Forumi Horizont Gjithsej 337 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8245)


Postuar nga NS-6 datë 14 Shkurt 2006 - 04:42:

eshte e cuditshme...njeriu e ka me te lehte te kujtoj ndonje moment hidherimi se sa ato te gezimit...jemi te bluajtur keshtu...edhe sikur vite me rradhe te kalojme gezueshem,ne fund vjen nje fshirese hidherimi dhe i zhduk te gjitha...sikur te mos kishin ekzistuar kurre...jemi te paafte te themi qe gezohemi se ajo gje ndodhi...dime te themi vetem qe perfundoi...dhe thelle ne shpirt kerkojme vetmine me zor...nderkohe qe kujtimet mund te ishin miqte tane...vetmise i bashkohet edhe nje mik tjeter...loti...nje treshe perfekte qe sa do qe te ndahet,e gjen gjithmone rrugen e ribashkimit...


Postuar nga myzeqari datë 14 Shkurt 2006 - 04:57:

Vras mendjen cfare dreqin bera sot !
Thjesht plogeshti dhe mizerje ne cdo hap , sado qe perpiqesha ti beja hapat me te medhenj keto cilesi te ndyra nuk me ndaheshin , kam pershtypjen se nje dite me e mire me pret neser , dite me diell


Postuar nga Enya datë 14 Shkurt 2006 - 05:46:

Si gjithmone ndalem te lexoj veten.Sa tip i qete qe jam realisht.
Askush s`me njeh.As ti qe pretendoje se me njihje.
As une s`te paskam njohur ty.Me mire keshtu.Te panjohur krejtesisht.
Sot dicka me theri mu ne zemer.Nuk ishte ndjenje e bukur.
E kalova peshtymen poshte, sic bej gjithmone.
Keshille nga .........
Dikush pret t`i kerkoj te falur publike.S`me le egoja ta bej,jo se nuk e meriton.
Ok, po i kerkoj te falur tani, meqe jam ne publikun e rreme.
"Myzo me fal per fyerjet, gjithashtu te fal dhe une per fyerjet e tua.!"
Se mezi e shkrojta.Hmmm.Ja!Ky eshte pendimi....Kalofshi gezuar Festen
dhe Happy Valentine`s Day!


Postuar nga Iyua datë 14 Shkurt 2006 - 09:59:

Arrow

Pas nje dite te lodheshme, pata kohe ta hapja serisht pc.
Mendimet shkoje larg udhetojne bashke me shiun qe pikon pa pushim.
Luftojne me stuhine qe nuk e le te Mbizoteroje njehere te vetme.
Lere shiun te bjere mbi toke , Leri mendimet atje ku jane dhe Mundohu per nje te Ardhme pa vuajtje dhe pa shkaktuar dhimbje.
.................................................


Postuar nga iliriusa datë 14 Shkurt 2006 - 10:46:

Ka momente kur arrin nje sasi te tille kthjelltesie sa edhe ajri qe te pershkron trupin eshte i mprehte...
Jemi kaq te vegjel...
Krijesa kaq te brishta qe mashtrojme veteveten edhe te tjeret me ndjesine e rreme se jemi ketu per te gjithe perjetesine.
Jemi kaq te thyheshem por fatmiresisht a fatkeqsisht mesohemi me gjithecka. Gjithecka!
Eshte pothuajse e peshtire! .............


Postuar nga volter datë 14 Shkurt 2006 - 14:41:

Une jam sot shume i gezuar, dhe madje qenia ime eshte varur nga nje ndricim qe t i ben te kendshem syte papritur... E njoha qiellin qe ishte stolisur, dhe atje se largu shkruante emrin plloshtani


Postuar nga diabolic datë 14 Shkurt 2006 - 16:59:

Sot jam pa fjale , nuk e di perse , ose me sakte e di por nuk tia jap kenaqsine e ketij momenti.Dua te mbushem me fryme por me mungon ajri...me mungon ti.


Postuar nga Lela_Dr datë 14 Shkurt 2006 - 17:24:

Ne putheshim
dhe ishim vetem ne te dy
pa kohe, pa vend, pa hapesire
ishim vetem ne te dy
me qiell e pa qiell
me diell e pa diell
me toke e pa toke
ishim ne te dy
Dikur...


Postuar nga volter datë 14 Shkurt 2006 - 22:28:

Akoma jam i gezuar nga qielli im, qe eshte stolisur me perla vargjesh me stil te vecante poetik, akoma jam i mberthyer ne guacken time te bukur, dhe shume te qete shpirterore.. eshte hyjnore kjo dite e

me fund per ty regjisorja ime e dashur... e di se te kam munguar keto dite, por dije se se shpejti do jemi bashke.. gezuar diten e te dashuruarve!


Postuar nga lorie datë 14 Shkurt 2006 - 23:32:

Smile 14 shkurt sot

e lumtur sot,krejt e lumtur ,e kenaqur,e realizuar. Ndihem e realizuar dhe perseri ndihem qe kam shume gjera qe duhet te punoj me veten.(por koha pret)
Desha te shkruaja ketu mendimin e castit qe me erdhi mdermend.( ka qene brenda meje me pare)
Mendimi se sa shume dashuri gjendet brenda meje.
Bleva 5 dhurata per miket e mia me te ngushta,thjesht sepse desha te shprehja sesa shume i dua ato ,me gjithe zemer,sesa shume e vleresoj miqesine tyre.
Dhe te mendosh qe nje vit me pare une s'doja as veten..................................... now i make random presents cause my heart is pouring out love.


  Gjithsej 337 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.