Forumi Horizont Gjithsej 338 faqe: « E parë ... « 166 167 168 169 170 171 172 173 174 [175] 176 177 178 179 180 181 182 183 184 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- A është Jezusi Zot? Bibla thotë JO! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11991)


Postuar nga SEND_ME_AN_ANGEL datë 30 Dhjetor 2006 - 09:45:

Re: A është Jezusi Zot? Bibla thotë JO!

Citim:
Po citoj ato që tha SmArTs_WAY
A është Jezusi Zot? Bibla thotë JO!

Një ndër problemet më kontradiktore në historinë njerëzore është çështja e Isait (Jezusit) a.s.. A ishte ai krejtësisht hyjnor apo krejtësisht njeri?

Polemika rreth personalitetit të Jezu Krishtit është ndryshimi më i madh ndërmjet Islamit dhe Krishterimit. Ky ndryshim i mban të veçuar pasuesit e këtyre dy besimeve. Muslimanët shohin tek Jezu Krishti një profet të madh të Zotit, e duan dhe e rrespektojnë aq sa duan dhe rrespektojnë Abrahamin (Ibrahimin), Moisiun (Musain) dhe Muhamedin, si dhe të tjerët para tyre (paqa e Zotit qoftë mbi ta).

Të krishterët nga ana tjetër e quajnë Jezusin Zot ose bir i Zotit, dhe e adhurojnë si të tillë, një koncept ky që muslimanët nuk mund ta pranojnë.

Bibla, edhe pse me shtesa e ndryshime të shumta e tregon qartë se Jezusi nuk është Zot por njeri dhe i dërguar i Zotit xh.sh.

Pa humbur kohë do të theksojmë argumentet nga vet Bibla të cilat tregojnë dhe aludojnë qartazi që Jezusi nuk është Zot. Nga filimi deri në fund, Ungjijtë tregojnë qartë se Jezusi është krejt ndryshe nga natyra hyjnore e Zotit.

Le të bëjmë një krahasim në mes Zotit dhe Jezusit:



Zoti është i pavdekshëm.

Bibla tregon një nga cilësit e Zotit, e cila është pafillimësia dhe pavdekshmëria ku thotë: “ai që i vetmi e ka pavdekësinë dhe rri në dritë të paafrueshme, të cilën asnjë njeri nuk e ka parë kurrë dhe as mund ta shohë; atij i qoftë nderi dhe pushteti i përjetshëm”. (1 Timoteu 6:16) “Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia”. (Psalmi 90:2) “Por ti je gjithnjë po ai dhe vitet e tua nuk do të kenë kurrë fund”. (Psalmi 102:27)



Kurse Jezusi vdiq.

Bibla thotë: “Dhe Jezusi bërtiti me zë të lartë dhe tha: ''O Atë, në duart e tua po e dorëzoj frymën tim!''. Dhe, si tha këto, dha fryma”. (Luka 23:46) “por, kur erdhën te Jezusi, dhe si panë se ai tashmë kishte vdekur...”. (Gjoni 19:33) “Por Jezusi, si lëshoi një britmë të madhe, dha frymën”. (Marku 15:37)




Smarts Way nuk e kuptoj se si duke interpretuar biblen ne menyre kaq te cuditshme tentoni te diskretitoni fene e krishtere. Nuk besoj ju do tju vinte mire sikur une tani te filloja e te derdellisja per Muhamedin e perhapjen e Islamit me forcen e shpates dhe te perdorja kete fakt historik si argument kunder fese islame. Dihet nuk kam qellim ta bej kete gje por do tju lutesha te kishit me shume kujdes kur citoni tekste te shenjta te feve te tjera dhe beni propagande fetare duke sulmuar verbalisht besimin e te tjereve. Ju flisni per pavdekesine e Zotit , per Biblen etj etj, por nuk permendni ne postimin tuaj qe jeni duke cituar Dhiaten e Vjeter (bibla cifute, e rendesishme per te krishteret por jo Libri i Shenjte me i rendesishme) dhe harroni komplet Dhiaten e Re qe eshte baza dhe thelbi i fese se krishtere. Ne Dhiaten e re, ne te kater ungjijt e njohur nga krishterimi dhe ne Aktet e Apostujve thuhet qarte qe Jezu Krishti eshte Zoti (Zoti per te krishteret eshte Ati Biri dhe Shpirti i Shenjte) i ardhur ne toke per te shpetuar ate qe beson tek Ai. Ne qofte se qenia e Krishtit Zot perben problem per raportet mes te krishtereve e muslimaneve (gje qe nuk ka kuptim te ndodhe ne qofte se te dyja palet shprehin mirekuptim e tolerance) nuk mund ti kerkohet gati 2 miliard te krishtereve sot ne bote te heqin dore nga besimi i tyre se 1 miliard muslimaneve nuk ju pelqen kjo gje. Sa per pavdekesine e Krishtit, ajo gjithashtu permendet ne Ungjijte e Markut, Mateut, Lukes e Gjonit, dhe thuhet qarte qe Jezusi u ringjall pas 3 ditesh dhe vazhdoi predikimet per 49 dite ne Palestine para se te ikte ne Qiell. Qenia e Krishtit Zot, lindja e Tij nga e Virgjera Mari dhe ringjallja e Tij jane 3 nga dogmat themelore te fese se krishtere, dhe kushdo qe i mohon ose nuk ka horizontin e mjaftueshem per te toleruar nje fe ndryshe nga e tij/e saj, pra i kane bere lavazh truri, ose kerkon me ndergjegje acarim te kote. Shpresoj per ju qe te mos jeni ne asnje prej ketyre grupeve.


  Gjithsej 338 faqe: « E parë ... « 166 167 168 169 170 171 172 173 174 [175] 176 177 178 179 180 181 182 183 184 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.