Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1770 1771 1772 1773 1774 1775 1776 1777 1778 [1779] 1780 1781 1782 1783 1784 1785 1786 1787 1788 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Fajtori datë 05 Dhjetor 2010 - 14:00:

NGA LAGJA NE LAGJE, VARKA 3 MIJE LEK

Plas tregu i zi në lagjet "veneciane" të Shkodrës. Në lagjet e përmbytura të këtij qyteti, udhëtimi me varka kushton afro dhjetëfish më shumë se udhëtimi nga Shkodra drejt Tiranës. Pazari i "ferrit" nis në lagjen "Xhabie" që në orët e para të mëngjesit. Sapo zbardh dita, pronarët e varkave nisin maratonën e transportit të njerëzve që kanë familjet e tyre të "ngujuara" në zonat ku uji arrin 1 metër, 2 deri në 2.5 metra. Në bisedat e para me varkëtarët që kanë mbushur mjetet e tyre lundruese plot me njerëz, bukë, shishe uji dhe ushqime të tjera, gati sa nuk bind veten se çdo gjë bëhet për humanizëm. "Sa lekë kushton varka deri në "Xhabie" zotëri?" Asnjë lek moj zonjë, transportin e njerëzve e bëjmë falas. Kjo është përgjigjia që merr nga secili prej tyre. Por kjo përgjigje është vetëm për të huajt kureshtarë dhe gazetarët. Pak minuta më pas e kupton se je mashtruar nga "bamirësia" e varkëtarëve, të cilët i tremben përballjes me policët bashkiakë apo të Rendit që ndodhen në vendin ku sapo nis vala e ujit. Në çdo moment mbërrijnë varka me gra, burra dhe fëmijë, ndërsa varka të tjera nisin lundrimin në drejtimin e kundërt me qendrën e qytetit, për në dalje të lagjes "Xhabie", për në lagjen "Tophanë", Livade" etj. (Shkeputur nga Gazeta Shqiptare)


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1770 1771 1772 1773 1774 1775 1776 1777 1778 [1779] 1780 1781 1782 1783 1784 1785 1786 1787 1788 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.