Forumi Horizont Gjithsej 313 faqe: « E parë ... « 169 170 171 172 173 174 175 176 177 [178] 179 180 181 182 183 184 185 186 187 » ... E fundit »
Trego 313 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Ekziston racizmi ne shqiperi??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8878)


Postuar nga Vizioner datë 16 Nëntor 2009 - 04:44:

Ismail Kadare: Shqipëria, ndodhet nën projektorët e racizmit

Në një intervistë ekskluzive që shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka dhënë në emisionin “Opinion” në TV Klan drejtuar nga Blendi Fevziu, nder pyetjeve dhe pergjigjeve te shumta, ishin dhe keto me poshte, KU nder te tjera, KE FJALIA NE FUND, ESHTE E GJITHE DOMETHENIA e kesaj qe po postoj:



-Ju po thoni se në njëfarë mënyre ka një lloj racizmi kundrejt shqipes?

Absolutisht që ka. Racizmi është si mortaja që bie në dy forma, në formën kulturore dhe racizmi i mirëfilltë është i vështirë për t'u shprehur, se është edhe i dënueshëm. Por forma kulturore është edhe forma legale e tij. Shqipëria, unë e them me vetëdije të plotë, që ndodhet nën projektorët e racizmit. Kjo vjen nga një kombinim rrethanash dhe nga një seri faktorësh. Unë kam shprehur mendimin se shteti shqiptar, shoqëria shqiptare, kombi shqiptar duhet t'i bien kambanës, për mbrojtje ndaj racizmit. Sepse Shqipëria është populli kandidat në Evropë, për të zënë vendin e hebrenjve. Asnjë popull në Ballkan nuk ka pësuar kaq shumë shpërngulje se shqiptarët, dhe shumica e popullit është e shpërngulur. Ato genocide dhe spastrime etnike për të cilat tani bëhet bujë, ne kemi vite që jemi mësuar me to.


-A ka paragjykim të fortë ndaj Shqipërisë dhe a ndikon ky edhe në proceset integruese?

Po ka dhe ndikojnë në gjithçka. Racizmi antishqiptar, pa e vënë vendin tim në pozitën e viktimës, sepse nuk e pranoj këtë vizion dhe nuk është i denjë. Por shqiptarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm, që janë kombi më i shpërngulur dhe para 150 vjetësh, po ecte drejt shuarjes. Rilindja Shqiptare e shpëtoi kombin, dhe i ra asaj kambane për të cilën unë po flas. Por edhe ky aksion i madh i rilindjes, tani shfrytëzohet për keq dhe tani quhet si nacionalizmi shqiptare dhe sikur ne jemi një komb artificial që s'kemi qenë.


-A jemi ne përgjegjës për këtë?

Ne jemi përgjegjës të drejtpërdrejtë, për racizmin antishqiptarë.
Ne jemi vetë racistë!
.........

hhmmm


  Gjithsej 313 faqe: « E parë ... « 169 170 171 172 173 174 175 176 177 [178] 179 180 181 182 183 184 185 186 187 » ... E fundit »
Trego 313 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.