| Forumi Horizont | Gjithsej 2008 faqe: « E parë ... « 1738 1739 1740 1741 1742 1743 1744 1745 1746 [1747] 1748 1749 1750 1751 1752 1753 1754 1755 1756 » ... E fundit » Trego 2008 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Mendo sikur... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11360)
Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
Nuk arrij ta kuptoj kete menyren tende tè tè qenurit me e aferta dhe me e largta ndjenje.
Ndoshta une po humbas shume nga intuita ime e pagabueshme qe dikur me bente te fitoja beteja edhe atehere kur luftra nuk kishte kurre.
Eci duke pertypur gjurme indiference qe hapat e mi dikur kishin lene ne harrese.
Ta vrasesh indiferencen me indiference eshte thike me dy presa.
Nje ndjenje nuk eshte kurre indiferente e megjithse mund te jete memece klithja e saj zgjon kujtimet nga zhurma e shurdher .
Dhe une vazhdoj akoma ti jape fryme ndjenjes time megjithse nuk arrij ta kuptoj,megjithse nuk arrij ti vras frikat.
Urrej te endem ne kete rreth vicioz ndjenjash ,por tashme jam i bindur qe ky qenka fati yne.
Fati yne qenka qe ne shpirtra te humbur te kerkojme neper endra pjesen tjeter tonen duke u ushqyer me dashuri vrasèse ne emer dhe ne kerkim te perfektes.
Harrojme ne shpirtrat e humbur te bejme paqe me veteveten ne menyre qe as engjej e as djaje te mos arrijne te na tentojne.
Ndonjehere humbas pas kujtimeve dhe mbeshtillem pas emocioneve te cdo casti qe lumturine arriti te ma fali qofte edhe per nje cast.
Ndonjehet mendoj te dal nga korniza monotone e egocentrizmit tim te hershem dhe jeten ta shikoj me ngjyrat e se panjohures.
Por jo,ky shpirt i humbur eshte shume i brishte per te ecur me kembet e nje te sapolinduri.
Nuk eshte se kam frike por ndiem me i sigurte i mbeshtjell nga manteli i unit tim narcizist i cili per cudi kurre se ka dashur veteveten aq sa ka dashur imazhin e tij.
Nuk kam frike jo,te dua nje shpirt te lire a te humbur si timin edhe me shume se veteveten .
Megjithse do vritem do ngrihem ne kembe serish te eci neper gjurmet e hapave te mi qe nuk njohin kurre apatine.
Dhe ndoshta do te vij nje dite qe ky rreth vicioz shpirtrash te marre fund .
Te mos jetoj me,i vrare nga dashuria perfekte e dy shpirtrave te humbur qe pasi u enden neper zemra boshe gjeten njeri-tjetrin dhe su lane kurre.
Mendo sikur...? Koha le te flasi ne heshtje!
| Gjithsej 2008 faqe: « E parë ... « 1738 1739 1740 1741 1742 1743 1744 1745 1746 [1747] 1748 1749 1750 1751 1752 1753 1754 1755 1756 » ... E fundit » Trego 2008 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.