Forumi Horizont | Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)
Sot kuptova qe cmenduri do te thote ti bertasesh ndergjegjes tende pa arsye, ti'ia shkulesh floket ketij uni pa te drejte, ti kerkosh llogari asaj qe te gjykon, pra, kesaj koshience , kembana e se ciles na bie sa here qe fillojme te dyshojme se beme mire a beme keq...
-U detyrove -me peshperit krenaria
-U preke- me thote sedra
-U ekzaltove- me shfryn nervozizmi
-Duhej dhe pse ske faj...- me buzeqesh e qete....... ndergjegja...
Po vazhdoj te pikturoj diten time mbi telajen e kohes, te shpresoj te hedh ngjyrat e duhura, qe ne mbremje te mos i hakerrehem asaj qe fort me qorton...ndergjegjes...
E dashur Isra , te gjykosh ndergjegjen eshte beteja me e ashper qe uni brenda unit perjeton . Thjeshtesia jote ne te shkruar por dhe koncize , per te qene e kuptueshme per te gjithe , dhe filozofia e mendimit qe percon tek lexuesi , flet qarte per nje njeri me virtyte dhe bote te pasur. Per aq kohe sa lexoj tek ky forum kam vene re qe mesazhet e tua nuk jane te gjata , por permbajne mendim te koncentruar dhe japin efekte , (te pakten tek une , se nuk mund te flas ne shumes ) . Urime Isra dhe mos rresht se shkruari .
Respekte
Citim:
Po citoj ato që tha isra

Po citoj ato që tha orig
E dashur Isra , te gjykosh ndergjegjen eshte beteja me e ashper qe uni brenda unit perjeton . Thjeshtesia jote ne te shkruar por dhe koncize , per te qene e kuptueshme per te gjithe , dhe filozofia e mendimit qe percon tek lexuesi , flet qarte per nje njeri me virtyte dhe bote te pasur. Per aq kohe sa lexoj tek ky forum kam vene re qe mesazhet e tua nuk jane te gjata , por permbajne mendim te koncentruar dhe japin efekte , (te pakten tek une , se nuk mund te flas ne shumes ) . Urime Isra dhe mos rresht se shkruari .
Respekte
Dikush me tha qe jeta ime eshte e humbur sepse jepem shume pas endrrave, kur mund te jepem pas gjerave reale. E pyeta cfare nuk eshte reale? Mendimet, shpirti, ndjenjat? Cfare kuptimi ka jeta pa endrra? cfare motivimi mund te kete njeriu te cohet perdite nese nuk shpreson e enderron? Ku mund ta gjeje forcen per te mbijetuar per te mos u dorezuar pa luftuar ne tragjedite qe te rezervon jeta perdite?
Njerezit jane bere kaq "realista" kaq te dhene pas mishit sa te tregojne me gisht si budallain me te madh, si te humburin me te madh nese ndjek zerin e zemres.I ka kapur kaq shume vaniteti saqe nuk dallojne me kane shpirt brenda vetes apo jo. Eh medet cna ka gjetur.
Nuk te mjafton te kesh veshtiresite e jetes kunder ne luften tende per ate qe enderron, por ke kunder dhe gjithe njerezit, edhe ata me te afermit, shoqet, .shoket qe te japin mend per jeten dhe per cfare eshte me e mire per ty, me nje siguri rrenqethese. Jam e trishtuar, e vrare nga njerezit qe mendoja se me kuptonin. Por nuk do heq dore kurre nga endrrat, edhe nese kam gjithe boten kunder.
hey girls!
Ju falenderoj per fjalet inkurajuese, edhe pse nuk shquhem per krijime...por thjesht shkruaj ate qe ndiej per momentin....gjithsesi thanks
Nga dashuria në qiell u shtriva,
me kokë në diell unë fjeta gjatë.
Dhe s’u pendova që aq të desha,
ndërmend e kam të të dua prapë.
Nga dashuria ditët e gjata,
në bukë i ktheva dhe gurë tespihe.
Me to të gjallë e mbajta ndjenjën,
me to sfidova ankthin në pritje.
Nga dashuria në qiell u shtriva,
me kokë në diell une fjeta gjatë.
Dhe s’u pendova që aq të desha,
ndërmend e kam të të dua prapë.
Ndjenjat nuk jane asnjehere kohe e humbur. I humbur eshte ai qe nuk ndien.
Ja nata perfekte! Hena e plote, fresku qe te masazhon fytyren duke te bere nje soft lifting, drita te zymta per te bere ambjentin me intim , tavolina e kuruar dhe ne te dy.
Kjo eshte nata, ku une ndjehem mrekullisht mire dhe ku ti cuditerisht ngatarrohesh mes fjalesh duke u bere nje “llafazan” i lezetshem. Ku qeshim dhe me muhabetet me serioze, ku syte komunikojne me shume se cdo here, pa shume puthje jemi ne publik! Dhe ja e sheh? Kam vene varesen qe me ke dhuruar , jo unazen mos e shih e kam blere me nje bankarele marokinesh, po takat jane te larta, pradaj kur ecja mbahesha rreptesisht pas teje. Dhe per ta bere naten pak me te zakonte nuk mungon tipi i ulur ne tavolinen mbrapa, i veshur vintage me floket si te palara, me dhembet e prishura, qe te shkel syrin paturpesisht, duke te detyruar te heqesh direkt veshrimin. Dhe me ben te buzeqesh ideja sikur edhe vetem largesisht te guxoja te beja nje krahasim.
Kjo eshte nata ime, nje nate perfekte. Do te kishte qene akoma me shume nese s’do te ishte nata jone e fundit.
(Ps* il ritorno dovuto)
Durrsake ma zbukurove temen me pelqen te te rilexoj serisht dhe vecanerisht ketu. Une? i kthej syte nga qielli por ka gjithnje re.Shpresoj per nje dite te mire, por s'po duket ne horizont fare. Rindieva per here te pare dicka qe kisha kohe qe nuk e ndieja, dhe kam frike se truri im i lodhuru eshte rikthyer amplitudave. Por jam me e qete larg te gjitheve, me nje nderprerje komunikimi me te gjithe..
Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.