Forumi Horizont Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Cilen poezi do i dedikoje te dashures/te dashurit? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3167)


Postuar nga profeti datë 29 Dhjetor 2003 - 23:05:

poezi per ate...

Ti s'me do? s'te dhimsem sado pakez?
Nuk ta mbushkam syrin apo si?
prapseprap ti ndizesh e merr flake
tek shtrengohesh supeve te mi
Mike, epsh e tera, lajka s'dua
As i vrazhdet nuk te sillem dot
Veç me thuaj :sa keshtu si mua
puthur e shtrenguar ke gjer sot?
Une e di, te gjithe hije u bene
Dhe s'ta shuan zjarrin pa mbarim
Preher pa ulur ti s'ke lene
Si po rri tani ne preherin tim
Ne se keto caste ndonje tjeter
Sjell ndermend ti, syckat kur pulit
Mos pande se po merzitem teper
Tjeter kend dhe une kam ne shpirt

S'eshte fat kjo lidhje mendjelehte
po nje flake casti vec, ta dish
Si te njoha rastesishte i qete
"Mirembetesh " do te them serish

Edhe ti do marresh udhen tende
Do besh pluhur ditet plot merzi
Vecse mos lakmo ti marresh mendjen
Kujt s'ka njohur puthje e dashuri

krahe per krah me ndonje tjeter djale
Udhes kur te shkosh ti , ku ta dish?
Mbase dhe une do kem dale
Per shetitje, e shihemi serish
Ti me fort pas tjetrit do te ngjitesh
Dhe me kryet ulur ftotesishte
"Mirembrema " do me pershperitesh
Kurse une "mirembrema, Miss"
Dhe asgje nuk do me trubulloje
S'do me dridhet shpirti per asgje
Kush ka dashur s'mund te dashuroje
Kush u dogj nje here, s'digjet me...


  Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.