Forumi Horizont Gjithsej 677 faqe: « E parë ... « 164 165 166 167 168 169 170 171 172 [173] 174 175 176 177 178 179 180 181 182 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Fjale te harruara shqipe ose dialektore. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12801)


Postuar nga IQVLORA datë 03 Prill 2007 - 15:31:

I nderuar Konte

Te falenderoj nga zemra per driten qe ke hedhur ne sqarimin e disa fajaleve,Per mua je njesh ne kete lemi.
Ne baze te spjegimeve tuaja te cilat me ndricuan rrugen te beje edhe une disa plotesime per t'i perforcuar e cimentuar studimin qe u ke bere disa fjaleve.Psh:
Emrat e atyre vendeve qe kam permendur jane aq te vjetra sa nuk i mbante mend askush prej pleqeve 70 vjecar, te cilet une i kam pyetur para 40 viteve.

1)Per fjalen Kasarrua mendoj se i ke rene ne te.Shpella mund te jete e vjeter sa vete jeta.Kur je perballe me hyrjen e saj,nga e djathta e saj ndodhet vertete nje perrua i cili derdhet ne lumin e Vjoses.Aty afer kroit ndodhet nje rrugice qe quhet "Udhe e Spiros",e cila tregon se banoret kane qene kristiane.Pra, perkojne te gijtha ato qe ti shkruan.Te lumte!
2)Mengallengo vertete ka qene dhe eshte nje toke e punueshme ku nje familje brez pas brezi ka patur stanin dhe lemin ku shihej gruri me kuaj sigurisht.Ne krye kjo cope toke ishte e gjere si llera dhe me poshte ngushtohej ne formen e nje dore.Pra teksualisht si e keni menduar ju.Teper i sakte.
3)Ky vend ndodhet ne nje koder ku poshte saj shtrihet vendi i quajtur Menasparto.Eshte i mbushur me ullinj shekullor,por karakteristike eshte se rreth 100m me poshte ndodhet nje rrenje ulli i vetem.Njerezit thoshin tek ulliri i vetem.Nuk e di ne se eshte me ky ulli ose e kane prere vandalet komunist.Nga ky vend rridhte uji i nje burimi .Mendoj se ka qene vend i banuar sepse eshte teper strategik e me disa dalje.Vjetersia e ketij emri mendoj se eshte teper, teper i lashte.
Nuk te njoh i dashur miku im, por njohurite tuaja ne kete drejtim jane per tu vleresuar me nota maksimale.
.......................................................................................................................
a) terbaçik-femij apo burre/grua i shkurter.
b) xhydam-po i njejti kuptim
c) sojsez-njer nga nga nje fis i dobet e me cene
d) Qoftela-emer vendi ku kane jane pronat e stergjysherve te mij dhe stanet e tyre.
e) Mishkarte-perseri nje emer vendi i ne formen e nje harku, i cili eshte i veshur me peme ullinjsh
f) Trepe-emer vendi
g)-Shamogjil-emer vendi
h) Mila-emer vendi
Faleminderit edhe njehere


  Gjithsej 677 faqe: « E parë ... « 164 165 166 167 168 169 170 171 172 [173] 174 175 176 177 178 179 180 181 182 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.