| Forumi Horizont | Gjithsej 2008 faqe: « E parë ... « 1789 1790 1791 1792 1793 1794 1795 1796 1797 [1798] 1799 1800 1801 1802 1803 1804 1805 1806 1807 » ... E fundit » Trego 2008 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Mendo sikur... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11360)
E ndjej flladin e lehte te eres qe me perkedhel lekuren.
Mbyll syte dhe per nje cast ndiem i lire si ajri te fluturoj larg botes ,larg vetes ,larg ndjenjes,larg teje...
Me sy mbyllur vazhdoj te pyes veten se cfar je ti per mua?!
Kjo pyetje ka dite qe bredh ne mendjen time ,eshte e lodhur nga rruga e gjate e pergjigjes.
Por nuk mundem te jap nje pergjigje tani,nuk mundem te jem i sinqerte me ty dhe me veten.
Vazhdoj te degjoj akoma jehonen e zerit tend qe me persekuton shpirtin.
Vazhdoj akoma te te kem muze per poezite e mia ,te te kem lajtmotiv endrash , ushqim per shpirtin.
Nuk dua te flas me ty keto dite,dua te te le te jetosh e qete ditet e tua pa mua ,dua te te le larg marrezise time,larg ndjenjes qe vret indiferencen.
Dua qe ti te ushqehesh me mungesen time dhe ta shijoj shijen e hidhur te harreses.
Harrome se vetem keshtu nuk do te me thuash me kurre te kam xhan .
Urrej kur ma thua...
Dhe hapat e mi do te shkelin permbi copeza poezis qe mbartin emrin tend, ndersa hapat e tu nuk do reshtin kurre duke ecur permbi copeza zemre te thyera nga ty.
Hija ime do te jete serish duke bere dashuri me tenden hije sepse hijet harresen nuk e njohin kurre.
Prandaj sa here qe koken kthej pas dhe gjej hijen qe me ka braktisur e di qe ajo eshte rruges per te ardhur tek ti.
Po shkoj te marre pak ajer,te thith pak nikotine nga gjiri i trishtimit,ta ndjej thelle ne gjoks shijen mashtuese te saj.
Po iki te djeg brengat ,po shkoj te tres deshiren per ty brenda nje spirale tymi.
Ika te ushqehem me pakez helm
ashtu si ushqehem me ty sa here deshire ndjej.
Kerkoj te bej diferencen midis cigares dhe teje
por diferenc nuk gjej.
Mendo sikur te mos i kisha premtuar
vetes qe nuk do te shkruaja me ne -Ditet e mia pa ty...
Kjo teme do ta kishte vendin aty...
| Gjithsej 2008 faqe: « E parë ... « 1789 1790 1791 1792 1793 1794 1795 1796 1797 [1798] 1799 1800 1801 1802 1803 1804 1805 1806 1807 » ... E fundit » Trego 2008 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.