Forumi Horizont Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kritika te poezive te Forumit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17226)


Postuar nga shelgu datë 23 Gusht 2009 - 04:45:

Ilirusa

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Shpeshhere kam deshire
te ngjesh duart ne xhepa
e te eci rrugeve, naten vone.
Te me varet ne koke hena
si nje kapele
te harroj se jam vajze
mentalitetin qe me rrethon.
Te fus ne xhepa yjet
si gur zalli dhe si llastiqe
pemen e pare qe takoj;
Te thyhej xhamat dritareve
me driten e tyre verbuese
e me kepucet ne duar
pa zhurem, te kthehem
ne shtepi,naten vone!



Nje poezi e mrekullueshme e Iliruses. Eshte aty, e bukura, romantikja, modernja dhe e fantastikja.

Nen ritmin e nje poezie moderne Ilirusa ka derdhur bukur vargun popullor. Ose e thene ndryshe, kengen popullore e ka kenduar ne pjanoforte.

Do te hiqja me deshire nga ajo poezi nje varg qe e thyen harmonine e magjishme te artistikes me nje tingull te care kembane te degjuar mijra here

"mentalitetin qe me rrethon."

Duket sikur poetja e ka harruar padashur kete varg, duket si nje qelq i zakonshem midis vargut te perlave.

Megjithate edhe fillimi qe ne pamje te pare duket brutal per nje vajze, i jep force edhe me te madhe poezise se Iliruses. Shkujdesur duke ikur rrugeve, nje vajze merr guximin qe te rembeja driten e yjeve dhe te thyeje xhamat e dritareve, per te zgjuar nje bote te tere me thirrjet e saj poetike.

Arti duket krejt i paster, por me nje veshtrim te kujdesshem dallon qe eshte si nje gur i cmuar i punuar jo gjer ne fund. Autorja e ka lene punen pikerisht atje ku nuk duhej ta linte. Dihet qe me e veshtira ne poezi eshte pikerisht finalizimi i saj. Kjo e dallon poetin e vertete nga nje amator. Sado i fuqishem qe te jete ky i fundit, ai nuk mund te ofroje ne publik nje art te paperfunduar.

Tipi i poezise eshte ndertuar ne stilin e vargut te lire, megjithse tek tuk te kujton qe poetja ka dashur te futet ne rimen e zakonshme. Ndoshta ajo qellimisht e ka lene te tille kete poezi, ose ndoshta padashur apo sepse aq ka ditur ka zgjedhur nje menyre te lirshme vargezimi. Une do  e pelqeja kete poezi edhe ashtu edhe keshtu. Bukuria e vargut dhe e gjithe alegoria eshte e tille qe nuk ja ul forcen krijimit.

Nje tingull i plazmuar edhe tek titulli, "naten vone", qe me kujton nje kenge te vjeter, i jep shume bukuri poezise. Me duket sikur e degjoj serisht edhe ate kenge te kenduar ne nje forme te re. Ai togfjalesh i njohur, i futur ndoshta me vetedije, e zbut vargun aq sa te duket sikur je brenda nje skene amorfe.


  Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.