| Forumi Horizont | Gjithsej 17 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne shkollen e Dashurise. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9563)
Re: Re: Kam mall
Citim:
Po citoj ato që tha agata
Kisha kohe pa te lexuar Indriti...
Perhere i thjeshte dhe i embel![]()


Udha e dashurise.
Kjo udha e dashurise
Loje e ngaterruar…
U be kohe ne te shetis
Dhe se kam kuptuar…
U be kohe qe ne te eci
Ne k’te rruge te pafund…
Neper re, ne rreze dielli
Dhe nuk mberrij gjekund.
Kjo udha e dashurise
Sa udhe e veshtire…
Si me gjemb shpirtin ma gris
Shpirtin tim te mjere.
Letra e grisur!
1.
Me keputi malli, te shkrova nje leter
Me pas ah e grisa, te shkrova nje tjeter
Serish k’te e grisa dhe shkrova te treten
Ama kjo e fundit sec ma grisi zemren.
2.
S’di ty te ankohem, a vetes ti qahem?
Me thuaj te lutem dot me s’po permbahem
Te dhashe c’do zgjidhje prandaj me ndihmo!
Te lutem me thuaj ne ende me do.
3.
Nuk rend se kujtuari rikthimin tek ti
S’di ne me pranon…ne e meritoj
Qe imazhin tend harruar ne hije
Neper flete e mure prape ta pikturoj.
4.
K’te imazh te brishte, qe shfaqet kudo
Ne ditarin tim edhe ne shpresat nudo…
Qe me ben te digjem si shkrepese a qiri
Ne trishtim te kridhem, lot te derdh si shi
5.
Imazh i lekundur, mes dhibmjes e shpreses
Trup e shpirt plagos por s’te le te vdesesh
Ah te ben te vuash, askush nuk e di
Vec ai qe vuajti nga nje dashuri.
6.
Ende e degjoj k’te ze, me beson?
E tingullin e tij, nen ze e vertis
Zemra nga gezimi serish nis kendon
Kengen qe te thura, himn te dashurise.
7.
Ndoshta jam ne enderr , por ti po kendon
Zeri yt i embel ah me lumturon
Sapo syte kam hapur kthehem ne k’te bote
Zeri yt eshte tretur lamtumire me thote.
8.
C’qe kjo histori qe kurre se kam kuptuar?
Valle c’te jete kjo gjeme qe me ka kapluar?
Shpejt do marre fund tere kjo histori
Jo sepse jam une, por jemi te dy…
9.
S’di ty te ankohem, a vetes ti qahem?
Deri thelle ne shpirt me lot e gjak lagem
Kur leter te shkruaj ne gjak penen lyej!
Sa here letren gris dhe penen e thyej.
10.
Oh e cfare po them… te lodha me fjale
Kjo eshte ndjesa ime, oh me fal, me fal ,…
Nese do lexoje… mesoje permendesh…
Por ama ta dish, une e grisa letren.
Ah dashuria...me pelqen ky krijimi i fundit! 
kur lexoj disa poezi dhe shkrime shume te bukura neper forum, si kto te indritit apo te shkodranit te qeshur, ingm etj etj,,,
nuk e di a sinqerisht t'i bej komplimenta per krijimet e bukura dhe shpirt artsitash qe kane, apo, gjithashtu me t'njejtin sinqeritet te shprehi pak xhelozi dhe nevrikosje nga fakti qe egzistenca si kta nuk e bejn te leht per neve qe t'fitojm zemren e ndonje goce interresante...:p
Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Ah dashuria...me pelqen ky krijimi i fundit!![]()
Citim:
Po citoj ato që tha kurti
kur lexoj disa poezi dhe shkrime shume te bukura neper forum, si kto te indritit apo te shkodranit te qeshur, ingm etj etj,,,
nuk e di a sinqerisht t'i bej komplimenta per krijimet e bukura dhe shpirt artsitash qe kane, apo, gjithashtu me t'njejtin sinqeritet te shprehi pak xhelozi dhe nevrikosje nga fakti qe egzistenca si kta nuk e bejn te leht per neve qe t'fitojm zemren e ndonje goce interresante...:p
Ti s’ke faj.
Ti s’ke faj, pse une te desha
Pse te ndieva ti s’ke faj
S’vihet nen komando zemra
S’u hap dot porta e saj.
Ti s’ke faj pse te besova
Pse s’me zure bese s’ke faj
Gjithcka kisha ti dhurova
C’do kujtim ne shpirt e mbaj.
Ti s’ke faj, ndaj mos vajto
Mos u kridh ne lot per mua
S’ke faj qe tashme me do
Por te drejt’ s’kam te te dua.
I vetmi fajtor jam une
Ti s’ke faj, s’ke per asgje…
S’ke faj pse te doja shume
Ah, te doja mbi c’do gje.
Kur s’me doje te kam dashur
Kur me do, s’mund te te dua
I shkoj ditet zemerplasur
Jete mizore loz me mua.
Re: Ti s’ke faj.
Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Ti s’ke faj, pse une te desha
Pse te ndieva ti s’ke faj
S’vihet nen komando zemra
S’u hap dot porta e saj.
Ti s’ke faj pse te besova
Pse s’me zure bese s’ke faj
Gjithcka kisha ti dhurova
C’do kujtim ne shpirt e mbaj.
Ti s’ke faj, ndaj mos vajto
Mos u kridh ne lot per mua
S’ke faj qe tashme me do
Por te drejt’ s’kam te te dua.
I vetmi fajtor jam une
Ti s’ke faj, s’ke per asgje…
S’ke faj pse te doja shume
Ah, te doja mbi c’do gje.
Kur s’me doje te kam dashur
Kur me do, s’mund te te dua
I shkoj ditet zemerplasur
Jete mizore loz me mua.

fajin e kam une. lol
| Gjithsej 17 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.