Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)


Postuar nga ingmetalboy datë 21 Janar 2009 - 10:14:

Rreze drite

Rreze drite kapricoze prej nje bote tjeter
ngacmojne narkozen e qetesise time.
Syte pulis dhe koha thermohet
ne qindra grimca debore
te cila freskojne trupin e djersitur.

Zemerimi shperbehet ne mes te stuhise
dhe cuditerisht i jep doren llogjikes
se verbuar prej se njejtit burim drite.
Kudo kjo drite zberthen deri ne detaj
hulumtimet e arsyes se dorezuar
prej madheshtise se se panjohures
qe kurre nuk eshte ndjere kaq afer.

Rreze drite pa ngrohtesi
ndjej mbi lekuren e rregjur prej kohes.
Kameleon i njemije buzeqeshjeve
kapercen pragun e vetesakrifices
per te vazhduar perpara,
diku me tej.


Postuar nga agata datë 21 Janar 2009 - 23:36:

Thumbs up Re: Rreze drite

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Rreze drite kapricoze prej nje bote tjeter
ngacmojne narkozen e qetesise time.
Syte pulis dhe koha thermohet
ne qindra grimca debore
te cila freskojne trupin e djersitur.

Zemerimi shperbehet ne mes te stuhise
dhe cuditerisht i jep doren llogjikes
se verbuar prej se njejtit burim drite.
Kudo kjo drite zberthen deri ne detaj
hulumtimet e arsyes se dorezuar
prej madheshtise se se panjohures
qe kurre nuk eshte ndjere kaq afer.

Rreze drite pa ngrohtesi
ndjej mbi lekuren e rregjur prej kohes.
Kameleon i njemije buzeqeshjeve
kapercen pragun e vetesakrifices
per te vazhduar perpara,
diku me tej.




Postuar nga agata datë 09 Shkurt 2009 - 12:47:

Sot edhe un kam vendosur te hap syte e per kete me duhet te mbys me duart e mia nje pjese te shpirtit tim.


Postuar nga ingmetalboy datë 12 Shkurt 2009 - 06:20:

Citim:
Po citoj ato që tha agata
Sot edhe un kam vendosur te hap syte e per kete me duhet te mbys me duart e mia nje pjese te shpirtit tim.


Me vjen keq te lexoj fjale te tilla agata. Por kam besim se do besh zgjedhjen e duhur.


Postuar nga ingmetalboy datë 12 Shkurt 2009 - 06:46:

Dhe uria soset
per qumshin e botes
kur dora shkon ne gjoks
dhe qielli parpritur eshte pafund.
Fruta te panjohur,
te rralle ne cdo egzistence
kerkojne nje stol prej druri
dhe ore pa hezitim te cilat treten padashur
ne freski arome hynore pa fillim apo fund.


Nje emer i gedhendur ne gur,
shkretetira dhe perendimi,
aktore te se kaluares cuditberese
dhe djelli perfekt djeg me shume se kurre.
Por tani qe gjithcka ka ikur
dhe djelli po zbret pa e kuptuar se si
njolla te cudtshme shfaqen
ne silueten e tij qe dikur me fali liri.


Postuar nga ingmetalboy datë 04 Mars 2009 - 21:36:

Kur tymi i dendur i cigares djeg syte
dhe ajri i mbushur me grimca alkooli
deh cdo qelize te dobishme pergjegjesie,
koka turbullt fillon te pergjoje mendimet
ku e kaluara kohe te lavdishme zbulon.
Citate heronjsh te lidhur ne zinxhire,
te zhytur ne balten e harreses,
apo tek gremisen humneres duke buzeqeshur,
valeviten perpara si flamuj besimi
per format me te vyera te humanizmit
qe e sotmja damken e nuses shterpe i dha.

Truri perpin cdo fjale,
cdo figure te transformuar
aq lirshem nga shiritat e se kaluares
dhe nga brenda fillon te zjeje.
Gjakun neper vena fillon e vlon
dhe ben trupin te gjalle te ndjehet serisht
para se stomaku te filloje te tradhetoje
acidin dhe alkoolin pafund
nper pllakat e ndotura te lokalit,
fushebetejes se gjenerates "z".

E tashmja avitet pa asnje reagim
dhe zvarritja ne dysheme cuditerisht
ndizet nga nje vegim corrodites
ku heronjte e dikurshem buzeqeshin
dhe duke pranuar si nje prej tyre
japin kurajo me gishtat te drejtuar nga dera
si per te peshperitur ne vesh
qe formati ne kete dyluftim
mbart vec se vetveten.


Postuar nga IQVLORA datë 05 Mars 2009 - 17:22:

Pershendetje i dashur.Pak prodhimtari,por cilesore,filozofike e moderne dhe qe i pergjigjet realitetit do te thosha.
Si ke qene me shendet si kane qene rezultatet e studimeve tuaja?
Te uroj gjithe te mirat!


Postuar nga shelgu datë 06 Mars 2009 - 00:08:

Bukur mendimet ingmetalbiy, po shenjat e pikesimit ku i ke mor djale?

E di e di qe eshte si moderne kshu pa shenja fare dhe pa germa te medha, e kam degjuar edhe une qe kjo e reja keshtu e do.

Nejse...


Postuar nga ingmetalboy datë 06 Mars 2009 - 02:34:

IQVLORA
Eshte e vertet qe keto kohe nuk kam shkruar shume sepse kur te djegin syte nga qendrimi ne comp duke mbaruar projekte apo duke zgjidhur ushtrime, zor se te vjen ndonje lloj frymezimi pervec se ai per te fjetur. Por frytet e kesaj pune po duken dhe kam dale goxha mire.
Faleminderit qe lexon shkrimet e mija dhe qe interesohesh jo vetem per boten time te shkrimeve.


Postuar nga ingmetalboy datë 06 Mars 2009 - 02:43:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Bukur mendimet ingmetalbiy, po shenjat e pikesimit ku i ke mor djale?

E di e di qe eshte si moderne kshu pa shenja fare dhe pa germa te medha, e kam degjuar edhe une qe kjo e reja keshtu e do.

Nejse...



Cedrus
Kritiken e ke me se me vend kete radhe. Te them te drejten ne ato dy strofat e para sikur po perpiqesha te vendosja ca shenja pikesimi si semaforet ne unazen e Tiranes ( megjithese une kurre nuk kam qene i sakte ne kete pune ), por ne ajo e fundit po shkruaja sikur po me ndiqte ndokush nga mbrapa te me prishte mendimet dhe i harrova fare ato te uruara shenja pikesimi. Dmth ta kisha llafin qe nuk ka te beje fare me modernizimin apo c'modernizimin e poezise se sa me ate qe te thashe me lart. Se me sa di une ( jo se jam specialist ) edhe keto modernet i permbahen ligjeve te gramatikes apo jo?

Nejse rendesi ka thelbi apo jo?? hehehhe
Flm qe me lexon

ingmetalboy


  Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.