Forumi Horizont Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 163 164 165 166 167 168 169 170 171 [172] 173 174 175 176 177 178 179 180 181 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)


Postuar nga Katilesha datë 20 Korrik 2009 - 02:39:

Post

Leter pa adrese
Kam humbur ne rruget e pambukta te kesaj nate te qete.  Zhytem dhe tretem ne butesine e mendimeve per ty. Ti je ketu, ne fijezat  e fshehta te kesaj nate, je ne milona yje qe mundohem t’I qep e te thur imazhin tend, buzeqeshjen tende, syte e tu. J  Nates  I kam hedhur persiper tuniken e qenies tende, e kam parfumosur me aromen tende, e kam ngjyrosur me ngjyrat e shpirtit tend. Sa I pranishem je sonte.  Pyes veten dhe arrij ne pergjigje qe I kuptoj vetem nga buzeqeshja  jote kur me flet ne telefon dhe  me thua : “ I Miss you”!  Jemi te dy ne te njetat vale ndjenjash , prandaj dhe kuptohemi edhe pa folur. Dhurojme emocione, buzqeshje, pika loti cepave te syve dhe  ndjesi  te reja , duke e ditur rrugen qe na  prêt….  Me duket sikur kjo heshtje eshte  nje kohe qe po  na lejon te dyve te thurim ndonje  “rastesi” , si ajo e nates kur u njohem; ku nje shi I rrembyer ne 02:00 te mengjesit na  struku nen nje cati dhe nga magjia e atij moment ne kemi ndenjur te peqafuar me minuta  te tere dhe kur u ndame ne fund  pame njeri-tjetrin ne sy dhe buzeqeshem. Dy te porsanjohur qe sillen si miq te vjeter  , qe krijojne ndjesi  te forta, thurin emocione dhe deshira te “turpshme” vetem me pranine e tyre , dhe qe ditet e njohjes ne vazhdim thjeshte   intensifikojne dhe konsolidojne ndjeshmerite e tyre krejt natyrshem . PIka e mberritjes eshte maja, eshte kupa e veres qe pritet te pihet per te perhumbur ne nje dehje qe  deshirohet prej muajsh, ne nje dehje per te cilen jemi duke investuar shpirterisht. Ai me ka rrembyer, me eshte bere shall ne sy , me eshte bere mall ne qerpik, me eshte bere nostalgji mbi fytyre. Ai  eshte  dashuri e kuqe, e forte, e vertete dhe e pamundur!!!

 


  Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 163 164 165 166 167 168 169 170 171 [172] 173 174 175 176 177 178 179 180 181 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.