Forumi Horizont Gjithsej 28 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arsimi Shqiptar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=118)
-- A duhet te konsiderohet mesatarja per pranim ne Universitet ne Shqiperi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8027)


Postuar nga Fajtori datë 08 Prill 2005 - 10:34:

Absolutisht jo.

Mesatarja nuk duhet te konsiderohet per disa aresye. Se pari dy institucionet edukuese nuk jane te lidhura. Domethene universiteti eshte i ndare nga gjimnazet. Per kete nuk ka pse te marre per baze notat qe japin gjimnazet. Se dyti, shkolla pershkohet kete periudhe nga korrupzioni. Kjo do te thote qe kush ka me shume leke ka mundesi te marre nota me te mira. Duke qene se ky problem nuk mund te zgjidhet tani per tani, universiteti duhet te krijoje nje barriere te pavarur per te matur njohurite e studenteve. Pra sistemi nuk eshte aq i paster dhe i forte sa te merren per baze vleresimet e meparshme.

Se treti eshte natyrisht ideja se gjimnazet mund te ndryshojne nga qyteti ne fshat apo nga jugu ne veri. Kjo do te thote se niveli i pergjithshem i nje gjimnazi mund te jete kerkues dhe te nxjerre nxenes me te pergatitur se nje tjeter. Me te njejten mesatare mund te gjenden dy studente qe kane nivele te ndryshme pergatitje.

Por mbatja e mesatares ka dhe nje aspekt te mire qe duhet konsideruar. Behet fjale per korrupsionin ne universitet qe evitohet konsiderueshem. Duke qene se korrupsioni ekziston edhe ne universitet, ekziston rreziku qe nje student qe nuk ka studjuar kurre te paguaje dhe te hyje ne universitet, nderkohe qe nje student i mire mund te mbetet jashte. Mbajtja e mesatares ne kete rast zvogelon fuqine ne duart e profesoreve te universitetit dhe ben me te veshtire korrupsionin ne provimet e pranimit. Kjo per aresyen e thjeshte se nxenesi duhet te impenjohet per disa vite qe te kete mesatare te larte, ndersa nxenesit e keqinj nuk impenjohen dot aq shume. Keshtu qe shkurajohen studentet aventuriere ti futen shkolles se larte sa per hobby.


  Gjithsej 28 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.