| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 167 168 169 170 171 172 173 174 175 [176] 177 178 179 180 181 182 183 184 185 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Cdo dite mbull syte dhe perpiqem te imagjinoj. Te imagjinoj vendin tim te fshehte ku deshira te jete mema e verpimeve dhe qetesia te mbaje ere fantazi. Ku asnje fytyre mos me detyroje te ndalem, ku kufijte te jene vetem ceshtje kohe. Nje vend per ata qe duan te harrojne, per ata qe jetojne momentin dhe ku pendesa nuk lejohet te fyje. Perrallat behen e perditshme dhe iluzionet zhduken.
Por nga shiu qe fillon te ule moralin e njerzve apo nga dielli qe ndricon si i marre duke trullosur cdo filiz ndryshimi, detyrohem te hap syte. Hap syte dhe cdo fitore e imagjinates shkaterrohet ne hic. Por, nuk merzitem. Ka akoma kohe. Gjithcka mund te ndodhe. Big Ban mund te shkoje mbrapa. Kafshet te fillojne te pine duhan. Formula qe kthen karbonin ne diamant mund te shpiket. Une mund te ndryshoj dhe forca e gravitetit te ndaloje se vepruari. Kush e di? Gjithcka mund te ndodhe. Jetojme ne nje bote te cuditshme qe e kemi shnderruar sipas qefit tone duke "perkulur" pa thyer cdo ligj te natyres me shtojca, arnime apo gjilpera me koke. Une nuk merzitem. Ka akoma kohe...
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 167 168 169 170 171 172 173 174 175 [176] 177 178 179 180 181 182 183 184 185 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.