Forumi Horizont Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga Glaukus datë 08 Janar 2008 - 08:12:

- nuk ka natë që e dëgjoj zërin " Tënd " ............. duke më thënë : mos ... boll !!!..

.. po unë ... gjer kur do vazhdoj mos ti bindem ( zbatoj ) at zë ..   m'ka marr malli .............


Postuar nga ingmetalboy datë 09 Janar 2008 - 23:20:

Sy qe enden heshtur ne orbiten e erresires. Gjithcka e zhytyr ne te zeze. Trupi absolutisht i zi eshte zbuluar me ne fund dhe gjithe bota eshte tkurrur brenda tij. Sy te dorezuar, pa shprese. Sy qe nuk jane me atje.
Ndersa une leshohem i gjithi mbi stol duke perkulur mbeshtetesen me kokeuljen time. Ndihem fajtor. Por perse? Qe nuk jam ne erresire? Qe mund te shoh ata sy pajete tek shperngulen nga realiteti ne boten e imagjinates?
Papritur morrnica me shkojne ne trup. Pyetja e fundit qe kaloi paralel me mendjen time me beri te dridhem. Si eshte te jetosh ne ate menyre valle? Cfare zerash degjon brenda teje ne erresire te plote?


Postuar nga ingmetalboy datë 16 Janar 2008 - 23:39:

Kam 4 ore qe vertitem neper kampus dhe koka po me dhemb nga zhurmat e ndryshme qe rraca humane ka shpikur. 35 000 studente cdo dite mbushin kete vend dhe te kalosh nga nje korridor ne nje tjeter behet gjithmone e me e veshtire. duhet te presesh ne radhe per te perdorur banjen, ne radhe per te lare duart, ne radhe per te hyre ne klase, ne radhe per te blere nje shishe uje, radhe, radhe, radhe kudo. kam 4 ore qe vertitem ne kete kampus dhe kam 4 ore qe nuk kam shkembyer asnje fjale me nje qenie te gjalle.


Postuar nga agata datë 17 Janar 2008 - 00:35:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Kam 4 ore qe vertitem neper kampus dhe koka po me dhemb nga zhurmat e ndryshme qe rraca humane ka shpikur. 35 000 studente cdo dite mbushin kete vend dhe te kalosh nga nje korridor ne nje tjeter behet gjithmone e me e veshtire. duhet te presesh ne radhe per te perdorur banjen, ne radhe per te lare duart, ne radhe per te hyre ne klase, ne radhe per te blere nje shishe uje, radhe, radhe, radhe kudo. kam 4 ore qe vertitem ne kete kampus dhe kam 4 ore qe nuk kam shkembyer asnje fjale me nje qenie te gjalle.



Postuar nga kurt datë 17 Janar 2008 - 01:18:

ah!!!!

c'me kenaqet o shpirta te medhenj, O gjiganta!


Postuar nga ingmetalboy datë 29 Janar 2008 - 01:30:

Cdo dite mbull syte dhe perpiqem te imagjinoj. Te imagjinoj vendin tim te fshehte ku deshira te jete mema e verpimeve dhe qetesia te mbaje ere fantazi. Ku asnje fytyre mos me detyroje te ndalem, ku kufijte te jene vetem ceshtje kohe. Nje vend per ata qe duan te harrojne, per ata qe jetojne momentin dhe ku pendesa nuk lejohet te fyje. Perrallat behen e perditshme dhe iluzionet zhduken.
Por nga shiu qe fillon te ule moralin e njerzve apo nga dielli qe ndricon si i marre duke trullosur cdo filiz ndryshimi, detyrohem te hap syte. Hap syte dhe cdo fitore e imagjinates shkaterrohet ne hic. Por, nuk merzitem. Ka akoma kohe. Gjithcka mund te ndodhe. Big Ban mund te shkoje mbrapa. Kafshet te fillojne te pine duhan. Formula qe kthen karbonin ne diamant mund te shpiket. Une mund te ndryshoj dhe forca e gravitetit te ndaloje se vepruari. Kush e di? Gjithcka mund te ndodhe. Jetojme ne nje bote te cuditshme qe e kemi shnderruar sipas qefit tone duke "perkulur" pa thyer cdo ligj te natyres me shtojca, arnime apo gjilpera me koke. Une nuk merzitem. Ka akoma kohe...


Postuar nga Katilesha datë 03 Shkurt 2008 - 02:40:

Post

Nata mbyti zerin e fjales dhe prangosi buzet pas hekurave te heshtjes....heshtje...heshtje....heshtje...pafundesisht heshtje... pafundesisht prangosje dhe burosje deshirash,mendimesh ne qeli te ftohta dhe indiferente harrimesh.....E kote, ti je me i pranishem se kurre,me gjithe mospranine tende.....Te urrej me gjithe fuqine e dashurise sime dhe te harroj cdo nate,cdo sekonde te jetes me gjithe forcen e miliardave here qe te kujtoj dhe emrin tend me vete peshperis...Te mallkoj sa here qe flas me gjithe deshiren qe te mirat e kesaj bote te te "mbysin" jeten tende.....dhe vetem nje gje te Uroj....Kurre mos me harrofsh,mua qe me brendesove qe ne fjalen e pare qe te thashe dhe qe me dashurove ne nje minute......

007


Postuar nga Zani datë 03 Shkurt 2008 - 03:17:

Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007
Nata mbyti zerin e fjales dhe prangosi buzet pas hekurave te heshtjes....heshtje...heshtje....heshtje...pafundesisht heshtje... pafundesisht prangosje dhe burosje deshirash,mendimesh ne qeli te ftohta dhe indiferente harrimesh.....E kote, ti je me i pranishem se kurre,me gjithe mospranine tende.....Te urrej me gjithe fuqine e dashurise sime dhe te harroj cdo nate,cdo sekonde te jetes me gjithe forcen e miliardave here qe te kujtoj dhe emrin tend me vete peshperis...Te mallkoj sa here qe flas me gjithe deshiren qe te mirat e kesaj bote te te "mbysin" jeten tende.....dhe vetem nje gje te Uroj....Kurre mos me harrofsh,mua qe me brendesove qe ne fjalen e pare qe te thashe dhe qe me dashurove ne nje minute......

007



Kati Mike!

Je shume e veqante ne ate qe shkruan....kur te lexoi Ty shpirti  gjen qetsi ...e brendesia mbushet dhimbje ....me mashtron loti nga ndjeshmeria e tepert e shkrimit tend...T'u befte dita e bardhe  e paq lumturi shpirti!

Zani.


Postuar nga Katilesha datë 03 Shkurt 2008 - 03:21:

Citim:
Po citoj ato që tha Zani


Kati Mike!

Je shume e veqante ne ate qe shkruan....kur te lexoi Ty shpirti  gjen qetsi ...e brendesia mbushet dhimbje ....me mashtron loti nga ndjeshmeria e tepert e shkrimit tend...T'u befte dita e bardhe  e paq lumturi shpirti!

Zani.



......

Dhe mirnjohja ime per keto fjale kaq te bukura eshte si nje perlotje.

Qofsh mire mik,sepse u be kohe qe nuk degjohemi.


Postuar nga Katilesha datë 14 Shkurt 2008 - 16:18:

Post

Kam nje ngerc ne shpirt sonte ,saqe nuk po me le as te shkruaj dhe as te degjoj tek-tuk ndonje ze qe mundohet te coje krye nga kujtimet e mia te "represuara" diku ne "pavetedijen" e kujtimeve. Sorollatem neper dhome, germoj neper albume fotosh dhe mundohem te gjej dicka , nje fytyre qe e di se nuk eshte aty. Shfletoj libra poezish per te lexuar dicka per dashurine ,qe te mund te kthjelloj edhe une mendimet e mija per kete ndjenje dhe teksa lexoj vargje te shkeputura ,instiktivisht xhelozohem per vargjet e bukurshprehura apo per henen e plote te "perjetshme" te dashurise qe fle detrave te qete te poeteve.   Ndihem e kapur ne gracke nga vete shpirti im , nga vete zerat e mi sonte,qe jane te turbullt ......


  Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.