Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 27 Qershor 2008 - 15:42:

I due marescialli (1961)

Regjia: Sergio Corbucci
Skenari: Totò, Ugo Guerra, Giovanni Grimaldi, Marcello Fondato, Bruno Corbucci,Sandro Continenza
Aktore: Totò, Vittorio De Sica

Historia zhvillohet gjate diktatures naziste. Nje marshall i karabiniereve (De Sica) mundohet te kape nje hajdut (Toto), por ardhja e gjermaneve ben qe karabinieri te largohet dhe hajduti te shtiret si karabinier. Roli i hajdutit si polic eshte komplet informal dhe qesharak. Nderkaq polici i vertete fshihet ne nje kishe, sepse nuk do te bashkepunoje me nazistet. Pas shume peripecive lufta mbaron dhe dy personazhet, karabinieri dhe hajduti, kthehen ne rolet e tyre te meparshme. Sidoqofte gjate aventures se perkohshme hajduti ve jeten e vet ne rrezik per te shpetuar jetet e te tjereve, duke treguar se edhe nje cope hajdut ka aq moral sa te mos behet bashkepunetor i krimeve cnjerezore.

Ky film mbahet mend mire pasi e shikon per here te pare. Eshte i thjeshte dhe plot humor nga fillimi deri ne fund. Skenari fillimisht pershkruan rivalitetin mes dy marshalleve, nje karabinier dhe nje i sigurimit. Por censura nuk lejon xhirimin dhe teksti ndryshon.

Regjizori xhiron kete film pasditeve, nderkohe qe paradite duhej te perfundonte xhirimet e filmit "Romolo e Remo". Po ashtu De Sica xhiron paradite "Boccaccio '70" dhe pasdite kete film me Totone. Nje film special qe fiksohej me pak ndricim u perdor brenda kamerave ne menyre qe te evitohej bezdia e dritave te forta ne syte e semure te Totose.

Ne fragmentin e meposhtem hajduti i kthyer ne karabinier tallet me fjalimin e oficerit gjerman.


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.