Forumi Horizont Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Miqesia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14584)


Postuar nga IQVLORA datë 01 Tetor 2007 - 22:07:

Miqt e mij t'ju then edhe une nja dy fjale nga eksperienca ime:

Jeta ime gjysem shekullore me ka bere qe te kem eksperience ne keto probleme.I lexova shkrimet tuaja te gjitha,por do t'ju thosha se kjo bote eshte ndertuar mbi interesa dhe ne sigurisht i ndertojme shoqerite dhe miqesite mbi interesa afatshkurter dhe afatgjate.Ashtu si edhe ju Briseide apo ndonje tjeter ketu edhe mua me ka ndodhur te zhgenjehem nga miku im me i mire(ashtu e kisha menduar),te cilin e kisha ndihmuar ne momente teper te veshtira per te.Ai qe vertete eshte nje mik i mire e zemerbardhe nuk te hedh poshte asnjehere,sidomos ne situatat me delikate per ty,kur te duhet qofte edhe nje fjale e ngrohte prej tij.Deri nga vitet '85 pata nje mikun tim me te cilin na ndante vetem gjumi i nates.Ne vitin 1985 dicka e rende me ndodhi(pushteti kriminal komunistt me goditi keqazi).Vura re qe my best friend po largohej nga une(ishte kamunist).Gjate nje debati per probleme pune ai padrejtesisht me akuzoi,por une e vura me shpatulla per muri me argumenta.Nga qe u zu ngusht,sepse debati behej ne nje rreth shokesh pune m'u drejtua me fjalet:''E di kush jam une(dmth qe une jam komunist dhe ti je i prekur nga regjimi?''.Po e di i thashe,kisha kujtuar se ishe miku im me imire,por tani e mesova qe je nje mut-muti 400 breza.Edhe qendrimi i shokeve te tjere  ishte teper kritik karshi tij,por ai xhins as kuqet e as verdhet.Kur i vdiq i jati i shkova per ngushellim.E lashe ndeshjen Flamurtari- Barcelona(ndersa te tjeret shkuan ne stadium) dhe shkova ne varrim,ndersa mua me vdiq vellai 28 vjec dhe miku im nuk u duk.Kam plot momente ku jam zhgenjyer.Per ne qe jetojme jashte Shqiperie ne mardhenie me te huajt,por edhe me patriotet tane duhet te jeni te kujdesshen e korrekt ne mardheniet me ta.Sot ne kohen ne te cilen jetojme kane ndryshuar edhe vyrtytet tona te mira shqiptare.Dikur thuhej se me mire eshte te kesh nje mik se sa nje ciflig,ndersa sot thuhet me mire nje ciflig se sa nje mik.

Ju uroj te gjitheve shendet dhe studjoini mire miqte qe beni,ne menyre qe te mos zhgenjeheni.Une per vete nuk i besoj askujt.Gjella me kripe e kripa me karar themi ne nga Vlora.


  Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.