Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1718 1719 1720 1721 1722 1723 1724 1725 1726 [1727] 1728 1729 1730 1731 1732 1733 1734 1735 1736 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Aksidenti, 9 të vdekur. Dëshmia e pasagjerëve: Shoferi grek, i dehur.
Ka shkuar ne 9 numri i viktimave te aksidentit tragjik te Ballshit, kur autobusi i linjes Tirane-Athine perfundoi ne humnere. Sipas burimeve te policise, jane identifikuar te gjitha viktmat, nderkohe qe ndodhen ne gjendje kritike per jeten 5 te tjere.
Mes viktimave janë shënuar të rinj, si dhe fëmijë, ndërkohë që shumë prej të plagosurve kanë përfunduar në sallat e operacionit në Gjirokastër, Tepelenë, Fier e Tiranë. Mes viktimave, shumë kanë qenë familjarë. Shoferi i autobusit të linjës Tiranë-Athinë me targa greke INB 9900, i kompanisë "Alba Trans" ishte shtetasi grek Tomas Cogas (Tomas Tsogas), ndërkohë që dëshmitarë të aksidentit bëjnë të ditur se në momentin e ngjarjes, drejtuesi i mjetit ishte duke folur në telefon dhe ishte i dehur. Ndryshe nga ç'mendohej, aksidenti ka ndodhur në pjesë të drejtë të rrugës, pak metra pa hyrë në një kthesë
Deshmia: Shoferi fliste me nje femer ne sediljen e pare
Todi Prifti, një nga personat që ndodhej në autobusin e tragjedisë së mbrëmshme të ndodhur pranë fshatit Ziaj të komunës së Fratarit tha dje për "Shekullin" se kishte parë një femër të ulej pranë sediljes së shoferit grek Tomas Cogas, disa minuta përpara se të ndodhte tragjedia. Pikërisht veprimi i kësaj femre të cilën Prifti pohoi se nuk e njihte, mendohet të jetë sipas tij edhe shkaku i aksidentit me pasoja tragjike. 53-vjeçari i cili udhëtonte në drejtim të Athinës, ishte nisur nga Fieri, rrëfeu për "Shekullin", se vajza duhej të ishte jo më tepër se 30 vjeçe, ndërsa e përshkruan drejtuesin e autobusit, si një burrë të shëndoshë, i cili sipas tij i kalonte të 55 vitet. Ai tregon se nuk mban mend se si kishte ndodhur aksidenti, ndërsa pohon se kishte kuptuar vetëm momentin kur ata kishin prekur humnerën, më pas asgjë. "Mbaj mend vetëm se vajza kishte pak kohë që ishte ulur pranë sediljes së shoferit, ndërsa ata bisedonin me njëri- tjetrin. Nuk e kuptova momentin se si autobusi iu drejtua humnerës, por më pas kuptova që ishim duke rënë në greminë. Ishim në lumë", rrëfeu Prifti. Ai tregoi se kishte ndier disa persona që i hidhnin ujë në fytyrë, pasi i kishte rënë të fikët. Që andej, sipas pasagjerit të plagosur, atë e kishin nxjerrë nga gremina në rrugën kryesore, disa persona që duhej të ishin shoferë mjetesh të tjera që kishin ndaluar aty.
Të njëjtin fakt se shoferi mund të jetë shpërqendruar nga një femër që ishte ulur në sediljen pranë shoferit pak përpara aksidentit e konfirmon edhe një i plagosur tjetër i cili ndodhet në spitalin e Fierit për të marrë mjekimin pas plagëve të marra në aksidentin tragjik. Mes të mbijetuarve ka qenë edhe shoferi i autobusit, i cili është grek dhe gjendja e tij e rëndë shëndetësore ka bërë që të mos japë shumë detaje për policinë.
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1718 1719 1720 1721 1722 1723 1724 1725 1726 [1727] 1728 1729 1730 1731 1732 1733 1734 1735 1736 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.