Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 161 162 163 164 165 166 167 168 169 [170]
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 06 Nëntor 2012 - 08:42:

Tepepa (1969)

Regjia: Giulio Petroni
Skenari: Ivan Della Mea, Franco Solinas, G. Petroni
Aktore: Tomas Milian, Orson Welles, John Steiner

Doktor Henry eshte nje zoteri amerikan qe ka ardhur ne Meksike te kerkoje nje revolucionar me emrin Tepepa. Ai e gjen dhe e shpeton nga pushkatimi revolucionarin, por vetem qe te kete mundesine ta vrase vete. Ne fakt doktori ka nje dhimbje te vjeter, nje humbje ne jeten e tij qe ia ka shkaktuar pikerisht revolucionari meksikan. Por eshte teper i pazoti te perdore armet dhe gjithmone fiton kacaku meksikan, i cili e merr me vete neper fshatra te humbura. Atje doktori shikon varferine e skajshme dhe aresyet e revolucionit meksikan. Por nuk arrin kurre te kuptoje ate ambjent dhe Tepepa e bind se nuk eshte ai qe i ka shkaktuar humbjen tragjike. Tepepa dhe doktori, dy tipa krejt te ndryshem, njeri zoteri e tjetri bandit i detyruar nga jeta behen shoke. Por ne mes futet nje kolonel i ushtrise, qe i hap syte doktorit mbi krimet e Tepepes dhe e perdor qe te mposhte revolucionaret.


Filmi ka gjithe mundesite per te qene i mire: aktore te mire, muzike te Ennio Morricones, etj, por ka dale teper i merzitshem dhe plot difekte. Dublimi eshte skandaloz, ne ca pjese buzet levizin dhe nuk jane dubluar, plus qe filmi nuk ka dinamizem, ka skena te zgjatura dhe muzika qetesuese ne mes te aksionit. Ne ca pjese nuk kuptohet qarte per cfare po flet, pra duhet marre me mend. Si rezultat duket qarte sesa i rendesishem eshte regjizori ne nje film, perderisa me te njejtat risursa dhe te njejtat vite qe Sergio Leone beri kryevepra, Giulio Petroni ka hedhur dem punen e talenteve qe ka patur ne film.

Gjendet i gjithi ne youtube. Pjesa me poshte tregon nje skene kur revolucionaret dorezojne armet. Dialogu eshte i bukur:


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 161 162 163 164 165 166 167 168 169 [170]
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.