Forumi Horizont Gjithsej 90 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Endrra (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14046)


Postuar nga Mister_DXP datë 06 Korrik 2007 - 04:34:

Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007
Qetesi....

Dielli ulet i lodhur

me sy te urtesuar,

si plakushi mbi bastun.

E ndrojtur hena ngriht mbi tempull,

aromen e mbremjes yjet sjellin tek une.

Dua te dehem me kete qetesi,

Kur lodhja njerzore zbutet e fle si femi.

dhe shpirtrat qeshin e lumturohen

me syte e mbyllur ne boten e endrrave.......



 

....................................................................................
Eh… shpirti im nuk fle, përgjon yjet që bien,
Si foshnja xixëllonjat. I ndek kudo që fshihen.
E di. Nuk ësht’ e lehtë; do humbet ndonjë ditë
Dhe keqas do gjakoset…
A s’vriten duke bredhur kalldrëmeve fëmijët?
 
Ky shpirti im s’mësoi që yjet nuk arrihen.
‘Dhe ne imazhet shohim dhe jo yjet që bien.
Por…Ah, a s’është jeta e gjitha…iluzion
Si varkë e parrema
Në detin në bunacë…pa busull, pa timon?!


.......................................................................................

 

 

DXP


  Gjithsej 90 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.