Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1743 1744 1745 1746 1747 1748 1749 1750 1751 [1752] 1753 1754 1755 1756 1757 1758 1759 1760 1761 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Gjesi AD!
Ti ke shkrujt per rendesine e lirimit te vizave si qellim ne vetvete. Une, nuk shkrujta se s'ka vlere lirimi por, ky lirim i sherben VETEM nje grup njerzish dhe jo mases duke pare keto shifra!
Ti thua qe, Bosat-Biznesmenet kane mundur te dalin edhe kur nuk ishin liruar vizat, e drejte por, tani ato nuk duhet te shkojne neper Ambasada sic duhet te benin si te gjithe te tjeret para lirimit te vizava dhe, kjo eshte lehtesi per to! Ato si kane problem t'i paraqesin keto shuma Eurosh neper pikat hyrse! Kurse, njerzit pa biznes dhe me nje pune normale vallahi shume veshtire e kane. Marr shembull nje mesuese dhe, jo vetem ato,(sic eshte motra ime ne El.) qe merr tek 350 mije leke ne muaj!? Nuk po zgjatem te bej llogarine ne detaje sepse kete e ben cilido shume shpejt me keto shifra=rroge mujore!
Jane nje sere pyetjesh qe dalin kur shikon ato kerkesa-detyrime=shifra qe duhet te kete nje udhetar.
Ku eshte LIRIA ketu kur nje person duhet te kete PATJETER bilete kthyese!?
Pra, per mua eshte =Kufizim Vizash dhe JO Liri te njeriut.
N.q.se nje person vjen ne nje shtet dhe ka menduar te rrije nje jave por, mbas disa ditesh aty mendon te rrije dhe nje apo dy jave te tjera, si veprohet? A s'paska te drejte nje Shqiptar ta zgjasi nejtjen sipas deshires?
Pra, per mua ky eshte =Kufizim Vizash dhe JO Liri te njeriut.
Tjeter, perse u dashka qe nje person te paraqesi shuma Eurosh kur ky person ka nje njeri ne shtetin qe deshiron te hyje dhe, ky njeri e pret dhe mbulon per te jetesen per kohen e ndejtjes!?
Edhe ne rastin kur s'ka njeri ne ate shtet, perse u dashka Bileta e kthimit kur, duke iu permbajt dhe shprehjes se popullit e cila njihet edhe ketej qe "Ikja dihet por kthimi Jo"!?
Pa lirimin e Vizave, nje person qe kishte Garanci merrte vizen ne Ambasade dhe NUK i kerkohej asnje Euro te paraqiste, qe do te thote, "X" person s'duhej te ishte Bos apo Biznesmen me xhapat plot per te ardhe ne nje nga shtetet e Shengenit!
Pra, per mua s'ka Lirim por, Kufizim te Shqiptarve ne levizjen e lire!
Ne nje vend ku Populli akoma merr ushqimet me te nevojshme te jetes me LISTA=Borxh, te flasesh per LIRI te VIzave duke pare keto SHIFRA qe kerkojne shtetet e Shengenit!?
As te semuret dhe ato qe duan te Operohen, Vizitohen ketej NUK do munden te dalin sepse, pervec Eurove te Vizites mjeksore dhe Operacionit (qe s'jane shuma te vogla) do iu duhet te paraqesin dhe Eurot e jeteses se tyre dhe SHOQERUESVE te tyre=families!
Jane dhe disa pyetje ose pika te tjera por, nuk po zgjatem ketu me "cercaf".
Pra, te mos ngaterrojme ne diskutim qellimin ne vetvete te lirimit te vizave me funksionalitetin e tyre ne fakt.
Une, keshtu e shikoj dhe llogjikoj. N.q.se nuk do te ishin keto Shumat e kerkuara, atehere PO, as nuk do diskutoja tani dhe do ta cilesoja me plot gojen; Lirim te Vizave dhe Liri te njeriut!
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1743 1744 1745 1746 1747 1748 1749 1750 1751 [1752] 1753 1754 1755 1756 1757 1758 1759 1760 1761 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.