Forumi Horizont Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- The Burnout Syndrome (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16787)


Postuar nga AndreaPirelli datë 23 Janar 2009 - 18:42:

Citim:
Po citoj ato që tha Donika Arianiti


Si pasoje e burnout keto profesione gjithashtu kane te njejten renditje ne vetvrasje duke u ndjekur nga afer dhe nga dentistet (keta te fundit nuk e kam kuptuar akoma perse?)

Burnout eshte nje fenomen i shpeshte dhe lehte per tu "aftesuar", gjithesesi arsyet dihen dhe mund te vetkorrigjohen. P.sh :
1) Burnout mund te pesoje dikush qe sapo eshte emeruar me nje detyre te re, nje pune e re apo ndryshim kariere. Kemi vetdije qe dashur padashur ky person duke u perpjekur te krijoje nje imazh te mire ne vendin e tij te punes tejkalon limitet e tij. Megjithate kjo eshte shume provizore, ky person (varet nga personaliteti i tij s'diskutohet) brenda nje fare kohe do filloje te organizoje veten e tij, dmth do caktoje nje program ne te cilin do perfshije te gjitha "detyrat" e tij duke i radhitur sipas prioritetit. Duke patur nje program te mire, dhe s'diskutohet kjo merr pak kohe te arrihet, ky person do fitoje dhe kohe dhe energji fizike/mendore.

2) Burnout mund te pesojme dhe ne te dashur "kolege"
Studentet te cilet pak a shume jane te "perkedhelur" nga gjimnazi. Ne vitet e para te universitetit, cili nga ju nuk eshte ndjere burn out? Ka dhe shkalle per nivelin e burn out : mild/moderate/max :p
Oraret e gjata dhe leksionet pa mbarim? Mbaj mend leksioni fillonte ne 8:30 AM -5:30 PM. Pastaj te gjitha keto qe degjove duhet ti praktikoje (ne morgue) apo ti rilexoje dhe kuptoje ne librari deri ne 11.30-12 te nates. Eshte shume e thjeshte per te shkare :p :p :p (no comments on my comments :p :p :p)
Gjithesesi vitet e fundit, megjithese nuk jane me te lehta si nga materialet dhe detyrat qe duhet te perfundosh, duken si me te lehta! Pse? Ne jemi adoptuar...kemi gjetur zonen komforte tonen ne te cilen jemi SAFE, dhe nuk jemi ne rrezik per burnout. Tashme dime si te veprojme, nga tja fillojme te studiojme kur prezantohemi me nje material te ri, dhe kemi kuptuar gjithashtu shume mire cilat jane limitet tona. Per mendimin tim eshte shume e rendesishme te njohesh mundesite e tua dhe mos te perpiqesh ti tejkalosh ato....

Akrepo urime per temen



Tani e kuptova une pse nuk jam prekur akoma nga kjo ..........


  Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.