| Forumi Horizont | Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit » Trego 380 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Fjalori romantik.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12620)
Romantiket fatkeqsisht jane specie ne zhdukje....
Citim:
Po citoj ato që tha Eric Darven
Romantiket fatkeqsisht jane specie ne zhdukje....

Po mosha ben te sajen moj te keqen xhaxhi.....
Po te lutem se je dhe autore e temes.Mos dil nga tema....Po shkruaj ndonje gje romantikshe.....
nese ske cte shkrush....lexo me lart se te ben mire per shendetin.....
:p
Citim:
Po citoj ato që tha Eric Darven
Po mosha ben te sajen moj te keqen xhaxhi.....
Po te lutem se je dhe autore e temes.Mos dil nga tema....Po shkruaj ndonje gje romantikshe.....
nese ske cte shkrush....lexo me lart se te ben mire per shendetin.....
:p
Me fal po me duket se je cik si shume gabim....
Shiko se ndoshta ta ka derguar ndonje adhurues....
Ti pi veren tende ne cep te lokalit
tani qe ze shiu dhe qytetin e mbyt
perballe kalimtareve te kerrusur prej jetes
me halle e brenga si kocke ne fyt.
Ti pi mosperfilles(e) ndaj dites se zeze
fatkeqi po erdhi e pret buzagaz
po erdhen hajdutet i fton ne tryeze
dhe Vdekja po erdhi pa frike e qeras.
Le te bjere nata
le te shkrepe agimi
i bardhe mbetet
jasemini.
Dashurojm
qiellin dhe token,
njerezit dhe kafshet,
zvarraniket dhe insektet.
Jemi dhe ne ,
te gjithe brenda nje casti
dhe qiell dhe toke.
Nuk e di perse por keto dite me eshte dukur sikur muza e frymezimit tim me ka braktisur dhe larg ....shume larg meje e ka ndertuar folezen e saj te ngrohte ...,patjeter ne ndonje shpirt tjeter ,por te lumtur dhe shume te dashuruar......Nuk jam ne gjendje sot te thur vargje apo te shkruaj copeza romantike.......Arsyeja?! Shume e thjeshte ...........te ndjej shume larg........sot ....i kemi vene barriera te pakapercyeshme njeri-tjetrit ne mes............
Maces sime
Hajde, macja ime e hijeshme,
hajde ne zemren time te dashuruar.
Vuri putrat e buta mbi gjoksin tim
e lerme te zhytem ne syte e tu te bukur
plot ngjyre metal e gure zefiri...
E teksa duart e mia dehen ne perkedheli
mbi koken e shpinen tende elastike
e dora ime dridhet nga volupteti
mbi pellushin tend te bute e elektrik,
une ndjej trupin e se dashures sime.
Shikimin e saj qe eshte si yti, o kafshe e bekuar,
te thelle e i ftohte, shpues e i mprehte !
Ndjej perreth meje nga kembet gjer tek koka,
te lehte e kercenues, nje parfum trulloses
qe endet si opium perreth trupit te saj brun...
| Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit » Trego 380 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.