Forumi Horizont | Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit » Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- UBUNTU - Krijimi i nje komuniteti fillon ketu! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16212)
Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
Windows mund te jete akoma perandori e fuqishme por kohet e fundit po hasin me goxha probleme duke pare ecurine qe po bejne sistemet operative si Ubuntu! para pak vjetesh keto sisteme nuk njiheshin fare por tani cdo gje po ndryshon dhe normalisht qe me leverdis me shume te marr nje sistem operativ qe eshte gratis se sa te vras veten me nje sistem operativ qe shitet me cmime marramendese e per me teper per ta mbrojtur duhet ti blesh edhe nje antivirus...per mos me thene per Microsoft Office qe te jepet si trial kur ti ble nje PC dhe ti duhet te shpenzosh serish per te marre versionin e plote kur fare thjesht tek Ubuntu mund te punosh me OpenOffice dhe arrin pak a shume ne te njejtat rezultate (te cilet mund te permirsohen edhe me teper fale sinjalizimeve te atyre qe e perdorin).
e kam vizituar disa here sitin e Ubuntu (edhe nendarjen Planet Ubuntu) dhe mund te them qe ecet me te vertete me ritme te shpejta (per aq sa mund te kuptoj se nuk jam ekspert i fushes) sepse te gjithe mund te shprehin talentin e tyre pa pasur nevoje per te qene te punesuar! ne nje fare menyre eshte mundesi qe dikush te tregoje veten qe eshte ne gjendje te arrije dicka...
mund te me tregoje kush se si behet istalimi i Ubuntu-s ne nje pc qe nuk e ka HD te ndare? me kujtohet qe Lordi ka pase hapur nje teme per kete (verionin 8.04) por qe nuk kishte dhene detaje mbi kete gje. ka ndonje gje qe duhet ditur mbi kete istalim,ku qendron ndryshimi me ate qe istalohet ne nje pjese te ndare te HD, sa hapesire kerkohet etj etj...
ideja juaj per te bere nje komunitet shqiptar me duket mjaft e mire...do doja te ndihmoja ne ndonje menyre por sdi se si,duke qene se programim nuk di!
Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit » Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.