Forumi Horizont Gjithsej 103 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- " Mirë se vini në botën time të poezisë.." (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16490)


Postuar nga LoTi_DaShUrIsË datë 31 Tetor 2008 - 06:46:

Dashuri apo Pasion

E kam dhe s'e kam,
por s'e di se çfarë të tham!
Kjo përgjigje më mungon,
ndjenjë e pa përshkruar,
e vërej se diçka më mundon..!

Me të shumë afër jam,
por në realitet e kam shumë larg.
Në heshtje më vjen gjithmonë pranë,
kurse unë rendit kujtimet e mia varg e varg..

E dua dhe s'e dua,
s'e di, ç'po ndodhë me mua!
Më donë dhe s'më donë.
shpesh herë edhe më ngacmon..
Pa dashje e lëndoj,
po ashtu dhe më lëndon.
Mandej kthehet falje më kërkon,
gjithashtu dhe unë falje i kërkoj.

Edhe në ëndërr më vjen,
as në gjumë të qetë s'më lenë!
Fillon t'më puthë, t'më përqafonë,
..herë herë më ledhatonë,
mandej fort më shtrëngon,
dhe me pas ik, se di ku shkonë!

Kur të flas me të në telefon,
zëri tij më fal gëzim, pasion më dhuron...
Sikur të çmendur flasim,
por mungesa e njëri tjetrit, na përvëlon,
nga nostalgjia veç bërtasim..

Bëjmë bised të ngrohtë,
dhe prapë e kem të ftohtë...
Qajmë hallet, vuajmë largësinë,
dashurinë e gjetem, por humbëm lumturinë.!

Qeshim e qajmë,
për jetën, vuajtjet tona..
Përlahem e shajmë,
harrojmë orët e vona.
Pastaj prapë në heshtje ngelim
dhe ende të vetmuar mbesim.!

Të nesërmën kem sërish mall,
zemrat tona, largësia flak i kallë.
Jetojmë veç me një shpresë..
që një ditë të takohemi.?
Ta plotësojmë këtë mungesë...
dhe prapë të largohemi....!!!


  Gjithsej 103 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.