Forumi Horizont Gjithsej 58 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 572 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- "uNe dhe "tI" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1026)


Postuar nga BUCS datë 18 Shtator 2003 - 20:04:

Erdha une o shoket e mi
Qe te rrime tok perseri
Miqesia jone po na shtohet
Dita dites po zgjerohet.
Per te bere surf e mora une lajmin
Neper dallge do te bejme namin
Mos u merzisni se te ju mbaroi vera
Ketej nga une ka vere perhera
Uji I kulluar, rera e bardhe .
Qe te besh surf, nuk ka rradhe
Do pime birra, do hame pica
Femrat ketej I kan floket me rrica
Ne South Beach po te doni shkojme
Kohen bukur ta kalojme
Aty ka cfare te doni
Hapni gojen e kerkoni
Ejani se une po ju pres
Te bejme surf e te pime per qejf


Postuar nga Keni datë 18 Shtator 2003 - 22:41:

O mor bucs ca na thua
na more me qaf me fjalet e tua
Ja u nusa dhe une po vij
te bashkohem me shoqeri
po serf une nuk kam mesuar
do ri ne rer juve duke shikuar
ju beni serf kenaquni mir
une po ri me gocat ne rere si fakir.


Postuar nga BUCS datë 18 Shtator 2003 - 23:56:

E mo Ken po ta qaj hallin
po nuk dite surf do cash ballin
kur me femrat ne rere te rrish
biografine se mos e prish
te pakten na ruaj ndonje edhe ne
si shoke te mire qe na ke
une s'kam pretendime s'dua shume
s'jam si roke qe i do si lume
meqe ra fjala po ky nga vajti
me duket se gjeti nja dy nga Kuvajti
se cu thoshte me kembe e duar
pastaj qeshnin si te shkalluar
I_lire trimi iken me vrap
qe te futet ne det prape
si profesionist ben surf ai
nja dy gllenka uje deti pi
po nuk pyet e s'ka qeder
te pi uje e ka per nder
ja dhe Lorie te bej surf provon
po I_lirin dot se shikon
perplasen te dy e bien ne det
po s'pyesin e ngrihen shpejt e shpejt
bertasin te dy e bejne rremuje
kush e kush te bej m'shume buje
nga deti une po dal se u lodha shume
ne rere po ja fus nje sy gjume
kur te gjithe te vini prape
me zgjoni nga gjumi te bejme gallate


Postuar nga Keni datë 19 Shtator 2003 - 00:40:

Ej bucs mos u shtri aty
si flokrica po vjen tek ty
nuk shikon sa jan afruar
ty te gjitha te kan rethuar
ngruhu dhe beju respekt
se po erdhi roke
i mblodhi me te shpekt
se nja ty i ka gjet deri tani
po shikon dhe per nja tri
e kemi keq sa te gjej grat
te mjeret ne do mbetemi that
po fle pak gjum e po ri rehat
sa te vin te tjeret me ngrini prap


Postuar nga BUCS datë 19 Shtator 2003 - 01:30:

Per ato une e bej hallall gjumin
po te duan me not kaloj lumin
shyqyr qe Roke u harrua
per te ardhur prape su kujtua
po ti Keni tani mos fli
eja atyre tu bejme shoqeri
se une vetem dot nuk ja dal
iku koha kur isha djale
hajt t'mberthejme ndonje sa kemi kohe
se po erdhi roke ngelem pa to


Postuar nga i_lire datë 21 Shtator 2003 - 08:20:

Surf une me njeren po bej
e nje kenge embel po ja kendoj:

Hej Une e Ti,
te perpjekur shtat me shtat.
Hej Une e Ti,
jo nuk rrime aspak rehat.
Hej sec me ndez,
kur frymemarrjen ta degjoj.
Hej ta paska endja,
qe te puth te ledhatoj.
Hej Une e Ti,
te perpjekur shtat me shtat
jo s'po rrime aspak rehat.

A more shoke ,
mrekulli eshte te besh surf,
kur femren shtat me shtat e ke.
Por mua zemra akoma me punon
per Analisten e embel fort.
Nga deti jam duke dale
qe dy birra te vij t'i pi
me shoket e mi te mire.
Analisten po e pate
i thoni qe e kam shume xhan.

Roke humbi neper ferra,
Keni konfereca mban
gocat i la me gojen hap.
Bucs qete e shtruar
njeren takon
dhe ne kercim gjithe lezet e fton.
Lorie buze detit
rri e mendon,
perendimin e diellit
ajo po shijon.
Une marr Lorien te pikturoj,
por ngjyrat s'me duken te bukura
aq sa ajo.
Gezoni miqt e mi,
se vera iku me pahir.


Postuar nga BUCS datë 26 Shtator 2003 - 00:05:

Unhappy Ku jeni?

Po ku jeni o shoket e mi
me ktu spo vini me rri
nuk e di ku jeni fshehur
po me duket se jeni te dehur
Te ditelindja e Kenit pime shume
rakia dhe vera u derdh si lume
shume veta u dehen ate nate
dhe filluan te benin shamate
Ne pub hajde mblidhemi prape
po ju pres, mos e beni te gjate
atje do kercejme e prape do pime
te gjithe bashke te rrime
Ejani o miqte e mi
bashke te rrime perseri


Postuar nga lorie datë 26 Shtator 2003 - 00:45:

Eh more bucs ,ke te drejte
na moren mendjen thashethemet
pa hajdeni o miqte e mi
kemi kohe pa u mbledhur tek Une dhe Ti
ku vajten pijet edhe picat
hajde sillni per bucs ,gorricat
liri do pije shume raki
sic e ka qejf ai
keni do kerceje
roke birren kthen
ndersa une ju pres
te bashkoheni me ne
te nisemi ,gjekundi
ne ndonje aventure
me aeroplan, me vaporr ,me veture
ju pres te vini se fare keni humbur
hajde tia kalojme bukur.


Postuar nga roke datë 26 Shtator 2003 - 11:59:

Thumbs up erdha o miqte e mi

Erdha une o miqte e mi
pa ju une dot s'po rri.
kam qene i zene shume me pune
prandaj dhe une s'kam shkruar shume.
Ore bucs o shoku im
na dhe doktorate per femerine.
vertet per to zemra me dhemb
tani me dy po mbaj "kuvend"
te mira jane,te bukura shume,
por ci do,su di gjuhne.
Keshtu ju o shoket e mi
me ndihmoni shpejt tani.
merrini sqarohuni vete
une ne rere,po pi birre vete.
Lorie me shpejtsi te mua u afrua
nxori 500-EN DHE ME THAGEZUAR,
IKA TANI O MIQTE E MI
PO ME ZE GJUMI
SI NDONJE FEMIJE
Ju pershendes te gjithve me radhe
mo harroni kete teme
eshte me te vertete mall


Postuar nga i_lire datë 26 Shtator 2003 - 21:02:

Mall o Roke, mall eshte,
se na hidheroj zemrat fort.
Ketu do mblidhemi
mallin te heqim
tutje ta flakim
qe zemra t'na gezoje
goja t'na kendoje
syri te na shikoje
mendja te na mendoje
e shpirti te na lumturoje.
Pa ju o miq s'shtyhet dita
vetmi e gjalle eshte pa ju
s'ke me ke t'pish
e s'ke me te kendosh
e pica ftofet kot me kot.
Sonte ju pres nga mua te mblidheni
do blej pica e do kem birra,
frigoriferin plot e kam
e juve darken kam me ju a kenaq.
Muzike do vejme
e haheng do bejme
mire e mire naten do shijojme.
Do kercejme e do terbohemi
se kemi kohe qe tape s'behemi.
Ju pres sonte qe te gjithe
ne shtepine time te bejm nje festim,
se malli na paska marre
e gerrmazi na qeka thare.


  Gjithsej 58 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 572 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.