Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1776 1777 1778 1779 1780 1781 1782 1783 1784 [1785] 1786 1787 1788 1789 1790 1791 1792 1793 1794 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga RIP Gibbs datë 07 Dhjetor 2010 - 16:14:

Wikileaks, arrestohet Assange

Policia britanike arreston themeluesin e Wikileaks, Julian Assange. Lajmin e konfirmon site i Sky News.
Arrestimi ndodhi në një stacion të policisë londineze, ku 39-vjecari u prezantua bashkë me avokatin e tij. Assange do të dalë gjatë ditës para gjykatës.

Mandati i arrestit është dhënë pasi dy gra e akuzojnë Assange se i ka sulmuar seksualisht, pretendime që pronari i Wikileaks i ka mohuar gjithnjë.Pak ditë më parë qarkullonin zërat se gazetari australian do të dilte para drejtësisë të martën. Interpoli e kërkonte prej kohësh për akuzën e sulmit seksual në Suedi.

Të hënën avokati i Assange, Mark Stephens, deklaroi se ishte në kontakt me Scotland Yard për të organizuar marrjen në pyetje të klientit të tij, duke shtuar se 'takimi' do të ndodhte së shpejti.

Disa burime të tjera thanë për "The Guardian" se Assange i kishte kërkuar mbështetësve të tij që t'i dilnin garant dhe të mblidhnin një shifër prej 100-200 mijë stërlinash, për të fituar lirinë me kusht.


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1776 1777 1778 1779 1780 1781 1782 1783 1784 [1785] 1786 1787 1788 1789 1790 1791 1792 1793 1794 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.