Forumi Horizont | Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 » Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Monstra ne shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9518)
Nuk kam me monstra ne shpirt. nganjehere edhe kthehen kllapite e vjetra, por i mbyll syte fort dhe i largoj i mbaj larg vetes, larg shpirtit larg mendjes.
Nese perpiqesh te zbulosh dicka pozitive ne gjithshka qe te ndodh, ne te gjitha traumat veshtiresite problemet lotet dhimbjet, shpirti fluturon gjithmone i lire dhe jeta buron nga cdo qelize. I kam bere vetes nje premtim qe kur kam ndryshuar vendqendrim dhe e gjithe qenia ime ka ndryshuar. s'kam qene kurre me e lumtur pavaresisht veshtiresive dhe nuk kam qene kurre me pare kaq shume e mbushur me entuziazem. tani nuk i dedikohet personave te vecante, por vetes sime ne pergjithesi dhe jetes sime te re. qeshni njerez se nje buzeqeshje sjell ndryshim perqafimeeeeeeeee
Kaq shume rruge te cilat i ndermarrim ne jete na dalin perpara vetem per shkak te gabimeve. Shkelim e vazhdojme te ecim tek to vetem per shkak te gabimeve, edhe gabimet kthehen ne ato rastesite e cuditshme te cilat per nje moment i pe si mrekulli e ne momente te tjera te kthehen ne mallkime.
I besojme kaq shpesh personave te gabuar, ndoshta sepse thelle thelle brenda nesh kemi te strukur ate personin e mire me endrrat e bardha e besimin naiv se syte qe te veshtrojne perballe teje jane sy te paster qe te veshtrojne nepermjet nje shpirit te bukur, nje zemre te paqme. Por harrojme se monstrat jetojne brenda gjithekujt e heret a vone do te shfaqin kokat e tyre te shemtuara duke thyher retinen e syve te paster ne te cilet po pasqyroheshim me pare. Ndonjehere ndodh qe monstrat te hidhen persiper e te fillojne e te kafshojne e ti perpiqesh te mbrohesh por gjithesesi te lene nje shpirt te gjakosur... por here te tjera kafshimet e tyre as qe i sheh....as qe i ndjen, vetem kur e sheh sesa ke humbur nje dite kur ti kalon nje kthese edhe i sheh mostrat aty duke lepire kockat e tyre...
Gjithesesi ndergjegjesisht te zgjuar e dime se gabimet do te mbeten aty e do vazhdojme ti bejme dosido... cila eshte rrugezgjidhja, sa mundesh te mesosh nga gabimet qe ben, deri ku mund te te behet pesimi mesim? E deri ku mund te arrish ta mbrosh veteveten? E deri ku vete-mbrojtja mbetet vete-mbrojtje e nuk kthehet ne vete-izolim ?
Kujt ti besosh ne kete bote kur njerzit te cilet i beson vazhdon te rrezohen njeri pas tjetrit si kollona qe shemben e ti s'di me ku te mbahesh? E per me teper me humbjen e tyre humbet edhe besimin ne vetevete, ne gjykimin tend, ne vlerat e tua intelektuale, ne gjithecka...
Gabimet gelltitin gjithecka! Edhe momentet e bukura qe i japin ngjyra jetes. E ne castet e grishta ti ulesh diku, ne nje cep te shpirtit ku dhimbja nuk te arrin edhe pyet vete-veten:Eshte me mire te shohesh boten bardhe e zi e te pertypesh neper dhembe dhimbjen e rezistences ndaj jetes? Apo ti shohesh ngjyrat per aq kohe sa ato rrezellijne me gjithe shkelqimin e tyre lebetyres sado qe e di qe heret a vone do te plaken para teje e do te veniten me shpresat e vrara gjithashtu?
Dosido ne fund te gjitheckaje ti ndodhesh ne funeralin e nje shkendijeze te bukur te shpirtit tend. Vajton per aq kohe sa mundesh te vajtosh, me aq zemer sa mundesh ti dedikosh asaj shkendijeze....i dedikon edhe nje rekuiem aq te hidhur sa mundesh edhe....
.....
..... edhe fillon serish nga e para....
ehuha
sa here qe flas per monstrat e mi, po aq here, ata rrezikohen te zhduken. dhe sa here qe veproj ne rebelizem,po aq here zbehen ndikimet e tyre.
Sa here qe lutem,aq here fitoj lirine prej tyre.
hej a. mund te hapesh pak mesazhet private,desha te te pyesja disa gjera mbipsotimin per librin ne fillim.
faleminderit dhe njehere, me fal per vonesen.
It's been crazy !
ILIRIUSA,PERSHENDETJE.
KOMPLIMENTAT E MIA ME TE MIRA.
SHKRUANI SHUME BUKUR.KENI NJE SHPIRTI TIPIK ROMANTIK,ARTISTIK,POETIK .....
TE UROJ SUKSESE,TE METEJSHME.SHKRUANI JASHTEZAKONISHT SHUME BUKUR.BESOJ SE KENI TALENT TE LINDUR.
SUKSESE E DASHUR.FAT DHE MBARESI.
u be kohe tashme qe
rri dhe mendoj sesi do te ishte jeta ime pa Zotin.Sikur te mos kisha rastisur te njihja mbi personalitetin e tij,sikur te mos dija qe ka nje Zot atje lart qe kerkon me kaq ngulm te kete nje marredhenie te vecante dhe personale me njerezit ketu ne toke,sikur te mos dija qe kjo marredhenie arrihet mes lutjeve dhe perulesise,jeta ime do sihte krejt ndryshe,dhe personaliteti im do ishte krejt ndryshe.
Do isha si nje eprson qe shkon nga te fryje era dhe furtuna, do shkelja parimet e mia duke iu vene ndjenjave rendesi me shume se fakteve, nuk do merrja vendime qe kerkonin guxim dhe me pas do inatosesha se nuk merrja vendime te tilla e ngecur si ne nje rreth vicioz. Por nuk jam e tille, ne eprsonalitetin tim rriten ne porporcion premtimet qe Zoti ka bere ne Bibel per gjithe ata qe besojne tek biri i tij;rritet miresia, guximi, dashuria per njerezit, durimi. Eshte e cuditshme sesi per pothuajse 1 vit une nuk flisja me nje shoqe sepse ajo me kish lenduar shume thelle ne shpirt, dhe nga frika e shtyja qe te flisja me te dhe sepse ajo nuk me kish kerkuar falje. Vetem 3 jave me pare me kerkon falje dhe une qe deri atehere isha sjelle aq krenare dhe kryenece i kerkoj falje qe i isha sjelle aq ftohte dha ashper( fjalet e mia kur iantosem dhe lendohem jane shume therese dhe sarkastike). Mu desh qe zerma ime te arrinte ne kete pike dhe jam shume e sigurte qe Zoti beri punen ne zemren time qe ajo te zbutej sepse te ishte per mua dhe per shkak te krenarise time as qe do kisha hedhur syte dy here nga ajo rruge. Zoti me ka bere te mposht demonet qe jane kaq te natyrshem ne qenien njerezore. Nuk eshte e lehte te falesh njerezit qe sillen padrejtesisht me ty, nuk eshte e lehte te lutesh per ta dhe te perpiqesh ti duash, nuk eshte e lehte qe te japesh shanse te dyta. Un e nuk di nga tia filloj me shoqen time, nuk do di a do jem e afte ti besoj asaj serisht, dhe ti besoj asaj serisht eshte perkufizimi i FALJES. Te falesh eshte te ZGJEDHESH te harrosh.Eshte njesoj sikur ndodhia mos kete ndodhur kurre. Nuk eshte aspak e lehte,dhe une me perpjekjet e mia njerezore nuk mund ta bej kete gje,eshte vetem npm fuqise se Zotit dhe vetem prej tij jam ndjere e cliruar ne zemer mbi kete ceshtje.Te jesh e krishtere qe do me thene te ndjekesh Krishtin duhet qe te falesh sic fali ai,dhe njerezit kurre nuk mund ta rrijne kete gje vete nqs nuk kane nje nderhyrje nga lart.
Si do ishte jeta ime pa Zotin??? oh, e verber, do ecja ne tym dhe zemra ime do ishte shume e ngushte,s'do kishte vend per shume njerez.
Si eshte jeta ime me Zotin? Ka raste shume e veshtire. Mendimi i shume njerezve mbi fene eshte :feja eshte per ata qe nuk jane te afte tia dalin vete jetes dhe i drejtohen nje qenieje te mbinatyrshme. Ndoshta per shume veta qe nuk jetojne besim te vertete dhe qe e quajne veten te 'krishtere' kjo gje u pershtatet,nuk e di, por une flas per besimin tim. Besimi im eshte i veshtire,jo shume nejrez duan te analizojne zemren,ta riskojne ate per se dyti jo shume njerez duan te ndryshojne jetet e tyre dhe gjithashtu te kene endrra dhe vizione te ndihmojne jetet e te tjereve qe ndoshta presin per dicka qe nuk dine se c'eshte, qe ndoshta nuk dine se c'po kerkojne por e dine qe ndihen bosh. Zoti na ka krijuar me deshiren per te qene prane tij ,dhe kur jami larg,ndihemi ne boshllek.
Une jam plot and i looove it.
.
.
.
.
.
.
.
.
hey Iliriusa, hape pak mesazhin privat se doja te te ktheja pergjigje. po luan kukafshehti ?
Re: u be kohe tashme qe
Citim:
Po citoj ato që tha lorie
rri dhe mendoj sesi do te ishte jeta ime pa Zotin.Sikur te mos kisha rastisur te njihja mbi personalitetin e tij,.
Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Kaq shume rruge te cilat i ndermarrim ne jete na dalin perpara vetem per shkak te gabimeve. Shkelim e vazhdojme te ecim tek to vetem per shkak te gabimeve, edhe gabimet kthehen ne ato rastesite e cuditshme te cilat per nje moment i pe si mrekulli e ne momente te tjera te kthehen ne mallkime.
I besojme kaq shpesh personave te gabuar, ndoshta sepse thelle thelle brenda nesh kemi te strukur ate personin e mire me endrrat e bardha e besimin naiv se syte qe te veshtrojne perballe teje jane sy te paster qe te veshtrojne nepermjet nje shpirit te bukur, nje zemre te paqme. Por harrojme se monstrat jetojne brenda gjithekujt e heret a vone do te shfaqin kokat e tyre te shemtuara duke thyher retinen e syve te paster ne te cilet po pasqyroheshim me pare. Ndonjehere ndodh qe monstrat te hidhen persiper e te fillojne e te kafshojne e ti perpiqesh te mbrohesh por gjithesesi te lene nje shpirt te gjakosur... por here te tjera kafshimet e tyre as qe i sheh....as qe i ndjen, vetem kur e sheh sesa ke humbur nje dite kur ti kalon nje kthese edhe i sheh mostrat aty duke lepire kockat e tyre...
Gjithesesi ndergjegjesisht te zgjuar e dime se gabimet do te mbeten aty e do vazhdojme ti bejme dosido... cila eshte rrugezgjidhja, sa mundesh te mesosh nga gabimet qe ben, deri ku mund te te behet pesimi mesim? E deri ku mund te arrish ta mbrosh veteveten? E deri ku vete-mbrojtja mbetet vete-mbrojtje e nuk kthehet ne vete-izolim ?
Kujt ti besosh ne kete bote kur njerzit te cilet i beson vazhdon te rrezohen njeri pas tjetrit si kollona qe shemben e ti s'di me ku te mbahesh? E per me teper me humbjen e tyre humbet edhe besimin ne vetevete, ne gjykimin tend, ne vlerat e tua intelektuale, ne gjithecka...
Gabimet gelltitin gjithecka! Edhe momentet e bukura qe i japin ngjyra jetes. E ne castet e grishta ti ulesh diku, ne nje cep te shpirtit ku dhimbja nuk te arrin edhe pyet vete-veten:Eshte me mire te shohesh boten bardhe e zi e te pertypesh neper dhembe dhimbjen e rezistences ndaj jetes? Apo ti shohesh ngjyrat per aq kohe sa ato rrezellijne me gjithe shkelqimin e tyre lebetyres sado qe e di qe heret a vone do te plaken para teje e do te veniten me shpresat e vrara gjithashtu?
Dosido ne fund te gjitheckaje ti ndodhesh ne funeralin e nje shkendijeze te bukur te shpirtit tend. Vajton per aq kohe sa mundesh te vajtosh, me aq zemer sa mundesh ti dedikosh asaj shkendijeze....i dedikon edhe nje rekuiem aq te hidhur sa mundesh edhe....
.....
..... edhe fillon serish nga e para....
nqs Zoti do te shfaqet si forme njerezore, s'e ndalon njeri
as ti as une...
monstrat ne shpirtin tim..?------- huh? ku jane fshehur keto dite..?
Kembanat e shpirtit
Bien kembanat
te dhimbjes lajmetare
shpirti zhvishet,eshte ore e tij
si postitute neper rruge perdridhet
nje epshor,t'ia ngjeshe doren tani.
S'ka dileme
le te jem postituta e virgjer e kesaj nate,
Sonte dhe shpirtin e lashe pa dere,
kush te doje te hyje pa trokitur fare,
ta shijoj mekatin dhe une nje here.
Bien kembanat te mekatit njerezor,
dy shpirtra cmendurisht po dashurohen
neper trotuaret mbushur me molle,
qe tashme frytet ia mblodhen.
Dihatje shpirterore degjohen kete nate,
hena syte nga turpi ka mbuluar,
yjet veshet me duar mbajne
te mekatit s'duan te jene deshmitar.
Bien kembanat
te mengjesit te ri,
shpirti vishet dhe del,
ai eshte i bukur dhe plot hijeshi,
pafajesi qe te gjithe i rremben.
ps: Iliriusa besoj se nuk te vjen keq qe e postova ketu kete poezi ....Vertete qe nuk dija ku ta postoja tjeter....Te pershendes
Monstra ne shpirtin tim
O monster,o monster qe mundohesh te me gryesh shpirtin me tehun e asaj thike te mbuluar me gjak...O monster,perse mundohesh te ma ngulesh serish kur e di qe kam vdekur o monster ,o monster ja arrite ta gervishesh te timin shpirt o monster,o monster nuk me rrodhi lot me ngjyre gjaku kur pash se me vrave o monster, o monster por pse duhej te ishte pabesisht o monster ,o monster pse sme pe ne sy o monster , o monster pse me vrave dhe sma the kurre pse-ne o monster ....o monster me vrave gjithecka ,endrrat,shpresat,ndjenjat o monster .....me bere gjitchka o moster ....por si vetja nuk me bere dot....
Monster.
Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 » Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.