat midis te kaluares,te tashmes dhe te ardhmes tone. Mund te veme balanca  midis reales dhe joreales,te vertetes dhe genjeshtres, hipokrizise dhe pastertise. Vetem duke degjuar zerin tone te brendshem mund te arrijme te ecim pa na shkare kemba ne mesin e arte te "fijes" se holle te balances, kufirit ndares midis ketyre polariteteve dhe pikerisht ne kete kufi ne gjejme veteveten. Identifikohemi me njeren apo tjeter ane. Eshte e veshtire rruga qe duhet ndjekur dhe ka shume kosto, aq e veshtire sa dhe perceptimi i drejte dhe i qarte qe duhet te kesh per cdo peshperitje apo tingull qe te leshon ai ze i brendshem.

Sa bukur e gjithe kjo.

 Kati' s 007


  Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.