Forumi Horizont | Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)
MBRAMJA nga Esat MEKULI
Si tufa mëndafshi t’artë në të kaltërten shami,
n’mes dy duersh t’bardha, dy kodra në borë-
flakron përëndimi...Retë mbi krye prorë
ngasin nëpër qiell dhe zhduken n’hapsi.
...Dhe drita e mbrame shuhet mbi çdo sukë:
cipa e natës shtrihet mbi fushat e përhime,
malet heshtin n’errësi si me qenë të ngrime,
si të humbet jeta-xho gja u nxi, u zhduk.
N’ajri ndihen klithmat e natës që ra-
drujt pran rrugës era i përkund...
Ndërsa drita e bardh, e tretun dikund,
shigjeta të flakta mpreh errësinës me i ra.
Terri sundon botën. Katundet e shtrime
në mes të natës prehen n’lugin me andrrime.
ETERIT nga Xhuliana JORGANXHI
Etërit na ikën...
Në ditëvite të ndryshme.
Me vdekje të thjeshta,
si jeta e tyre.
Na ikën...
Cdo ditë e më shumë
ua numërojmë të mirat...
Ku ishim më parë
ne bijtë, ne bijat?!
Tani, që s'i kemi,
ah, dhe një çast t'i kthenim!
Të bëjmë ca rrugë
andej nga Liqeni,
t'iu japim një kafe,
që s'ua dhamë te "Rinia"
dhe tutje më shumë
t'iu bëjë pleqeria...
Rradhëve mos t'i lodhim
në asnjë lloj dyqani,
Mbrëmja mos heshtojë
me sy tek ekrani.
Të nisim udhë bisedash
për botën anembanë,
një gotë, çdo mbrëmje
ta pimë me etërit tanë...
Cfarë s'japim,
t'iu jepnim,
ato, që dot s'ua dhamë!
Të urtëve,
të pafjalëve,
të mirëve,
etërve tanë!
Dy hapa larg nga Jorgo BLLACI
Dy hapa larg e vite per t'arritur
Atje ku bujarisht fal jeten djell i ndritur
Atje ku po na qajne per se gjalli
Dy hapa larg , dy hapa larg metane
Pas mureve te lagesht e te erret,
po na vajton liria , qe prej saj na ndane
sepse me fort e deshem nga te tjeret!
Malli per heronjte nga Dritero AGOLLI
S'ka heronj,herojte i perzume
me lavdi perdite i nanuritem
dhe me lajka dalngadal i vume
nje nga nje ne prehje dhe ne gjume.
S'ka heronj,heronjte u merziten,
prisnin endrat,endrat u vonuan
duke pritur heshten e dremiten
dhe ne nina-nana u kenduam.
C'digjeni nga malli per heronjte?
kushedi kur kthehen nga kjo ane
C'i kerkoni?Pritja eshte e kote
S'ka heronj,tani ka pelivane!
Heshtja
Cigarja u dogj gjer ne fund,
Mbi tryeze gjumi me mori
ne xhamet era perdet s'i tund
dhe hesht koridori.
Me koke ne tryeze te flesh,
te shohesh endra te blerta...
Sa ndot...Te zgjohesh e prape te gjesh
ne qoshe te vjellat e lena nga jeta!
Kujdes me fjalen
Kujdes me fjalen,zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri
Pushteti i fjales eshte i vecante
Gatuan male dhe kakerdhi.
Me fjalen rrjedhin perenj me mjalte
Pikojne cezma me helm te zi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!
Nga fjala humben Jude e Pilate
Stratege e mbreter me mbreteri
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!
Kur fjala nxiret nga buzet jashte
Si dallendyshja s'vjen ne shtepi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!
Une fjalen vete e shtroj ne karte
Dhe brenda syve se c'eshte e di...
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!
Varferia
Kishat e shembura
Malli per heronjte
Kujdes me fjalen
Heshtja
Enderr e prere nga Dritero AGOLLI
1.
Mos vdis, se pas shirave aren e mbushi bari,
Ka rene ne ullishte mize e ullirit.
Hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali
Dhe ende s'ka dale nga plisi kercelli i misrit
Ne enderronim te benim nje anije,
Kurkush s'e mendonte me c'dru do ta ngrinim,
Kishim ndermend ta ndertonim me dege hardhie
Dhe vela ti vinim.
Bodrumet e saj t'i mbushnim me poce me vere
Dhe te lundronim ne ishujt e Havajes;
Ta pinim veren me vajzat e ishujve ne Belvedere,
Zezaku te bente fresk me fleten e palmes.
2.
Mos vdis se kalit i ra ne vrapim nje patkua
Dhe nisi ta ngreje nga dhimbja kemben e pare;
Kerkojme patkonj e s'na jep njeri hua,
S'e gjejme as nallbanin e marre.
Ne enderronim te shkonim ne hipodrome,
ne vende te lumtura ku munden me kuaj,
Tani dhe kali calon e s'na ha as barin e njome;
me sy si gota na sheh si te huaj...
3.
Mos vdis, se dielli ne oborr e ka shtruar sofren e madhe
Dhe presim te vijne vajzat te gjitha,
Te gjitha ato qe ti u thoshje "sorkadheve",
Kur grisnin fustanet ne driza.
4.
Mos vdis ne dhomen e heshtur i shtrire
Eshte turp kaq shpejt te rrish e te vdesesh!
Ne enderronim nje vdekje me te mire:
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses.
Poeme per babane e per vete nga Dritero AGOLLI
Kenga e pare
Im ate token shume e donte
Sic donte nene e grua
Per token lodhej dhe rekonte
Dhe djersen derdhte krua
Kur plis me plis hidhte hapin
I kishte hapi hije
Dhe zogjte e malit udhe i hapnin
Me fjale hiresie
Kur grushtin mbushte plot me fare,
Mahnitej kush e shihte,
Dhe era ndalte frymen ne are,
Qe qejfin mos ja prishte
Ne kembe si ne kater klecka
Ne gur ngrinte hardhucka
Pergjonte lart ne shelg rebecka
Me thonjte me majucka.
Me sqep lejleku bente harqe
Rreth rruzullit te diellit
Dhe dukej sikur ndillte paqe
nen kaltersine e qiellit
Po ati im mbi plisa ecte
Me shpirt te madherishem
Dhe tokes shpirt me shpirt i jepte
Nga shpirti i cuditshem
kur prane molles ulej qete
te hante buke e gjize
Nuk feshferinin gjethe e flete
Nuk pipetinte drize
Me token rrinte dite e nate
Ne vape, ere e mjegull
Ndaj nga pasardhesit im ate
Kerkonte djerse e rregull
Nuk kish syze dijetari
Dhe rafte me deftere,
Po udhe ihapte shkencetari
Me nam te madh e vlere
Ky shkencetar qe njihte dhene
Ne fusha pas me mori;
''mesoje biro abecne
ne brazdat qe le plori
Mesoje biro abecene
E gjithe abeceve
Atje ku plisat shpinen ngrene
Pas plugut e pas qeve....''
Pa dale mire nga pelena
Me dha ne dore hostene
Dhe shfryu si era ne bedena;
''Tani permbyse dhene/
Permbys dhene, dheu s'ankohet
Kur plori ia kruan shpinen,
Po qesh, lot valle dhe gezohet
Dhe gazi cmend luginen.
Dhe te harbuar marrin vrapin
Kercejte radhe-radhe
Dhe sythat syte e vegjel hapin
Per ditezen e bardhe"...
Nje dite i lodhur, i menduar,
I thashe me ngadale:
"Per se kaq shpejt m'i ke mesuar
Kaq pune e brenge e halle?"
Ai nga buzet llullen hoqi
E foli dy-tri fjale:
"Qe mos ta haje qeni shkopin.
Pellumbi im, o djale!"
Pastaj u ngrit te perkedhelte
Balashin dhe Kazilin,
Qe nxirrnin gjuhen si lepjet
Dhe shelgjet i lepinin.
Ata i bindeshin tim eti,
Sic binden dy femije,
Me ta e lidhte fort nje jete
Me qindra mijera fije...
Dhe nuk ia prishnin qejfin kurre
ne vape,ere, e mjegull,
leronin, mbillnin, mbanin grure;
Im ate donte rregull...
Pastaj babai ne plis mbeshtetur
Kendonte fill i vetem,
Sikur perpiqej per ta gjetur
ne kenge te verteten:
"Qe nga maja e malit
Ta shtira dylbine,
Pas drites se llambes
Ta pashe stoline.
Me gjysmen e ballit
Te derdhej shamia,
M'u ne doren time
Sec me ngriu dylbia.
Me eren e malit
Desha te te vinja,
Sarhosh sec me bere,
Mbeta neper brinja.
Qete m'i zu zekthi,
Kali malet mori,
Maje grurit mbata,
C'te bej une i gjori!...
Qe nga maje e malit
Ta shtira dylbine,
Them te vij pas teje,
Them ta shes shtepine..."
NJE SHKREPESE nga Dritero AGOLLI
Ndizme, vella nje shkrepese
nen qiellin e zi,
Nje shkrepese te brishte shprese
ne erresiren me shi.
Ne erresiren e dhjamur si pelte,
Kur ndihet te zbrese acar.
E dini c'do te thote nje shkrepese,
Nje fije e holle si bar?
Requiem për një mik nga Timo FLLOKO
Jo, nuk do ta pijmë më dot
Një gotë në Bar Europa, Teodor…
Ky fund vere ngricë ma bëri zemrën,
Dhe një bosh më la në kraharor!…
Si do të gdhijë kjo natë pa ty,
Hënë e plotë po ndrin dhe yje bien
Nga largësitë e përtejme,
Ku të pret me portat hapur Qielli?!
Ti u nise, ike… pas na le…
Ke mbërrirë sakaq, do të desha ta di…
Endet shpirti yt nëpër parajsa,
A në ferrin e mosgjesë pambarim?!…
"Jo, mik - thua ti - koha s'ka kuptim,
S'do t'mi numëroje vitet, jeta me kursim,
Si një Gobsek,
Njëmijë vjet një çast janë tani!…
"Por, unë zymt kam.Përditë po i rrëmben vdekja
Miqtë e mi, të shtrenjtët e mi,
"Peliçelin"…, Profesor Oktrovën…
Dhe sykaltrën Katja… Tani, ty…!
Paqe paç ngaherë atje në qiej
Lus Zotin këtë natë të Gushtit
Ai vetë, qysh sonte për ty,
Si një mik gotën do t'ta mbushi…
Vetmi tani ti s'ndjen…, unë ndjej vetmi…
Ne s'të harrojmë, një ditë do të vijmë,
Nëpër kafenetë qiellore si dikur mbi dhe,
Netët e pafundësisë t'i gdhijmë!…
Mendimtar, hokatar i trishtuar…
Mëndjemprehtë, poet shpirtfisnik,
Dashnor i detit, thellësisë…
Faustian e prapë donkishotik!
Rrallëkush i desh si ti zogjtë, fëmijët,
Ndaj shkëlqimi kurrë në sy s'tu fik,
Të gjithë mik të kishin në këtë jetë,
"Vetëm vdekjen kishe ti armik!…" 1)
* * *
Netëve të vona, nëpër meditime,
Tok me heshtjen do të kujtojmë të dy,
Në çdo skaj të kësaj jete ku le veten,
Teodor, i shtrenjti miku im!…
Tiranë, 21 Gusht 2002
KUR TE JESH MERZITUR SHUME nga Dritero AGOLLI
Ketu s' do te jem, do jem larguar;
Ne toke i tretur si te tjeret,
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret.
Dhe neper udhet ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thate,
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qiparis si murg i ngrate.
Ti do trishtohesh atehere,
Se s'do me kesh ne dhome gjalle,
Dhe, kur ne xham te fryje ere,
Do qash me eren dalengadale.
Po kur te jesh merzitur shume.
Ne raft te librave kerkome,
Atje do te jem i fshehur une,
Ne ndonje varg a ndonje shkronje
Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.
ORA nga Xhevahir SPAHIU
Apartamenti i zakonshem. Kati i dyte.
Udha e trenit.
Mbi parvaz tik-taku i ores:
mbi krevat,
tik-taku i zemres.
Gjoksi yt i ngrohte, dallgezues,
koka ime mbi te .
Koka, koha , ora , zemra,
nje!
C'rreh aty?
C'murmurit, c'gurgullon, c'oshetin?
Cila ere? Cili lume?
Ora, koha
zemra, jeta;
koha tek zemra,
jeta tek une.
Ti toke e lire,
ti liria ime e pushtuar
nga dashuria,
kur s'te kisha,
kujtoja se lulezoje ne ndonje planet tjeter.
Te dua aq shume sa me duket
sikur do te vdes.
Mbi krevat
tik-taku i zemres;
mbi parvaz
tik-taku i ores.
Udha e trenit .
Kati i dyte. Apartamenti i zakonshem.
Nje molle u fik.
Perbytje mbi dhe.
Ne varken e Noes a do kete vend per ne?
Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.