Forumi Horizont | Gjithsej 240 faqe: « E parë ... « 170 171 172 173 174 175 176 177 178 [179] 180 181 182 183 184 185 186 187 188 » ... E fundit » Trego 240 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Poezi per ty (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7973)
Gishtat me se fundi vendosen te prekin tastieren. Jashte qetesine e nates e prish rrebeshi I shiut qe ka kohe qe ka filluar. Jam krejtsisht vetem. Pa ty pa eren tende pa ledhatimet e tua. Me mban gjalle imazhi yt. Tani je larg shume larg por mendimet e mia fluturojne me shpejt se aeroplani yt. Ato mberrijne me shpejt se ty ne stacionet ku ti do kalosh. Ato nuk kane nevoje per pasaporte apo per vize. Cfare po shkruaj keshtu? Gishtat levizin te shperqendruar mbi tastiere. Nje here e nje kohe shkruanin hareshem, gati kercenin kurse sotnte mezi me binden. Kam ftohte. Jam krejtesisht vetem.
Pse valle jam I dashuruar akoma me njeriun qe me urren me se shumti? Pse valle ndjej mungesen e asaj qe me ktheu shpinen? Pse zemra nuk me bindet me? Jam rob I te kaluares se gezuar dhe I te tashmes se hidhur. Dallget e oqeanit degjohen deri pas xhamave te lagur te baneses ku dikur jetoje dhe ti. Cdo gje ketu eshte ashtu si ti e le. Vetem ti s’je ketu……Nje shkreptime e zbardhi per nje cast naten e zeze te kesaj vjeshte. Cakmaku ndezi cigaren qe po tymos ne gojen time dhe ra nga dora e cila nxitoi te shkruaje. Prit pak. Cakmaku ndezi dicka dhe ra. O Zot. Dikur edhe une te ndizja ty. Ti digjeshe ne caste fantastike dhe me,luteshe qe mos ndalesha. Sa e sa net I kaluam ne bregun e arte te ishullit tone duke pritur lindjen e Diellit qe zjarronte vetem per ne te dy. Sa e sa net I kaluam prane zjarrit qe jo rralle me gjuhet e tij te kuqe ngjallte deshirat dhe pasionet vetem per ne te dy. Kalimtaret e rrugeve qe kemi shkelur, myshterite e kafeve ku jemi ulur sportelistat e kinemave ku kemi hyre ishin mesuar te na shihnin bashke. Une dhe ti. Ti ike. Nuk je me. Jam krejtesisht vetem. Shiu vazhdon te bie dhe cigarja digjet ne gojen time.
E nesermja ime do agoje pa ty. E nesermja jote….. nuk e di kam frike ta shkruaj. Per nje gje jam I sigurte kur ta lexosh kete email do kesh mbrritur ne stacionin e fundit.
Gjithsej 240 faqe: « E parë ... « 170 171 172 173 174 175 176 177 178 [179] 180 181 182 183 184 185 186 187 188 » ... E fundit » Trego 240 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.