Forumi Horizont Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 162 163 164 165 166 167 168 169 170 [171] 172 173 174 175 176 177 178 179 180 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)


Postuar nga Katilesha datë 15 Korrik 2009 - 05:07:

Exclamation

Ka njerez qe shiten per deshirat e tyre, per nje cmenduri te momentit. Ka njerez qe po t'ia drejtosh gishtim per t'i vene ne dukje nje gabim, mendojne se i  xhelozon dhe se i ke inat per "fatin" qe i ra per hise. Keta jane njerez qe jepen pas njerezve, gjerave , zhyten ne to aq shume saqe harrojne edhe veten jo me  pjesen tjeter. Ata dashurohen , genjehejne njeri-tjetrin ne formula dashurie , ne rrecitime perkedheljesh , ne referate dhe retorika me ore te zgjatura neper telefona, me nje "dehje" idiote dhe te papermbajtur dashurie ne publik , thua se vetem ata jane te dashuruar dhe askush tjeter. Nuk e di se ne cfare kategorie mund te futen keta njerez! Por gjithnje kam pasur pershtypjen se nje njeri  qe "uleret" me te madhe gjera, veprime , ndjenja., pasione etj etj ,ka doemos dicka per te fshehur...

Gjerat e bukura , te pasterta dhe vertet te medha,mund te shprehen edhe me gjeste krejtesisht te vogla.

Gjithsesi njerezit jane te etur per pak "shitje mendsh" , jane te etur  per pak " shiko se une e gjeta njeriun e jetes" edhe kur ai flirton me miken e saj ne tavoline. Njerezit jane te etur per  vertetuar vazhdimisht perball tjetrit se eshte nje shkalle me lart..

Njerezit. Kjo kafshe e etur vazhdimisht!

Ps: Pa pike lidhjeje......


  Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 162 163 164 165 166 167 168 169 170 [171] 172 173 174 175 176 177 178 179 180 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.