Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- supersfida e zones se mjeksise: 1001 pyetje & pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11344)
Postuar nga NS-6 datë 29 Shtator 2006 - 03:16:
Re: diferenca mes Krohn dhe Rektokolitit
Cod. A29092006
Citim:
Po citoj ato që tha zila
64--Ej ku qendron diferenca nga ana sintomatologjike dhe endoskopike e retokolitit ulceros e morbus CROHN.
atehere,si fjale te pare mund te themi qe kemi te bejme me 2 semundje infiamatore te zorreve,shkaku i te cilave nuk duhet (me pak fjale quhen idiopatike me term mjeksor).
ajo qe mund te qartesoje shume prej simptomave te seciles semundje eshte shtrirja e tyre: nderkohe qe morbus Crohn mund te godase te gjithe aparatin gastrointestinal qe nga goja e deri ne anus, retokoliti ulceroz mund te godase vetem zorren e trashe!prandaj nderkohe qe shenjat e retokolitit do kufizohen vetem ne zorren e trashe,ato te morbit te kronit mund te shihen ne cdo pjese.
duke qene se jane semundje infiamatore pritet qe te gjehen qeliza infiamatore te sistemit imunitar si tentative per te luftuar "patogjenin" qe nuk dihet.prandaj analiza e indit te goditur do te tregoje qeliza te bardha dhe kryesisht neutrofile (keto qeliza sa here shfaqen te parat kur ka infiamacion qe ta keni parasysh)...por diferenca ku qendron?nderkohe qe ne morbin e kronit procesi infiamator mund te godase te gjithe shtresen e zorres (dhe kjo eshte shkaku pse morbi i kronit jep formim i atyre qe quhen fistola (komunikime mes 2 zonave qe nuk kane lidhje fillimisht mes tyre) si pasoje e perforimeve),ne retokolitin ulceroz goditet vetem shpresa me e brendshme (mukoza dhe zonan nen mukozen) dhe rralle here mund te kaperceje pertej ketyre shtresave.
nje shenje tjeter qe mund te jape morbi i kronit dhe nuk e jep retokoliti eshte kur goditet zona fundore e zones se holle (qe merr emrin e ileos) qe eshte zona ku ndodh edhe thithja e vitamines B12...si pasoje do kete nje anemi nga mungesa e vitamines B12 (B12 nevojitet per formimin e ADN) dhe te gjitha shenjat qe mbart kjo anemi! nga ana tjeter mukoza ne rastin e retokolitit eshte shume e dobet dhe mund te shkaktoje humbje gjaku!
ndersa tek endoskopia ajo qe bie me shume ne sy eshte fakti qe morbus krohn ka nje shtrirje qe une e kam fiksuar si "me kapercime" (kete definicion e jep libri i anatomise patologjike i Robbins dhe sa here qe na e thonte profesori e citonte ne kete menyre) kurse retokoliti godet mukozen ne menyre te pandare pergjate gjithe shtrirjes se tij...me pak fjale ne morbus krohn,ne endoskopi do shifni zona te demtuara dhe afer tyre zona normale kurse ne retokolit do shihni te gjithe zonen e demtuar pa pasur ndermjet zona normale...
nje gje me rendesi qe ka retokoliti eshte qe dhimbja (ose me mire te themi irritimi) largohet me jashteqitjet,gje qe mund te vije si pasoje e heqjes se stimulit qe irritonte zonat e prekura.
po ashtu mund te themi qe te dy keto semundje japin ate te megakolonit toksik (nje zmadhim te zorreve qe ne fund shkakton edhe gangrene te zones.vjen si pasoje e perfshirjes se nervave te zones)gjithsesi kjo eshte nje konseguence qe shihet ne fazat perfundimtare nese do te behej nje diagnoze shume e vone e semundjeve!
beh,shenja te tjera mund te kete plot,sidomos ne radiografi me kontrast(tek morbus krohn eshte tipike fare kur behet radiografia me barium) ose ne ato qe mund te shihen ne rastet e biopsive ( granulomat,qelizat qe shihen etj)...etj etj...
me pak fjale jane shume gjera qe i dallojne keto semundje njera nga tjetra dhe qe bejne te mundur nje diagnoze te seciles...