Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Nje grua e dorezuar! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15793)


Postuar nga Katilesha datë 14 Tetor 2008 - 21:14:

E shtune 2 tetor, mengjes

Jane ne pizhama, pine kafe , buzeqeshin…. Ky perfytyrim me shkakton dhimbje. Kur peplasesh ne nje gur , ne fillim ndjen vetem goditjen, vuajtja vjen me pas: une vuaj nje jave me vonese. Ne fillim isha si e shastisur. Arsyetoja , e shmangia kete dhimbje. Hapa sirtarin e tij. I veshtrova pizhamat, kemishat, mbathjet, bluzat, e nisa te qaj. Qe nje tjeter t’ia perkedhele jaken e mendafshte, butesine e ketij pulovri, jo , nuk e duroj dot.
  Nuk kam qene sycelet. Kujtoja se Morisi po plakej , se punonte jashte mase, se duhet t’I pershtatesha sjelljes se tij me te parguar. Ai me shihte tani pak a shume sin je moter. Noejia I zgjoi deshirat. Di si ta shpjere ne shtrat, s’ka rendesi ne eshte e zjarrte apo jo. Atij I eshte perkdhelur sedra se hodhi ne dore nje femer. Te flesh s’eshte vetem te flesh. Midis tyre lindi ai intimitet qe me perkiste vetem mua. Dhe, ne mengjes, kur zgjohen , a nuk e mbeshtjell ai ne gjoks duke e perkedhelur oh, sorkadhja ime, zogu im I vogel? Apo ka shpikur emra te tjere per te, qe I shqipton me te njejtin ze? Rruhet, I buzeqesh, syte e thelle I ndritin edhe me shume, buzet I shquhen me teper midis shkumes se bardhe. Duket befas tek dera, ne duar, Brenda nje qesje te madhe celfoni, trendafila te kuq: I shpie dhe lule? Zemra me dhemb sikur nje sharre e holle ma gerryen dalengadale.


  Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.