Forumi Horizont Gjithsej 24 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 »
Trego 240 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Poezi per ty (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7973)


Postuar nga artidr datë 20 Gusht 2005 - 14:08:

E ndjej se gjindem në kurthenë
E asaj që e quajnë jetë.
Dhe emocionet e ilozionet për te
Ngadalë po shuhen.

E di se duhet të vazhdojë
Por nuk e bëjë dot.
Mundohem ta afroj ate
Që dikur kishte kuptim
Por nuk arrijë.

Për mua ishte dielli
Që ngrohte me qenien e saj
E hëna krahas syve të kaltërt
Humbte ndriqimin e zakonshëm
Ishte ajo.
Ajo që më jepte forcë
E shpresë
Edhe atëherë kur e kisha humbur.
Fillova të besoj në engjuj
Se shifsha çdo ditë.
Kur e humba,
Humba margaritariten time ,
Humba vetën,
Diellin,
Lulen,
Hënën
Dhe gjithçka qe kisha në zemër.


Postuar nga artidr datë 22 Gusht 2005 - 15:07:

Jane netet e heshtura dhe te vetmise qe ndjej thiken e dashurise
Atehere qe zemra mblidhet grusht dhe ndjej gjoksin e rende ....
Eshte dashuria qe e rendon ...
Asgje nuk eksiston me tutje se kjo....
Kalon dhe vjen si nje tren i vjeter qe duke e pare ndjen ajrin qe te perkedhel..
Si eshte e mundur te thuash jo … ??si ???
Humbem dhe humben me mua endrat…
Endrat qe me nxjerin nga ferri..
Thesha qe kur dashuron ndodhesh ne parajse ..
Thashe ..
U zhgenjeva…
Qetesi…
Piktura e endres u zhduk....
Dhe perseri sketerra me ka mare nder krahet e saj....
pra duke menduar per ty eshte me mire te fle se ndryshe do botoj liber!!!!!!!!
Macja ime ...........


Postuar nga artidr datë 28 Gusht 2005 - 00:31:

Nje shpirt i zhveshur
jam,
mbi keto vargje
ne kopshtin e Edenit
me duket vetja,
ne kohen
kur njeriu
akoma mekatin s’kish kryer.
Mbi to,
shpirti im
s’ka asnje mbulese
e megjithate
ndihem i qete.
Nga strukjet
kam dale
shpirtin e kam lene
te jete i lire
te flas
te qesh
te qaj
te degjoj
e kushdo te mund ta lexoj.


Postuar nga artidr datë 28 Gusht 2005 - 00:34:

Nuk e di ti por, une po te dua
me shume e me shume ,
ne çdo moment qe kalon ne jeten time.
Nuk e di ti , por ne çdo çast te jetes sime,
ti vazhdon te jesh zoti i endrrave te mia.
Prandaj te fal qiejte e mi,
te jap gjithe endrrat e mia,
jap gjithçka
vetem per te pare ngrohtesine e syve te tu,
embelsine e buzeve te tua
butesine e duarve te tua
shkelqimin e buzeqeshjes e te dashurise tende.
Nuk e di ti por, une e kam takuar
ate qe po kerkoja prej shume e shume kohesh.
Nuk e di ti por, ne momentet e puthjeve te tua ,
per mua asgje me nuk ekziston ,
vetem ti dhe une.


Postuar nga artidr datë 03 Shtator 2005 - 23:22:

PER SHPIRTIN TIME

Jeten time ty po ta dhuroj,se ty o shpirt marrezisht te dashuroj,me vrit,me digj dhe trupin bema hi,vetem me dashuro marrezishte dhe ti.
sa i lumtur do ndihesha o shpirt si'kur te ishe me mua,
nuk do pushoja duke te perkedhelur trupin me duar kur ti te ishe ne prehrin tim ,
kur ti e shtrin ate shtat si lumi edhe eren se le ne qetesi,
e une te ledhatoj ty me duar te ngrohta fytyren,
vetmine me puthje ta largoj dhe me ben lutje qe t'te pushtoj
te fundosemi ne ujrat e thella te dashurise dhe te shfaqim bindjen e simpatise kur pasioni na mbeshtjell litar na shkrin dashuria si vullkan si zjarr, dhe sdua te ndahen kurre trupat tan dua qe perher te mbetemi prane ashtu te bashkuar zingjir i pakeputur te ushqehemi me puthje ne nje ishull te humbur dhe nje shtrengim i forte seq me ngrin ne lartesi, dhe te mbetem perjete i roberuari jot.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 04 Shtator 2005 - 00:14:

Post Malleshtore poezia juaj Arti!Pergezime te perzemerta miqesore!

Citim:
Po citoj ato që tha artidr
E ndjej se gjindem në kurthenë
E asaj që e quajnë jetë.
Dhe emocionet e ilozionet për te
Ngadalë po shuhen.

E di se duhet të vazhdojë
Por nuk e bëjë dot.
Mundohem ta afroj ate
Që dikur kishte kuptim
Por nuk arrijë.

Për mua ishte dielli
Që ngrohte me qenien e saj
E hëna krahas syve të kaltërt
Humbte ndriqimin e zakonshëm
Ishte ajo.
Ajo që më jepte forcë
E shpresë
Edhe atëherë kur e kisha humbur.
Fillova të besoj në engjuj
Se shifsha çdo ditë.
Kur e humba,
Humba margaritariten time ,
Humba vetën,
Diellin,
Lulen,
Hënën
Dhe gjithçka qe kisha në zemër.


Postuar nga artidr datë 05 Shtator 2005 - 01:08:

Je shum e mire Hegla

Te Pershendes lal



Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 05 Shtator 2005 - 01:58:

Smile

Faleminderit Nga Zemra Arti!
Gjithashtu ju Pershendes Perzemersisht!


Postuar nga artidr datë 10 Shtator 2005 - 01:58:

Diku larg ne zemer te kesaj bote fshihesh ti shpirti ime derisa te te zbuloje i madhi Zot do jesh endrra ime Lumenjet e syve tu vershojne me aq intenzitet sa shume me kan mungu sa kujtimi yt me vret.


Postuar nga goca tironse datë 10 Shtator 2005 - 20:34:

Citim:
Po citoj ato që tha artidr
Diku larg ne zemer te kesaj bote fshihesh ti shpirti ime derisa te te zbuloje i madhi Zot do jesh endrra ime Lumenjet e syve tu vershojne me aq intenzitet sa shume me kan mungu sa kujtimi yt me vret.
pergezime me kaq poezi te bukura ti mund te behesh nje poet nqf nuk je akoma


  Gjithsej 24 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 »
Trego 240 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.